13/04/2026
Miomat janë tumore beninje (jo-kancerogjene) që rriten në muret e mitrës dhe janë shumë të zakonshme te gratë në moshë riprodhuese.
Shumë gra kanë mioma dhe nuk e dinë, pasi ato shpesh nuk shkaktojnë simptoma. Megjithatë, kur ato rriten, mund të shkaktojnë gjakderdhje të rëndë, dhimbje pelvike apo vështirësi në konceptim.
Lajmi i mirë është se jo çdo miomë kërkon operacion. Vendimi për trajtim varet nga madhësia, pozicioni dhe dëshira e pacientes për shtatzëni në të ardhmen.
Përmes kontrollit me ultrazë, ne monitorojmë ecurinë e tyre. Nëse vëreni fryrje të pazakontë të barkut apo cikël shumë të rëndë, një vizitë është e nevojshme për të vlerësuar gjendjen dhe për të diskutuar opsionet më të mira për ju.
✅Poliklinika Dr. Memli: +383 45 725 725
📍Rr. Imzot Nik Prela, Ulpiana D9, Prishtinë, Kosovë
🩺Shërbimet – Gjinekologji, Endokrinologji, Pediatri