Dr.Lendrit Spahiu

Dr.Lendrit Spahiu Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Dr.Lendrit Spahiu, Doctor, Pristina.

NJERIU I MALIT!Pas vdekjes së bashkëshortës së tij e cila nuk mori trajtimin në kohë për shkak të largësisë së spitalit,...
08/11/2025

NJERIU I MALIT!

Pas vdekjes së bashkëshortës së tij e cila nuk mori trajtimin në kohë për shkak të largësisë së spitalit, një njeri vendosi të hapte vetë një rrugë pěrmes një mali gjigand, vetëm me nië çekan dhe një daltë.

Ai vazhdoi të gërmonte për 22 vite rresht, pa u dorëzuar asnjë ditë.

Deri sa arriti të shkurtojë distancën mes fshatit të tij dhe spitalit më të afërt nga 70 kilometra në vetëm 1 kilometër!

Që nga ajo ditë, ai u njoh me nofkën
"Njeriu i Malit" dhe u bë simbol i këmbënguljes, sakrificës dhe sfidimit të së "pamundurës".

(e huazuar)

“SOT MËSUESE JU VJEN ERA SI NËNËS SIME”(Ngjarje e vërtetë)    Një mësuese nuk e pëlqente fare një nxënësin e saj. Derisa...
02/09/2025

“SOT MËSUESE JU VJEN ERA SI NËNËS SIME”
(Ngjarje e vërtetë)

Një mësuese nuk e pëlqente fare një nxënësin e saj. Derisa mësoi sekretin e tij tragjik.

Në ditën e parë të vitit të ri shkollor, ajo qëndroi përpara nxënësve të klasës së pestë, u prezantua dhe më pas u tha një gënjeshtër të madhe. Ashtu si shumica e mësuesve, i shikoi në sy dhe u tha se do t’i donte dhe do t’i kujdesej për të gjithë njësoj.

Por kjo ishte e pamundur, sepse në rreshtin e parë ishte ulur një djalë i vogël, Teddy Stallard.

Zonja Thompson e kishte vënë re Tedyn që një vit më parë dhe nuk e pëlqente aspak. Ai nuk luante me fëmijët e tjerë, nuk merrte pjesë në mësime, rrobat i kishte gjithmonë të pista dhe padyshim nuk bënte dush aq shpesh sa duhej.
Tedy ishte një fëmijë që e bezdiste sa herë që e shihte.

Në shkollën ku jepte mësim zonja Thompson, ajo ishte e detyruar të kontrollonte të kaluarën e çdo nxënësi. Edhe të Tedy-t. Dhe kur hapi dosjen e tij, e priste një surprizë e madhe.

Mësuesi i klasës së parë kishte shkruar për të:
“Tedy është një fëmijë i mrekullueshëm, plot buzëqeshje. Është i organizuar, i zellshëm dhe i sjellshëm. Është frymëzim për fëmijët që e rrethojnë.”

Mësuesja e klasës së dytë shkruante:
“Është nxënës i shkëlqyer, shokët e pëlqejnë shumë, por ai duket i brengosur pasi nëna e tij vuan nga një sëmundje e pashërueshme dhe jeta në shtëpi duhet të jetë shumë e vështirë.”

Mësuesja e klasës së tretë shkruante:
“Vdekja e nënës e ka goditur rëndë. Mundohet të bëjë më të mirën, por babai nuk i kushton kujdes. Gjendja e keqe në shtëpi do ta dëmtojë shpejt nëse nuk ndryshon diçka.”

Mësuesi i klasës së katërt shkruante:
“Tedy është dorëzuar, nuk ka më interes për shkollën. Nuk ka shumë shokë dhe shpesh fle në orën e mësimit.”

Zonja Thompson e kuptoi problemin dhe ndjeu turp për veten. U ndje edhe më keq, kur të gjithë nxënësit i sollën dhurata Krishtlindjeje, të mbështjella me letra të bukura dhe fjongo, përveç Tedy-t. Dhurata e tij ishte mbështjellë keq në një letër të pistë, ngjyrë kafe, që dikur ishte qese dyqani.

