Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2

Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2, Hospital, Kilometri i 9-të i magjistrales Prishtinë – Ferizaj, afër Prishtina Mall, mbrapa Spitalit Bahceci, Pristina.

Rrëfim suksesi nga kirurgjia moderne - Një paciente shpëton pas dekadash komplikimesh.Një histori e jashtëzakonshme mjek...
22/04/2026

Rrëfim suksesi nga kirurgjia moderne - Një paciente shpëton pas dekadash komplikimesh.

Një histori e jashtëzakonshme mjekësore vjen si dëshmi e përparimeve në kirurgjinë moderne dhe përkushtimit profesional ndaj pacientit. Një grua, sot në moshë adulte, ka kaluar një rrugëtim të gjatë dhe të vështirë shëndetësor që nisi që në fëmijëri.

Në moshën 10-vjeçare, ajo kishte pësuar një lëndim të rëndë, me dëmtim të lukthit dhe venës kava – një nga enët kryesore të gjakut në organizëm. Në atë kohë iu nënshtrua një operacioni emergjent (laparotomi), ku u realizua ndalja e gjakderdhjes përmes qepjes së venës kava, riparimi i lukthit dhe vendosja e një bypass-i të tipit Omega në pjesën antrale të tij.

Vitet që pasuan sollën ndërhyrje të tjera kirurgjikale. Para 16 vitesh, pacientja iu nënshtrua heqjes së tëmthit dhe apendiksit, gjithashtu me metodë të hapur.

Megjithatë, sfidat nuk përfunduan aty. Prej më shumë se dy vitesh e gjysmë, ajo vuante nga dhimbje të vazhdueshme në pjesën e sipërme të barkut. Për këtë arsye kishte kërkuar ndihmë nga mbi 10 mjekë të ndryshëm, brenda dhe jashtë Kosovës, përfshirë edhe në Maqedoni, pa arritur një diagnozë përfundimtare.

Gjendja u përkeqësua ndjeshëm muajt e fundit, kur pacientja përjetoi tri episode të rënda të shokut hemorragjik, të shoqëruara me vjellje gjaku dhe jashtëqitje me gjak. Ajo mori disa transfuzione gjaku për stabilizim.

Zgjidhja erdhi pas kontaktit me Dr. Besnik Ismajli, Gastroenterolog i specializuar ne Gjermani, ku u realizua një gastroskopi diagnostike. Ekzaminimi zbuloi shkaktarin kryesor: një ulçerë në vendin e anastomozës Omega, ndërmjet lukthit dhe zorrës së hollë. Ulçerë kronike e cila nuk shërohej me metoda konservative (me Medikamente) të cilat Pacientja i merrte për një kohë të gjatë.
Duke marrë parasysh rrezikun e përsëritjes së gjakderdhjes dhe mundësinë e transformimit malinj, pas analizave të detajuara imazherike dhe histologjike, u vendos për ndërhyrje kirurgjikale.

Operacioni u realizua me metodë minimale invazive – laparoskopi – përmes prerjeve të vogla nga Dr. Fatmir Imeraj dhe Dr. Shkodran Krasniqi kirurgë të specializuar poashtu ne Gejrmani, Anestezioni u realizua nga Dr. Shkelzen Muriqi ne Spitalin Rezonanca 2. Gjatë ndërhyrjes u liruan ngjitje (adezione) masive në të gjithë abdomenin, që përfshinin zorrën e hollë, zorrën e trashë, lukthin dhe mëlçinë me murin abdominal.

Më tej, u krye heqja e anastomozës së vjetër së bashku me ulçerën, përmes një reseksioni të tipit “wedge” të lukthit. Po ashtu, u resektua segmenti i prekur i zorrës së hollë dhe u rikthye lidhja normale e saj, duke rivendosur anatomine fiziologjike të traktit tretës.

Ecuria pas operacionit ishte shumë e mirë. Nuk pati komplikime, drenazha u hoq që në ditën e parë, pacientja filloi ushqimin fillimisht me lëngje dhe më pas kaloi në ushqim të zakonshëm. Plagët e vogla u shëruan shpejt, ndërsa ajo u mobilizua plotësisht brenda repartit. Analizat laboratorike rezultuan brenda vlerave të pritshme.
Në ditën e katërt pas operacionit, pacientja u lirua në gjendje të mirë shëndetësore.
Rezultati përfundimtar histologjik konfirmoi se ulçera e hequr, me përmasa rreth 2 cm, ishte larguar në tërësi.

