Balkan Sunflowers Kosova

Balkan Sunflowers Kosova Education, Health, Media, Advocacy, Culture, Diversity, and Peacebuilding in Kosovo/Kosova Balkan Sunflowers Kosova builds activist lives for social change.

We inspire and engage in community action for human rights and dignity, working in education, health, culture, citizenship, employment, and respect for diversity.

Sot u mbajt dita e dytë e trajnimit për stafin e BSFK në terren, me fokus imunizimin e fëmijëve 0–6 vjeç.Aktiviteti përf...
11/04/2026

Sot u mbajt dita e dytë e trajnimit për stafin e BSFK në terren, me fokus imunizimin e fëmijëve 0–6 vjeç.

Aktiviteti përfshiu rëndësinë e vaksinimit të rregullt, diskutime mbi mbulueshmërinë me vaksinim dhe sfidat në komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.

Gjithashtu u trajtua hezitimi ndaj vaksinimit dhe mënyrat efektive të komunikimit me komunitetet.

Projekti mbështetet nga Kosovo Programme me fonde të Gavi.
___

Today marked the second day of training for BSFK field staff, focused on the immunization of children aged 0–6 years.

The session covered the importance of routine vaccination, discussions on vaccination coverage, and challenges within Roma, Ashkali, and Egyptian communities.

Vaccine hesitancy and effective ways of communicating with the communitys were also addressed.

The project is supported by Unicef Kosovo Programme funding by Gavi.

Trajnim i stafit përgatitor për imunizim në 9 komuna të Kosovës.Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema kyçe, përfshirë p...
10/04/2026

Trajnim i stafit përgatitor për imunizim në 9 komuna të Kosovës.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan tema kyçe, përfshirë prezantimin e databazave, formatet e raportimit, si dhe politikat për mbrojtjen e fëmijëve dhe përdorimin e të dhënave personale.

Projekti mbështetet nga Unicef Kosovo Programme me fonde të Gavi.
——

Training of preparatory staff for immunization across 9 municipalities of Kosovo.

During this activity, key topics were addressed, including the presentation of databases, reporting formats, as well as policies on child protection and the use of personal data.

The project is supported by Unicef Kosovo Programme founded by Gavi.

Happy Roma international day! Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!Bahtalo 8 April!
08/04/2026

Happy Roma international day!

Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Romëve!

Bahtalo 8 April!

🌸🌼Gjatë javëve të kaluara, fëmijët në qendrat tona kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh të bukura dhe kreative, duke shë...
03/04/2026

🌸🌼Gjatë javëve të kaluara, fëmijët në qendrat tona kanë zhvilluar një sërë aktivitetesh të bukura dhe kreative, duke shënuar edhe Ditën e Pranverës me shumë energji, ngjyra dhe buzëqeshje 🌸🌼

Përmes lojërave, punëtorive dhe aktiviteteve edukative, ata patën mundësinë të mësojnë, të shprehen dhe të kalojnë kohë cilësore së bashku, duke forcuar ndjenjën e komunitetit dhe bashkëpunimit.

Shprehim mirënjohjen tonë të sinqertë për Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Jugend Eine Welt për mbështetjen e vazhdueshme, e cila na mundëson të ofrojmë këto aktivitete të rëndësishme për fëmijët tanë.
--
🌸🌼Over the past weeks, children in our centers have taken part in a variety of beautiful and creative activities, also celebrating Spring Day with lots of energy, colors, and smiles.

Through games, workshops, and educational activities, they had the opportunity to learn, express themselves, and spend quality time together, strengthening their sense of community and cooperation.

We sincerely thank Ministria e Arsimit dhe Shkencës and Jugend Eine Welt for their continuous support, which enables us to provide these important activities for our children.

🌱 Ligjëratë për ruajtjen e ambientit me fëmijët tanë!Sot, fëmijët e Qendrës sonë në Fushe Kosovë patën mundësinë të marr...
01/04/2026

🌱 Ligjëratë për ruajtjen e ambientit me fëmijët tanë!

Sot, fëmijët e Qendrës sonë në Fushe Kosovë patën mundësinë të marrin pjesë në një ligjëratë të veçantë mbi ruajtjen e ambientit, e organizuar nga UNMIK.

Faleminderit UNMIK - United Nations Mission in Kosovo për angazhimin dhe përvojën e vlefshme që u dhatë fëmijëve tanë, duke i frymëzuar të kujdesen për natyrën dhe të ndërgjegjësohen për mjedisin që na rrethon.


