Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor.

QKMF në Prishtinë është Institucion publik parësor shëndetësor, i cili qëllim kryesor ka promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Aktivitetin tonë e realizojmë nëpërmes rrjetit të njësive organizative, që përfshinë Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), 14-të Qendra të Mjekësisë Familjare (QMF) dhe
15-të Ambulanca të Mjekësisë Familjare (AMF). Shërbimet shëndetësor

e janë të bazuara në konceptin e Mjekësisë Familjare, i cili ka synim që të gjithë banorëve t’u ofrojë shërbime shëndetësore gjithëpërfshirës dhe efikase, të bazuar në të dhëna shkencore, përmes caktimit të mjekut familjar, i cili do të jetë portë hyrëse për të gjithë kërkuesit e shërbimeve në sistemin shëndetësor dhe njëherësh pikë referuese për specialistët, konsultantët.

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin prill është mbajtur ligjerata  me titull "IMU...
29/04/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin prill është mbajtur ligjerata me titull "IMUNIZIMI-VAKSINIMI ", ku morën pjesë 263 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri.

Java Botërore e ImunizimitProfesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës shënojnë Javën e Imunizimit me organizimin e...
28/04/2026

Java Botërore e Imunizimit

Profesionistët e KPSH-së të Komunës së Prishtinës shënojnë Javën e Imunizimit me organizimin e një sërë aktivitetesh dhe ligjëratave edukativo-shëndetësore me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit.

Motoja e këtij viti ”Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat” thekson rëndësinë e vaksinave si një nga ndërhyrjet kryesore për mbrojtjen e njerëzve të të gjitha moshave nga sëmundjet serioze që mund të parandalohen përmes vaksinimit.

Nga viti 2024,në programin e imunizimit në vendin tonë janë përfshirë tri vaksinave të reja në kalendarin e rregullt të vaksinimit, duke forcuar mbrojtjen ndaj sëmundjeve që parandalohen me anë të vaksinimit.

Vaksinimi kundër HPV-së (Human Papilloma Virus), tashmë është zgjeruar edhe për djemtë si dhe rritja e kufirit të moshës për vaksinim deri në 26 vjeç, në përputhje me evidencën shkencore dhe praktikat ndërkombëtare, me qëllim uljen e rrezikut nga kanceret e lidhura me HPV.

Në ambientet e Qendrave të Kujdesit Parësor Shëndetësor të Komunës së Prishtinës, profesionistët shëndetësor organizuan aktivitete informuese dhe senzibilizuese për pacientët, qytetarët, komunitetin dhe stafin shëndetësor me qëllim të rritjes së informimit dhe ndërgjegjësimit për rëndësinë e imunizimit si dhe u potencua që është shumë e rëndësishme që të sigurohet vaksinimi i fëmijëve në kohën e duhur me theks të veçant te vaksina MMR(vaksina kundër fruthit, shytave dhe rubeollës).

Ftojmë të gjithë prindërit që të vaksinojnë fëmijët e tyre sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit, pranë Qendrave të tyre të Mjekësis Familjare.

Vaksinimi i rregullt i fëmijëve është një ndër mënyrat më të sigurta dhe më efektive për mbrojtjen e shëndetit dhe parandalimin e sëmundjeve, duke kontribuar në një të ardhme më të shëndetshme për brezat e ardhshëm.

“Vaksinat shpëtojnë jetë, shëndet për të gjithë.

Java e Imunizimit 24-30 prill 2026Me moton ”Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat” ka filluar Java Botërore e Imunizimit e c...
24/04/2026

Java e Imunizimit 24-30 prill 2026

Me moton ”Vaksinat mbrojnë të gjitha moshat” ka filluar Java Botërore e Imunizimit e cila shënohet çdo vit me qëllim të rritjes së ndërgjegjësimit për rëndësinë e vaksinimit dhe imunizimit.

Sot Drejtoria e DSH-së së Kryeqytetit ka organizuar tryezë diskutimi në kuadër të Javës Botërore të Imunizimit me qëllim të promovimit të fuqisë jetëshpëtuese të imunizimit duke mbrojtur njerëzit e të gjitha moshave kundër sëmundjeve që parandalohen me anë të vaksinimit.