Ky rast përfaqëson një shembull të qartë se si diagnostikimi i saktë dhe ndërhyrja e avancuar kirurgjikale mund të ndryshojnë rrjedhën e jetës së pacientëve, edhe pas shumë vitesh vuajtjesh dhe pasigurie. Falenderojme Pacienten për besimin e dhënë.

Shëndeti i zemrës është i pazëvendësueshëm! ❤️Për një vlerësim të detajuar të arterieve tuaja koronare, ekipi ynë në Spi...
20/04/2026

Shëndeti i zemrës është i pazëvendësueshëm! ❤️

Për një vlerësim të detajuar të arterieve tuaja koronare, ekipi ynë në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2 ofron Koronarografi me çmim special.

Ndërhyrja kryhet nga Prof. Dr. Agim Krasniqi, kardiolog me përvojë të gjerë në fushën e kardiologjisë invazive, i specializuar në Institutin e Sëmundjeve Kardiovaskulare “Prof. Dr. George I.M. Georgescu” në Iași, Rumani.

Me profesionalizëm dhe përkushtim, ai kujdeset për vlerësimin e arterieve koronare dhe trajtimin e tyre me procedura të avancuara.

Rezervoni TANI dhe bëni hapin e parë drejt një shëndeti më të mirë kardiak!

📞 Na kontaktoni: +383 49 603 330
📧 hospital@rezonanca-rks.com
📍 Magjistralja Prishtinë–Shkup, km 9, Prishtinë 10000

Në Spitalin Rezonanca 2 u realizua me sukses edhe një operacion “gastric sleeve” (ngushtim i lukthit), nën udhëheqjen e ...
17/04/2026

Në Spitalin Rezonanca 2 u realizua me sukses edhe një operacion “gastric sleeve” (ngushtim i lukthit), nën udhëheqjen e Dr. Shkodran Krasniqi.

Ky intervenim modern për menaxhimin e peshës po kryhet me standarde të larta profesionale, duke ofruar siguri dhe rezultate të dëshmuara për pacientët tanë.

Dr. Shkodran Krasniqi është ekspert i kirurgjisë abdominale, me fokus të veçantë në kirurgjinë metabolike dhe bariatrike. Me përvojë të avancuar ndërkombëtare nga Gjermania, ai sjell praktika bashkëkohore dhe profesionalizëm të lartë në çdo ndërhyrje.

Si kirurgu i vetëm në Kosovë me specializim të ngushtë në kirurgjinë bariatrike, Dr. Krasniqi dallohet gjithashtu për përvojën e tij në revidime dhe rekonstruksione, në rastet kur ndërhyrjet e mëparshme në qendra të tjera nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara.

📍 Kujdes i avancuar. Ekspertizë ndërkombëtare. Rezultate të besueshme.

16/04/2026

A dëmtohet zëri nga operacioni i tiroidesë – tregon dr. Arsim Elezaj - specialist i ORL-së.

15/04/2026

Shenjat e tiroidesë që kërkojnë kontroll nga mjeku, flet dr. Arsim Elezaj - specialist i ORL-së.

02/04/2026

Si bëhet një intervenim kirurgjik estetik në fytyrë? Tregon Dr. Leminot Salihu, kirurg maksillofacial.

31/03/2026

Dr. Leminot Salihu – kirurg maksillofacial, tregon dallimin në mes botoxit/fillerit dhe intervenimeve kirurgjike estetike në fytyrë. Ai shpjegon si bëhen operacionet estetike dhe cilat prej tyre janë më të kërkuarat.

