03/01/2026
KENI DHIMBJE TË KOKËS?
Ja pse nuk është problem i kokës, por i qafës.
📍Dhimbja e kokës prej qafës ose, siç njihet ndryshe në fushën mjekësore, dhimbja e kokës cervikogjenike, është një problem sekondar i dhimbjes së kokës.Dhimbja e kokës në këtë rast shkaktohet prej problemit në vertebrat e qafës.Është e rëndësishme për t’u theksuar që duke zgjidhur problemin me qafën, dhimbja e kokës do të lehtësohet.
📍Ku ndryshon nga dhimbjet e tjera të kokës?
Një shenjë karakteristike e dhimbjes cervikogjene është se ajo shfaqet pas një lëvizje të papritur të kokës,ose shfaqet kur koka juaj ka qëndruar për një kohë të gjatë në të njëjtin pozicion.Gjithashtu dhimbja cervikogjene fillon në pjesën e qafës,pastaj në pjesën e pasme të kokës e më pas përhapet,karakterizohet nga një dhimbje e qëndrueshme që nuk të lehtëson.Shtohet me lëvizjet e qafës ose kur teshtin apo kollitesh.Po kështu ka edhe shenja që janë të ngjashme me Migrenës si psh që acarohet nga zhurmat e mëdha,nga ambientet me ndriçim të lartë,të vjella apo një shikim të turbullt.Diferencimi bëhet nga mjeku specialist nëpërmjet testeve ekzaminuese të cilët ndihmojnë në arritjen e një përfundimi.Në rastet e dhimbjeve cervikogjene testet do të jenë pozitivë për qafën.
📍Çfarë ndodh nëse qafa nuk ju dhemb?
Edhe nëse qafa nuk ju dhemb apo nuk është e lënduar, ju mund të përjetoni përsëri dhimbje koke për shkak të qafës. Është e rëndësishme që të dini se vertebrat e qafës mund të mos shkaktojnë dhimbje kur janë në qetësi, por mund të jenë të ndjeshme ndaj prekjes ose shkaktojnë dhimbje gjatë lëvizjes.
Vertebrat e qafës që shkaktojnë dhimbje në qetësi janë shumë të ndjeshme ndaj prekjes dhe japin dhimbje ekstreme gjatë lëvizjes. Natyrisht, ky është rasti i një dhimbjeje koke shumë të fortë.
Nëse keni vuajtur prej dhimbjes së kokës ose migrenës për vite dhe nuk keni kryer ekzaminim të qafës, është e rekomandueshme të bëhet një kontroll i detajuar i qafës që është i domosdoshëm për të konfirmuar dhe trajtuar dhimbjen e kokës me burim qafën ose për të përjashtuar një çrregullim të qafës si shkak të dhimbjes së kokës.
📍Si mund t’ju ndihmojë fizioterapia?
Fizioterapia e qafës mund të ketë efekte të menjëhershme për lehtësimin e dhimbjes së kokës me burim qafën.Klinika jonë ka përvojën e duhur për trajtimin e dhimbjeve të kokës me burim shkaku qafën.
Ndjehuni të lirë të na kontaktoni dhe bëni një vizitë tek ne.
📲044 988 872