Në ngjarje morrën pjesë Kryetari i Komunës së Prishtinës, z. Përparim Rama, Drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi, Dr. Bujar Gashi, Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko , Kryetari i Bashkësisë Islame të Prishtinës, z. Hetem Sopjani, menaxhmenti i QKMF-së si dhe profesionistët tjerë shëndetësorë të KPSH-së.

Motoja e këtij viti thekson rëndësinë e vazhdimit të vaksinimit për një të ardhme të shëndetshme dhe mbrojtje te vazhdueshme nga fëmijëria e hershme deri në moshën e rritur.

Në fjalën hyrëse drejtori i DSH-së së Kryeqytetit Dr.Bujar Gashi, theksoi për rëndësinë e vaksinave si një ndër ndëryhrjet kryesore për mbrojten e njerëzve të të gjitha moshave nga sëmundjet serioze që mund te parandalohen përmes vaksinimit, njëherit shprehi falënderim të veçantë për pjesëmarrjen dhe kontributin për Kryetarin e Kryeqytetit, z. Përparim Rama, znj. Veronika Vashchenko, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, si dhe z. Hetem Sopjani, kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame në Kryeqytet.

Kryetari i Kryeqytetit z.Përparim Rama poashtu potencoi rolin jetik të vaksinimit, përkushtimin, profesionalizmin e profesionistëve të kujdesit shëndetësor për zhvillimin e suksesshëm e vaksinimit të popullatës në Kryeqytet.

Shefja e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Veronika Vashchenko, ri-theksoi rëndësinë jetike të vaksinimit dhe është një nga partnerët kyç të institucioneve shëndetësore si dhe shpreh falenderim për shërbimet dhe suksesin e vaksinimit në përgjithësi në vendin tonë.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Prishtinës, z. Hetem Sopjani në fjalën e tij poashtu theksoi për rëndësinë e vaksinimit.

Në tryezën e diskutimit Dr.Vjollca Zeqiri kryeshefe e QKMF-së bëri prezantimin lidhur me “Mbulueshmëria me vaksinim në Kujdesin Parësor Shëndetësor në Kryeqytet”.

Profesionistët e KPSH-së në Kryeqytet do të organizojnë gjatë ditëve në vijim ligjërata ndërgjegjësuese me popullatën të përgaditura për Javën e Imunizimit të cilat përmbajnë mesazhin kyç mbi rëndësinë e vaksinimit në vendin tonë.

Vaksinimi në fëmijëri është një nga mënyrat më të sigurta dhe efektive për të garantuar një të ardhme të shëndetshme për gjeneratat e ardhshme si dhe vaksinat ndihmojnë në krijimin e imunitetit kolektiv.

DITA BOTËRORE E SHËNDETITMe 7 prill shënohet Dita Botërore e Shëndetit, një ditë globale e rëndësishme që organizohet çd...
07/04/2026

DITA BOTËRORE E SHËNDETIT

Me 7 prill shënohet Dita Botërore e Shëndetit, një ditë globale e rëndësishme që organizohet çdo vit për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e kujdesit ndaj shëndetit.

Motoja e këtij viti “Së bashku për shëndetin – Mbështesni shkencën” thekson rëndësinë e bashkëpunimit dhe besimit në shkencë për të mbrojtur dhe përmirësuar shëndetin e popullatës.

Në këtë ditë botërore të shëndetit në ambientet e QMF-10, profesionistët shëndetësor të KPSH-së organizuan aktivitet ndërgjegjësues, ligjëratë edukativo-shëndetësore me pacientë, qytetarë dhe komunitetin me qëllim të ofrimit të këshillave për promovimin e stilit të jetesës së shëndetshme, rëndësinë e të ushqyerit të shëndetëshem dhe aktivitetit të rregullt fizik, edukim për parandalimin e sëmundjeve, rëndësinë e vaksinimit dhe poashtu rëndësinë e mbështetjes në informacion të bazuar gjithmonë në prova shkencore.