Kur e hapi, gjeti një byzylyk të bërë me litar dhe gurë të vegjël, si edhe një shishe parfum gjysmë bosh. Fëmijët qeshën, por ajo i ndali menjëherë duke thënë me zë të lartë sa shumë i pëlqente dhurata. Vuri byzylykun dhe hodhi pak parfum në dorë.

Tedy u largua i fundit atë ditë. Teksa doli nga dera, i tha me zë të trishtuar:
“Sot, mësuese, ju vjen era si nënës sime!”

Zonjës Thompson iu mbushën sytë me lot. Që prej asaj kohe, ajo nuk i mësonte më fëmijët vetëm lexim, shkrim e aritmetikë – por nisi vërtet t’i edukonte.

E donte çdo fëmijë, por kujdesej veçanërisht për Tedy-n. Sa herë e ndihmonte në mësime, ai dukej sikur gjallërohej. Sa më shumë e inkurajonte, aq më shpejt ai përgjigjej. Në fund të vitit, Tedy u bë një nga fëmijët më të zgjuar të klasës dhe, ndonëse ajo kishte thënë një gënjeshtër se do t’i donte të gjithë njësoj, Tedy ishte bërë i preferuari i saj.

Vitin tjetër, zonja Thompson nuk e kishte më në klasë, por e shihte vetëm në pushime. Një ditë gjeti një shënim nën derën e shtëpisë, ku Tedy i shkruante:
“Jeni ende mësuesja më e mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Gjashtë vjet më pas, ajo mori një letër tjetër:
“Kam përfunduar gjimnazin i treti për nga notat. Ju jeni ende mësuesja më e mirë që kam pasur ndonjëherë.”

Katër vjet më pas, një tjetër letër:
“Universiteti është i vështirë, por së shpejti do ta përfundoj me sukses. Ju jeni ende më e mira dhe më e dashura mësuese.”

Pas katër vitesh të tjera, një tjetër letër:
“Pasi mora diplomën, vendosa të vazhdoj studimet. Ju mbeteni mësuesja ime më e mirë.”
Por këtë herë firmoste ndryshe: Dr. Theodore F. Stallard.

Historia nuk mbaroi aty. Një pranverë tjetër, zonja Thompson mori një letër nga Tedy:
“Kam gjetur një vajzë dhe do të martohem. Babai im ka vdekur disa vite më parë. Do të doja që ju të ulesh*t në vendin ku do të rrinte nëna e dhëndrit.”

Ajo shkoi në dasmë, duke mbajtur në dorë byzylykun prej gurësh dhe duke përdorur atë parfum që i kujtonte Tedy-t nënën e tij.

Kur Dr. Stallard e përqafoi, i pëshpëriti:
“Faleminderit, zonja Thompson, që besuat tek unë. Faleminderit që më bëtë të ndihem i rëndësishëm dhe më treguat se mund të bëj ndryshimin.”

Me lot në sy, mësuesja iu përgjigj:
“Gabohesh Tedi! Je ti ai që më mësove se mund të bëj ndryshimin. Unë nuk dija si të jepja mësim, derisa të njoha ty.”

(e huazuar)
Përshtati: .

GABIMET NË JETË!Nëse gabon me qumështin, ai mund të bëhet kos.Kosi është më i shtrenjtë se qumështi.Nëse gabon me kosin,...
26/08/2025

GABIMET NË JETË!

Nëse gabon me qumështin, ai mund të bëhet kos.
Kosi është më i shtrenjtë se qumështi.
Nëse gabon me kosin, ai mund të bëhet djathë.
Djathi është më i shtrenjtë se kosi.

Nuk je i keq vetëm sepse ke bërë gabime.
Gabimet janë përvojat që ju bëjnë më të vlefshëm si person.

Kristofor Kolombo bëri një gabim navigimi që e çoi atë të zbulonte Amerikën.

Gabimi i Aleksandër Fleming, bëri që të shpikte penicilinën.

Mos lejo që gabimet të të mbajnë poshtë.
Praktika na mëson se asgjë nuk është e përsosur.
Gabimet janë ato nga të cilat mësojmë dhe na bëjnë më të përsosur!

Mos ke frigë nga gabimet.
Bëjë hapa të mëdhenj përpara.
Vazhdo të ecësh.

