Dr. Gëzim Berisha-Kardiolog

Dr. Gëzim Berisha-Kardiolog Trajtimu i sëmundjeve të zemrës, EKG, Ekokardiografi, Ergometri, EKG Holteri 24h, BP holteri 24h

Semundjet e Zemres dhe shume ne shume ne RTK.
18/05/2025

Semundjet e Zemres dhe shume ne shume ne RTK.

𝐅𝐨𝐥𝐥𝐨𝐰 𝐑𝐓𝐊: 𝐅𝐚𝐜𝐞𝐛𝐨𝐨𝐤: https://shorturl.at/vGHS8𝐖𝐄𝐁: 𝐫𝐭𝐤𝐥𝐢𝐯𝐞.𝐜𝐨𝐦Powered by OnAir.FM

07/11/2024

Sëmundjet e zemrës .!

20/02/2023

Si ndikon sheqeri në shëndetin e zemrës?

11/12/2022

Si ndikon kripa në zemër dhe në shtypjen e gjakut? Sa kripë rekomandohet të konsumojmë gjatë ditës?

10/10/2022

🧬 A trashëgohen sëmundjet e zemrës?

03/10/2022

ZEMRA E THYER 💔: Fakt shkencor apo Mit?

💔 Shumica nga ju mendoni se juve ose dikujt që ju e njihni së paku një herë në jetë i është “thyer zemra’’. Por a ka bazë shkencore për thyerjen e zemrës apo kjo është vetëm një Mit❓

💔 Ideja për thyrjen e zemrës egziston qysh prej më shumë se 3️⃣0️⃣0️⃣ 0️⃣ vitesh, por vetëm para 3️⃣0️⃣ vitesh shkenca bashkohore e tha fjalën e vet për këtë fenomen. Në vitin 1990 shkenctarët japonez vërtetuan shkenctarisht egzistencën e sëmundjes së ashtuquajtur ‘’Zemra e thyer’’ e njohur ndryshe me term shkencor si Kardiomiopatia Takotsubo.
💔 Kjo sëmundje konsiston në dëmtimin e muskulit të zemrës të shkaktuar nga dhimbja e madhe emocionale kryesisht si pasojë e vdekjes së ndonjë antari të familjes por edhe nga divorci apo tradhëtia e partnerit, fitmi i llotos, nga frika e lart, zemërimi i fuqishëm etj.
Kjo sëmundje mund te shkakton carje të murit të zemrës, pamjaftueshmëri të zemrës, aritmi të rrezikshme dhe deri në vdekje të papritur.

💔 90 % e të prekureve nga “zemra e thyer’’ janë femrat e moshës 58-75 vjeq por të gjitha moshat mund të preken. Ndersa 5% e femrave të diagnostikuara me infarkt akut të miokardit në fakt janë prekura nga ‘’Zemra e thyer’’ dhe jo nga sulmi i vërtet në zemër.

💔 Cilat janë simptomat e '' Zemrës së thyer,,?
Simptomat janë të njëta me ato te infarktit të zemrës. Lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve ka prognozë të mirë sepse mbrenda disa javësh zemra do të shëndoshet dhe do e rimerr fuknsionin e vetë. Dhimbjet e gjoksit dhe frymëzënja janë simptomat kryesore. Nëse pasi keni përjetu një stres të madh emocional, keni dhimbje të forta gjoksi dhe frymëzënje atëherë ky është moment për të kërku ndihmë mjekësore sepse tashmë mund të jeni prekur nga kjo sëmundje.

💔 Në fund si konkludim ‘’Zemra e thyer’’ është fakt shkencor dhe jo Mit, bile në raste më të rralla kjo sëmundje mund të ketë përfundim fatal.

15/09/2022

Diskutim për sëmundjet e zemrës në Klan Kosova

🍀FOBIA nga sëmundjet e zemrës🍀 😱 Fobia është një frikë dërrmuese dhe dobësuese ndaj një objekti, vendi, situate, ndjenje...
07/09/2022

🍀FOBIA nga sëmundjet e zemrës🍀

😱 Fobia është një frikë dërrmuese dhe dobësuese ndaj një objekti, vendi, situate, ndjenje ose kafshe. Ato zhvillohen kur një person ka një ndjenjë të ekzagjeruar ose joreale të rrezikut për një situatë, ndjenjë ose objekt. Fobiat më të shpeshta janë ato nga kafshët (merimangat, qeni, gjarpëri etj), pastaj ato nga lartësit, nga uji, nga aeroplani, nga vendet e mbyllura etj.
Formë e veqant e fobisë është fobia nga sëmundjet e zemrës e quajtur ndryshe si KARDIOFOBIA.