Poashtu me rastin e shënimit të kësaj dite në ambientet e QKMF-së u mbajtë një takim ku të pranishëm ishin drejtori i DSH-së së Kryeqytetit Dr. Izet Sadiku, drejtori i QKMF-së Dr. Valdet Hashani, menaxhmenti, profesionistët shëndetësor të KPSH-së. Gjatë takimit u diskutua edhe për rëndësinë e imunizimit sipas kalendarit të rregullt të vaksinimit në Kryeqytet me ç’rast drejtori i DSH-së Dr.Izet Sadiku theksoi për rëndësinë e vaksinimit si mbrojte efektive kundër sëmundjeve ngjitëse në vecanti për marrjen e vaksinës kundër fruthit që ka pasur përmirësim, por niveli i vaksinimit për këtë vaksinë mbetet më i ulët krahasuar me vaksinat e tjera.

Vaksinimi është arma më e mirë për mbrojtje nga sëmundjet ngjitëse.

Dita Botërore e Shëndetit është një kujtesë se shëndeti është një e drejtë themelore e njeriut. Kjo ditë shërben si një thirrje për të gjithë që të veprojmë së bashku për shëndetin dhe të mbështesim shkencën si bazë për një jetë më të shëndetshme dhe më të sigurt për të gjithë.

Në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajt ligjërata me temë “Gjithçka nga pak për PAK ...
02/04/2026

Në kuadër të aktiviteteve të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional, u mbajt ligjërata me temë “Gjithçka nga pak për PAK (Personat me Aftësi të Kufizuara)”, me pjesëmarrjen e 64 profesionistëve shëndetësorë, përfshirë mjekë familjarë dhe specialistë të lëmive të tjera.

Ligjërata u prezantua nga Dr. Drita Lumi, specialiste e mjekësisë familjare, dhe Dr. Mehreme Llumnica, specializante e mjekësisë familjare. Gjatë prezantimit u trajtuan në mënyrë gjithëpërfshirëse çështjet që lidhen me personat me aftësi të kufizuara, duke përfshirë llojet e aftësisë së kufizuar, sfidat në jetën e përditshme, qasjen në shërbime shëndetësore dhe rëndësinë e një komunikimi të përshtatshëm dhe të ndjeshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua rolit të profesionistëve shëndetësorë në identifikimin e nevojave të kësaj kategorie të pacientëve, ofrimin e kujdesit pa paragjykime dhe krijimin e një ambienti sa më të qasshëm dhe gjithëpërfshirës. Gjithashtu, u diskutua për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, rëndësinë e respektimit të dinjitetit të tyre dhe nevojën për bashkëpunim ndërmjet institucioneve shëndetësore, sociale dhe arsimore.

Në pjesën praktike të ligjëratës u prezantuan raste konkrete dhe shembuj nga puna e përditshme, të cilat ndihmuan pjesëmarrësit të kuptojnë më mirë sfidat dhe mënyrat e komunikimit dhe menaxhimit të pacientëve me aftësi të kufizuara.

Pjesëmarrësit treguan interesim të madh për temën, duke marrë pjesë aktive në diskutim dhe duke ndarë përvojat e tyre profesionale. Ligjërata u vlerësua si shumë e dobishme dhe me rëndësi të veçantë për avancimin e njohurive dhe kompetencave profesionale në ofrimin e kujdesit shëndetësor gjithëpërfshirës.

Në kuadër  të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin mars është mbajtur ligjerata  me titull "PROC...
01/04/2026

Në kuadër të Programit të Zhvillimit të Vazhdueshëm Profesional në muajin mars është mbajtur ligjerata me titull "PROCEDURAT INFERMIERORE PËR TRAJTIMIN DHE FASHIMIN E PLAGËVE ", ku morën pjesë 285 infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor.
Ligjeratat janë mbajtur nga trajneret;
Gjyle Mexhuani
Nexhmije Beshiri
Teuta Mehmeti.

DITA BOTËRORE E TUBERKULOZITDita Botërore e Tuberkulozit shënohet çdo vit me 24 Mars për të rritur ndërgjegjësimin  e po...
24/03/2026

DITA BOTËRORE E TUBERKULOZIT

Dita Botërore e Tuberkulozit shënohet çdo vit me 24 Mars për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës për këtë sëmundje, ku bëhen thirrje për t’i dhënë fund vuajtjeve dhe vdekjeve nga kjo sëmundje, e cila ende vazhdon të jetë një problem shëndetësor global.