📅 Me datë 25 Mars në Spitali Rezonanca 2🇩🇪 Vjen nga Gjermania👨‍⚕️ Dr. Besnik Ismajli – Gastroenterolog me diagnostikë dh...
24/03/2026

📅 Me datë 25 Mars në Spitali Rezonanca 2

🇩🇪 Vjen nga Gjermania
👨‍⚕️ Dr. Besnik Ismajli – Gastroenterolog me diagnostikë dhe intervenime endoskopike

🔬 Kryen këto procedura:
• Gastroskopi
• Kolonoskopi
• EUS (Endoultrasonografi)
• ERCP
• Polipektomi endoskopike
• Heqje të trupave të huaj
• Trajtim të gjakderdhjeve gastrointestinale
• Biopsi diagnostike
• Dilatime të strikturave
• Vendosje stentesh biliare

📍 Vizitat dhe procedurat realizohen në ambientet e Spitalit Rezonanca 2

📞 Për termine: +383 48 184 200
📞+383 49 603 330



16/02/2026
15/02/2026

Çfarë është kanceri i zorrës së trashë dhe cilët janë shkaktarët? Si bëhet trajtimi me metoda të avancuara të laparaskopisë? Dr. Fatmir Imeraj, kirurg i përgjithshëm me përvojë nga Gjermania, tregon se cilat shërbime të avancuara kryhen në Spitalin e Përgjithshëm Rezonanca 2.

Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu, PhD Specialiste e Obstetrikës dhe GjinekologjisëMe përvojë shumëvjeçare në kujdesin shë...
12/02/2026

Ass. Dr. Lindita Ibrahimi Veliu, PhD Specialiste e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë
Me përvojë shumëvjeçare në kujdesin shëndetësor të gruas, ofroj shërbime profesionale në obstetrikë dhe gjinekologji, të bazuara në evidencë shkencore dhe përkushtim maksimal ndaj pacientes.
✔ Specialiste Obstetër–Gjinekologe ✔ Doktor Shkence (PhD) ✔ Asistente universitare ✔ Autore e publikimeve shkencore ndërkombëtare ✔ Pjesëmarrëse aktive në konferenca dhe kërkime shkencore

💼 Aktualisht punon si Asistente në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Prishtinës, dhe si Mjek Specialist në Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike, QKUK.

Dr.Lindita në Spitalin e Përgjithshëm “Rezonanca 2”, ofron këto shërbime: – Kontrolla gjinekologjike – Ndjekje të shtatzënisë – Diagnostikë dhe trajtim i patologjive gjinekologjike – Konsulta profesionale dhe këshillim mjekësor

📍 Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2”, Prishtinë 📞 +383 44 477 518
Kujdes i sigurt, profesional dhe me empati për çdo paciente.

KONKURS PUNE - Pozita: Infermier/eVendi i punës: Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 – Prishtinë. Afati i fundit për apli...
12/02/2026

KONKURS PUNE - Pozita: Infermier/e
Vendi i punës: Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 – Prishtinë. Afati i fundit për aplikim: E hënë, 23 Shkurt 2026

Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 shpall konkurs për pranimin e infermierëve në kuadër të zgjerimit të stafit profesional dhe për të ofruar shërbime cilësore për pacientët tanë.

Kriteret e nevojshme për aplikim:

• Të ketë të përfunduar shkollimin për infermieri (niveli profesional ose universitar)
• Të jetë e/e licencuar nga Oda e Infermierëve të Kosovës
• Përvojë pune e mëparshme është përparësi, por jo e domosdoshme
• Aftësi për të punuar në ekip dhe në ambient dinamik spitalor
• Komunikim i mirë me pacientët dhe kolegët
• Etikë e lartë profesionale dhe përkushtim ndaj punës
• Disponueshmëri për orare fleksibile pune

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

• CV
• Diploma dhe certifikatat relevante
• Licenca e OIK-ut (e vlefshme)
• Letër motivimi (opsionale)
• Referenca nëse ka

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar dokumentet në:

E-mail: hospital@rezonanca-rks.com
ose
Fizikisht në recepcionin e Spitalit të Përgjithshëm Rezonanca 2 – Prishtinë

Vetëm kandidatët që përmbushin kriteret e përzgjedhura do të kontaktohen për intervistë.

Address

Kilometri I 9-të I Magjistrales Prishtinë – Ferizaj, Afër Prishtina Mall, Mbrapa Spitalit Bahceci
Pristina
10000

Telephone

+38349603330

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm Rezonanca 2:

Share

Category