😱 FOBIA nga sëmundjet e zemrës është një formë e çrregullimit të ankthit që karakterizohet nga përsëritja e shpeshtë e ankesave si dhimbje e gjoksit, ndjenjë e rrahjeve të crregullta të zemrës, frymezënje të shoqëruara këto nga ndjenja e frikës për sulm në zemër apo edhe vdekje. Kjo gjendje ndryshe quhet edhe si neuroza kardiake.
😱 Pacientët me kardiofobi janë të bindur se ata vuajnë nga ndonjë sëmundje e zemrës dhe mendja e tyre nuk është qetësuar përkundër faktit që të gjitha ekzaminimet e realizuar rezultojnë normale.
😱 Kardiofobia është një shqetësim mjekësor nga i cili vuajnë miliona njerëz anë e mbanë botës. Sipas disa statistikave rreth 5% e popullsisë së përgjithshme vuajnë nga fobia kardiake.
😱 Këta pacient zakonisht lexojnë shumë për sëmundje të zemrës, matin shumë shpesh pulsin dhe shtypjen e gjakut, ndërsa ndjehen mirë dhe të sigurt vetëm afër apo mbrenda ambienteve spitalore.
😱 Kur ky pacient paraqitet për herë të parë për ndihmë mjekësore atëherë duhet realizuar një ekzaminim kardiovaskular i detajizuar për të përjashtuar sëmundjet e zemrës dhe tek atëherë mund të diagnostikohet neuroza kardiake. Këto ekzaminime përfshijnë së paku: analizat laboratorike, EKG, stress tetsi (ergometria) dhe ekokardiografia.
😱 Trajtimi konsiton kryesisht në psikoterapi mirëpo shpeshë pacienti mund të ketë nevoje edhe për sedues dhe antidepresiv.

28/08/2022

A guxojnë të ngasin makinën pacientët me sëmundje te zemrës?

.                ⚠️ ALKOOLI DHE ZEMRA ⚠️🔴 Përkundër faktit që alkooli është një dëmtues i madh i organizmit të njeriut, ...
16/08/2022

. ⚠️ ALKOOLI DHE ZEMRA ⚠️

🔴 Përkundër faktit që alkooli është një dëmtues i madh i organizmit të njeriut, kjo pije është ndër më të konsumuarat në botë duke u radhitur pas ujit, çajit e kafes. Është mirë e njohur se konsumimi i alkoolit bënë dëme të shumfishta në organizëm si psh rrit rrezikun për sëmundje të zemrës, shton obezitetin, rrit gjasat për sulm në tru, për kancerin në përgjithësi (veqanarisht kancerin e gjirit, ezofagut dhe mëlqisë), vetëvrasjet dhe aksidentet në trafik.

🔴 Lidhja në mes alkoolit dhe problemeve të zemrës është mjaft e ngushtë. Por janë 3 sëmundje të zemrës të lidhura direkt me alkoolin:
1️⃣ Konsumimi i alkoolit mund ta dobëson muskulin e zemrës, e rrit zemren dhe e komprimiton fuqinë pompuese të saj për ta shkaktuar sëmundjen e quajtur KARDIOMIOPATIA ALKOOLIKE.
2️⃣ Konsumimi i alkoolit mund të shkakton HIPERTENSIONIN ARTERIAL i cila është njëri nga faktorët kryesor të riskut për sëmundjet kadiake dhe sulmin në tru.
3️⃣ Një sëmundje e veqant e shkaktuar nga konsumimi i alkoolit që quhet sindroma e zemrës së vikendit (HOLIDAY HEART SYNDROME). Kjo sëmundje ndodh zakonisht në ditët e vikendit kur njerëzit janë të prirur të pijnë sasi më të mëdha të alkoolit. Kjo sëmundje karakterizohet me çrregullime të ritmit dhe frymëzënje duke paraqit rrezik të lart për infarkt të miokardit dhe vdekje të papritur.

🔴 Një qështje që qarkullon është nëse alkooli mund të ketë ndonjë efekt pozitiv për shëndetin. Disa studime kanë treguar se konsumimi minimal i alkoolit mund të ketë efekt pozitiv në shëndetin e arterieve koronare. POR në të njëjtën kohë sasia e njëjtë e këtij alkool ka efekte negative në organe të tjera të organizmit. Andaj shkenctarisht nuk rekomandohet as konsumimi minimimal i alkoolit sepse gjithmonë dëmi do të jetë më i madh sesa dobia eventuale. Organizata botërore e shëndetësise dhe organizatat tjera relevante shëndetësore rekomandojnë mënyra të tjera më të shëndosha e më efektive për ruajtjen e shëndetit të arterieve koronare sesa konsumimi i alkoolit. Të tilla janë dieta e shëndetshme dhe aktiviteti fizik.

🔴 Për fund, LAJMI I KEQ është se alkooli është ndër faktorët kryes të rreziku për sëmundje të zemrës. Ndërsa LAJMI I MIRE është se lënja (heqja dore nga alkooli) e ul ndjeshëm rrezikun për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës!


08/08/2022

Cka janë zhurmat në zemër?

Address

Pristina

Telephone

+38344600697

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Gëzim Berisha-Kardiolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr. Gëzim Berisha-Kardiolog:

Share

Category