Sot në kuadër të Programit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor profesionistët e KPSH-së organizuan ligjërata edukativo-shëndetësore dhe vetëdijësuese për Tuberkulozin, për mësimdhënësit, nxënësit në shkollat më të afërta të Komunës së Prishtinës si dhe në Qendrat e KPSH-së me pacientët, qytetarët, komunitetin.

Tuberkulozi është një sëmundje infektive që shkaktohet nga bakteri Mycobacterium tuberculosis që më së shpeshti prek mushkëritë, por mund të prek edhe organe të tjera si: truri, veshkat, nyjet limfatike etj. Burim kryesor i infeksionit është tuberkulozi i mushkërive, ì cili përhapet nga personi i sëmurë përmes ajrit kur ai kollitet, flet, teshtin, apo këndon.

Gjatë aktiviteteve u theksua për rëndësinë e njohjes së simptomave të kësaj sëmundje që përfshijnë:
Një kollë që zgjatë më shumë se dy javë, kollitje me gjak ose pështymë(gëlbazë nga thellësia e mushkërive), dhimbje gjoksi, plogështi, lodhje, humbje peshe dhe oreksi, ethe dhe djerësitje natën, vështirësi në frymëmarrje, nëse keni ndonjërën nga këto shenja konsultohuni me mjekun tuaj familjarë që nëse dyshon në Tuberkuloz atëherë mjeku do të ju udhëzoj për ekzaminimet e nevojshme në Njësin e Tuberkulozit pranë Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, diagnostikimi dhe trajtimi për TB ofrohet falas në institucionet shëndetësore publike për të gjithë pacientët në vendin tonë.


Gjatë aktivitetit përveç njohurive bazike, u shpërndanë edhe materiale informuese dhe edukativo-shëndetësore.

Dita Botërore e Tuberkulozit është një ndërgjegjësim dhe thirrje për të gjithë, për t’i dhënë fund kësaj sëmundjeje e cila me zbulim të hershëm, dhe trajtim të duhur, shërohet dhe parandalohet përhapja e saj në rrethin e afërt familjar dhe shoqëri në përgjithësi.

DITA BOTËRORE E VESHKËSMe rastin e shënimit të Ditës Botërore të Veshkës, nën moton “Kujdesi për njerëzit, mbrojtje e pl...
13/03/2026

DITA BOTËRORE E VESHKËS

Me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Veshkës, nën moton “Kujdesi për njerëzit, mbrojtje e planetit!”, në kuadër të Programit për Edukim dhe Promovim Shëndetësor, profesionistët e KPSH-së organizuan aktivitete vetëdijësuese për rritjen e ndërgjegjësimit të popullatës mbi kujdesin ndaj shëndetit të veshkave dhe parandalimin e sëmundjeve të tyre.

Në ambientet e QMF-2 u mbajtë ligjërata edukativo-shëndetësore për pacientët, qytetarët, komunitetin.
Poashtu aktiviteti vetëdijësues u organizua edhe në ambientet e SHFMU “Dituria” në fshatin Shkabaj të Komunës së Prishtinës, me mësimdhënësit, nxënësit e klasëve të 8-ta dhe 9-ta, stafi i shkollës.

Gjatë këtyre aktiviteteve u theksua rëndësia e kontrollave të rregullta mjekësore, ushqyerjes së shëndetshme, konsumimit të mjaftueshëm të ujit, kufizim ì konsumimit të kripës në dietë, shmangies së përdorimit të pakontrolluar të barnave për ruajtjen e shëndetit të veshkave.
Gjithashtu, mjekët familjarë morën pjesë në Konferencën Shkencore të organizuar nga Shoqata e Nefrologëve të Kosovës, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit ndërmjet kujdesit parësor dhe nefrologëve për skriningun e hershëm të sëmundjes kronike të veshkave (CKD).

Ruajtja e shëndetit të veshkave është thelbësore për mirëqenien tonë. Veshkat punojnë për ne çdo ditë pa pushim, prandaj kujdesi ynë për to është i domosdoshëm.