AKREPAT E VEGJËL DHE PRINDËRIMIPas lindjes, akrepat e vegjël ngjiten mbi shpinën e nënës së tyre për mbrojtje. Gjatë dit...
14/08/2025

AKREPAT E VEGJËL DHE PRINDËRIMI

Pas lindjes, akrepat e vegjël ngjiten mbi shpinën e nënës së tyre për mbrojtje. Gjatë ditëve në vijim, ata fillojnë ngadalë të ushqehen, duke konsumuar një pjesë të trupit të nënës. Nëna, pavarësisht forcës dhe instinktit të saj të mbijetesës, nuk ofron rezistencë: ajo e pranon në heshtje këtë sakrificë, duke lejuar veten të konsumohet ngadalë.

Me kalimin e kohës, nëna bëhet shumë e dobët për të lëvizur, ndërsa të vegjlit fillojnë të ecin vetë. Trupi i saj shembet, i shterur nga energjia, dhe përfundimisht ajo vdes. Fëmijët e saj vazhdojnë të ushqehen, duke thithur çdo gjurmë jete.

Kjo skenë, sado e ashpër që është, mund të na kujtojë diçka të thellë.

Që nga momenti që lindim, prindërit tanë kujdesen për çdo nevojë tonën: ata punojnë pa u lodhur, duke sakrifikuar dëshirat dhe forcën e tyre për të na ofruar një të ardhme më të mirë. Ata shpesh e bëjnë këtë në heshtje, pa pritur asgjë në këmbim.

Megjithatë, ndërsa plakemi, harrojmë dashurinë dhe përkushtimin e tyre. Ne ndjekim ëndrrat tona, të zënë në mijëra nevojat urgjente të së tashmes, pa shikuar prapa. Por një ditë mund të gjendemi në vendin e tyre, duke shpresuar se ata me të cilët jemi rritur me dashuri mund të na kthejnë të paktën një pjesë të saj.

(e huazuar: web)

Ta heshtësh gjenocidin në Gaza do të thotë se njeriu në ty ka vdekur!Politikanët e burrështetasit shqiptarë të kudo ndod...
23/07/2025

Ta heshtësh gjenocidin në Gaza do të thotë se njeriu në ty ka vdekur!

Politikanët e burrështetasit shqiptarë të kudo ndodhur dhe qofshin në pushtet apo në opozitë heshtin dhe shtiren se as kanë dëgjuar, as dinë gjë për gjenocidin në Gaza?! Ata heshtin sepse janë 'properëndimorë' dhe mbështetës të së drejtës së Izraelit për t'u ‘vetëmbrojtur’.

Gjenocidin në Gaza e heshtën dhe janë duke e heshtur edhe pjesa dërmuese e ‘intelektualëve’ shqiptarë, sepse ashtu ata e mbrojnë ‘interesin kombëtarë’ dhe e falënderojnë lobin hebre që e përkrahu shqiptarinë?!

Dhe kështu bota arabe dhe ajo shqiptare janë thuajse të vetmet që heshtin dhe që nuk dinë gjë për fëmijët palestinezë të cilët nëse u shpëtojnë bombave izraelite, vdesin nga uria.

Ku ta dush, mbase bota shqiptare dhe ajo arabe janë të heshtura përballë gjenocidit në Gaza ngaqë që të dyja nuk kanë portret të qartë njerëzorë, përpos atij ku shihet si i jargaviten më të fortit e më të pasurit.

Ndërkohë mbetet e vërteta se sot është jonjerëzore e shtazarake të jesh pro Izraelit dhe të heshtësh të vërtetën se izraelitët janë duke shfarosur tërë popullin palestinezë njësoj egërsisht sa nazistët që shfarosnin popujt jo a***n.

Siç mbetet edhe e vërteta se heshtja përballë gjenocidit në Gaza tregon se në këtë planetë nuk është rritur numri i njerëzve, por i të maskuarve si njerëz të cilët kanë vrarë çdo gjë njerëzore në vetvete.

Nga Kim Mehmeti

PSE PO E LEJON BOTA ME NDODHË?"Jam dëshmitar i vdekjeve të fëmijëve nga uria që Izraeli po ia shkakton qëllimshëm Gazës....
23/07/2025

PSE PO E LEJON BOTA ME NDODHË?

