03/06/2025
Me kënaqësi ju informojmë se Eta Morina, Drejtoreshë Menaxhuese e Hidroing-DK, është zgjedhur anëtare e bordit të KDWV Kosovarisch-Deutsche Wirtschaftsvereinigung.
Njëkohësisht, urojmë Presidentin, Nënkryetarin, Thesaristin dhe të gjithë anëtarët e rinj të bordit të sapozgjedhur.
Jemi të bindur se përbërja e re e bordit do të vazhdojë të japë një kontribut të rëndësishëm në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Yll Dushi zgjedhet President i Bordit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK)
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka zgjedhur Bordin dhe Presidentin e ri të Bordit në Kuvendin e 14-të të Anëtarëve, ku morën pjesë afro 100 përfaqësues të bizneseve anëtare të organizatës.
Këto zgjedhje shënojnë një kapitull të ri për OEGJK-në, organizatë roli i së cilës vazhdon të jetë i rëndësishme në promovimin e bashkëpunimit ekonomik, zhvillimit dhe fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Gjermanisë dhe Kosovës.
Bordi i ri OEGJK-së tani ka përbërjen vijuese:
- Yll Dushi, President Bordi;
- Moritz Remé, Zv. President Bordi;
- Driton Hapçiu, Theasarist;
- Kristian Kabashi, Anëtar Bordi;
- Kushtrim Grainca, Anëtar Bordi;
- Aris Abdullahu, Anëtar Bordi;
- Eta Morina, Anëtare Bordi.
Presidenti i ri i Bordit, Yll Dushi, Drejtor Gjeneral i OneFor, me përvojë të gjatë pune në sektorin bankar dhe financiar, pas emërimit të tij, ai u shpreh:
“Jam i nderuar që jam zgjedhur President i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ky rol përfaqëson një mundësi të shkëlqyer për të thelluar edhe më tej bashkëpunimin ekonomik dhe investimet e ndërsjella mes Kosovës dhe Gjermanisë. Me padurim pres të bashkëpunoj ngushtë me anëtarët tanë, partnerët dhe institucionet për të mbështetur një mjedis biznesor dinamik dhe me vizion të qartë për të ardhmen”.
Gjatë Asamblesë, Drejtori Ekzekutiv i OEGJK-së, Besnik Vasolli, prezantoi objektivat dhe strategjitë e reja të organizatës si dhe theksoi rolin thelbësor të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare në thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, duke e cilësuar atë si një urë të besueshme që lidh vizionet strategjike të dy ekonomive.
Anëtarët e deritashëm të bordit u nderuan me mirënjohje për kontributin e tyre dy-vjeçar në arritjen e objektivave strategjike.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) ka rreth 200 anëtarë dhe është një organizatë që promovon bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin ndërmjet bizneseve gjermane dhe kosovare.