Sot, më datë 12.03.2026, me rekomandim të menaxhmentit të QKMF-së, është mbajtur një trajnim për Siguri dhe Shëndet në P...
12/03/2026

Sot, më datë 12.03.2026, me rekomandim të menaxhmentit të QKMF-së, është mbajtur një trajnim për Siguri dhe Shëndet në Punë. Tema kryesore e këtij trajnimi ishte aftësimi i stafit për përdorimin eaparateve kundër zjarrit dhe hidrantëve në raste emergjente.
Prezantimin për mënyrën e përdorimit të aparateve kundër zjarrit e ka mbajtur zyrtari për Siguri dhe Shëndet në Punë, Bujar Ahmetaj, së bashku me teknikun e certifikuar Sylejman Zeneli.
Trajnimi është mbajtur dhe prezantuar për stafin në të gjithë sektorët e QKMF-së, duke përfshirë:
Mjekësi Familjare
Pediatri
Gjinekologji
Vaksinim
Rëntgen
Laborator
Barnatore
Shërbimi Teknik dhe Administrata
Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e vetëdijes dhe përgatitjes së stafit për reagim të shpejtë dhe të sigurt në raste emergjente, veçanërisht në situata zjarri, duke përdorur në mënyrë të duhur pajisjet kundër zjarrit dhe hidrantët.
Ky trajnim është realizuar në përputhje me veprimet sistematike të parapara në kuadër të Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë Nr. 04/L-161

Prezantim i Programit “Ekipi i Vizitave në Shtëpi për gruan shtatzënë nënën dhe fëmijen 0-3 vjeç”Në një atmosferë të veç...
06/03/2026

Prezantim i Programit “Ekipi i Vizitave në Shtëpi për gruan shtatzënë nënën dhe fëmijen 0-3 vjeç”

Në një atmosferë të veçantë dhe me rëndësi të madhe për kujdesin parësor shëndetësor, sot patëm kënaqësinë të prezantojmë Programin “Ekipi i Vizitave në Shtëpi” para Kryetarit të Kryeqytetit, Drejtorit të Shëndetësisë dhe menaxhmentit të lartë të QKMF-së.
Ky program, i cili zhvillohet në kuadër të Komunës së Prishtinës, ka për qëllim të ofrojë mbështetje profesionale dhe këshillim të vazhdueshëm për gratë shtatzëna dhe për nënat me fëmijë të moshës 0–3 vjeç. Përmes vizitave të rregullta në familje, profesionistët shëndetësorë kontribuojnë në promovimin e shëndetit të nënës dhe në zhvillimin e shëndetshëm të fëmijës në vitet më të rëndësishme të jetës.
Gjatë këtyre vizitave, ekipet ofrojnë këshillim dhe udhëzime të specializuara lidhur me shtatzëninë, gjidhënien, kujdesin për të porsalindurin dhe zhvillimin e hershëm të fëmijës, duke ndihmuar familjet të ndërtojnë baza të forta për një rritje të shëndetshme dhe të sigurt.

Në fotografi paraqitet ekipi i përkushtuar i Programit të Vizitave në Shtëpi, profesionistë të shëndetit që me përkushtim dhe përgjegjësi kontribuojnë çdo ditë në përmirësimin e mirëqenies së nënave dhe fëmijëve në komunitet.

Kolegjiumi i menaxhmentit, me fokus në temën Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë me 12 Blloqet Ndërtuese, u mbajt sot si pj...
06/03/2026

Kolegjiumi i menaxhmentit, me fokus në temën Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë me 12 Blloqet Ndërtuese, u mbajt sot si pjesë e përkushtimit të QKMF Kryeqytet për implementimin e standardeve më të larta ndërkombëtare ISO 9001:2015. Krahas prezantimit të rëndësisë së 12 blloqeve ndërtuese në ndërtimin e një sistemi cilësor dhe të qëndrueshëm, u prezantuan edhe rezultatet konkrete të arritura në zbatimin e kritereve obligative. Ky progres paraqet një sukses të rëndësishëm institucional, sepse rezultati më i vlefshëm i gjithë këtij procesi është pacienti, i cili përfiton shërbime më cilësore, më të sigurta, më efikase dhe më të standardizuara.

Address

Rr. Fehmi Agani, Nr. 29
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category