"Jam dëshmitar i vdekjeve të fëmijëve nga uria që Izraeli po ia shkakton qëllimshëm Gazës.

Pse po e lejon bota të ndodhë?"

Dr.Nick Maynard - Kirurg Briitanik në Universitetin e Oxfordit dhe njëherësh Mjek Vulllnetar në Gaza.

P.S.Qysh bre vriten njerëzit duke marr ushqim, o regjim Gjenocidal!

Nuk keni nevojë mi denu Gjenocidin nesër, ndaleni Sot!

!
!
!

MOS E KTHE KURRË NËNËN TËNDE NË SHËRBËTORE TË SHTËPISËAjo nuk ka lindur për të mbledhur rrëmujën tënde çdo ditë.As për t...
22/07/2025

MOS E KTHE KURRË NËNËN TËNDE NË SHËRBËTORE TË SHTËPISË

Ajo nuk ka lindur për të mbledhur rrëmujën tënde çdo ditë.

As për të gatuar si të ishte detyra e saj e përjetshme.

As për të larë rrobat e tua sikur të ishte një skllave.

As për të qenë gjithmonë në dispozicionin tënd, ndërkohë që ti nuk bën asgjë.

Ajo të ka rritur tashmë.
Të ka ndërruar pelenat pa kërkuar asgjë në këmbim.
Ka sakrifikuar rininë për ty, pa e vënë re ti.
Të ka kuruar kur nuk dije as të ecje drejt.
Të ka mbrojtur kur askush nuk besonte në ty.
Të ka përqafuar edhe kur e ke lënduar pa dashje.

E tani?
E injoron? I bërtet? E mbingarkon me punë?

Kjo nuk është dashuri — kjo është mosmirënjohje e maskuar si rutinë.

Nëna jote meriton pushim,
meriton respekt,
meriton butësi,
meriton një jetë të denjë.

Nëse ajo jeton ende me ty, mos ia ngarko gjithë barrën e shtëpisë.
Mos e lejo që pleqëria e saj të kalojë në lodhje.
Ofroi lehtësim, jo më shumë mundim.
Ofroi nderim, jo shpërfillje.
Ofroi dashuri, jo kritika.

Sepse zemra e një nëne thyhet në heshtje,
kur ndjen se fëmijët e saj nuk e shohin më.
Kur e trajtojnë si të ishte e padukshme,
si një punëtore pa pagesë dhe pa respekt.

Ajo nuk ka nevojë për lule vetëm në Ditën e Nënës.

Ka nevojë të vlerësohet çdo ditë të vitit.

Ka nevojë për një “faleminderit” të sinqertë, për një përqafim të papritur,
dhe ta duash dhe ta rrespektosh deri në frymën e saj të fundit.

Nderoje nënën tënde sot.
Nesër mund të jetë shumë vonë.

(huazuar nga: Grua)

Përshtati: .

Ai nuk pi alkool...❌Ai nuk pi pije energjike...❌Ai nuk pi duhan...❌Ai nuk përdor drogë...❌Ai nuk ka asnjë tatuazh...❌Ai ...
21/07/2025

Ai nuk pi alkool...❌
Ai nuk pi pije energjike...❌
Ai nuk pi duhan...❌
Ai nuk përdor drogë...❌
Ai nuk ka asnjë tatuazh...❌
Ai dhuron gjak rregullisht...✅
Ai mbështet bamirësitë....✅
Ai nuk flet kurrë me racizëm...✅
Ai ha vetëm shëndetshëm...✅
Ai është një sportist i shquar...✅
Ai është një biznesmen i suksesshëm...✅
Ai është pronar i 17 rekordeve botërore Guinness...✅
Ai është i vetmi person në botë me mbi 600 milionë ndjekës në Instagram...✅
Ai u nda nga gruaja materialiste për Nënën e tij...✅
Ai nuk është rritur midis luksit dhe e dinë fare mirë se çfarë do të thotë varfëria...🚸

Thjesht MODEL për gjeneratat e reja.

(huazuar nga: Premier League - Shqip)

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00
Saturday 09:00 - 17:00

Telephone

+38349161695

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Lendrit Spahiu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Lendrit Spahiu:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category