---

🌱 Environmental Awareness Workshop with Our Children!

Today, the children at our Center in Fushe Kosova had the opportunity to participate in a special lecture on environmental protection, organized by UNMIK.

We sincerely thank UNMIK - United Nations Mission in Kosovo for their commitment and for sharing valuable knowledge with our children, inspiring them to care for nature and become more aware of the environment around us.

Reagim për rastin e 5 vjeqarit….
18/03/2026

Reagim për rastin e 5 vjeqarit….

𝗥𝗘𝗔𝗚𝗜𝗠

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve - KOMF shpreh shqetësim të thellë lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 5 vjeçar nga Komuna e Lipjanit, i cili është sjellë në QKUK në gjendje kritike shëndetësore dhe psikologjike, si pasojë e dyshimeve për neglizhencë dhe keqtrajtim ekstrem nga prindërit.

Sipas të dhënave të institucioneve, kjo familje ishte rast i njohur për institucionet prej katër vitesh. Ky rast, edhe një herë, shfaq dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve dhe ngrit shqetësime serioze për funksionimin dhe reagimin në kohë të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e tyre.

Shteti ka obligim ligjor të jetë mburoja e parë e fëmijës kur familja dështon. KOMF kërkon hetim të plotë institucional, duke përfshirë hetimin e gjithë zinxhirit të institucioneve të përfshira në rast dhe marrjen e masave në përputhje me të gjeturat, duke siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi institucionale.

Ky rast ri konfirmon nevojën urgjente për reforma rrënjësore dhe investime të menjëhershme në sistemin e mbrojtjes sociale. KOMF kërkon fuqizimin e kapaciteteve përmes rritjes së numrit të punonjësve socialë dhe profileve të tjera profesionale në Qendrat për Punë Sociale, në mënyrë që asnjë rast të mos mbetet pa trajtimin e duhur.

Është jetike që institucionet të zhvillojnë programe të mirëfillta për fuqizimin e familjeve në krizë dhe të ofrojnë shërbime sociale e familjare që parandalojnë eskalimin e rasteve të tilla përpara se të jetë tepër vonë.

KOMF u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë. Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi kolektive. Çdo dyshim për dhunë, neglizhencë apo keqtrajtim sipas legjislacionit në fuqi duhet të raportohet menjëherë tek Policia e Kosovës apo Qendra për Punë Sociale. Raportimi në kohë, mund të jetë kufiri i vetëm që ndan jetën nga vdekja për një fëmijë në rrezik.

Në qendrat tona mësimore, fëmijët dhe të rinjtë mësojnë përmes lojërave, artit dhe aktiviteteve kulturore, duke u rritur...
16/03/2026

Në qendrat tona mësimore, fëmijët dhe të rinjtë mësojnë përmes lojërave, artit dhe aktiviteteve kulturore, duke u rritur bashkë dhe duke zbuluar diversitetin që na bën unikë!
---
At our learning centers, children and youth explore, learn, and grow through games, art, and cultural activities discovering diversity and building skills for a brighter future!
Thank you for your support Ministria e Arsimit dhe Shkencës and Jugend Eine Welt.

🌻Urime të veçanta për të gjitha gratë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas! "Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ng...
08/03/2026

🌻Urime të veçanta për të gjitha gratë në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas!

"Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, nga organizata, Balkan Sunflowers Kosova, dëshirojmë të shprehim respektin dhe admirimin tonë për të gjitha punonjëset e shkëlqyera që ndikojnë në komunitetin tonë me guxim, angazhim dhe zemër të madhe. Në këtë ditë të veçantë, ju falënderojmë për përkushtimin tuaj të pakursyer dhe kontributin e çmuar që sjellni çdo ditë në projektet dhe inicativat tona. Ju jeni burime frymëzimi dhe forcë motivuese për të gjithë ne.

Dhe në veçanti, në këtë ditë të veçantë të 8 Marsit, ju dëshirojmë festë dhe gëzim, siç meritoni! Faleminderit për punën tuaj të palodhur dhe për ndryshimet pozitive që sjellni në botën tonë. Ne jemi krenarë që kemi një ekip aq të përkushtuar dhe të talentuar.

Gëzuar Dita Ndërkombëtare të Gruas!" 🌹🌟🎉

__________

🌻A special congratulations to all women on International Women's Day!

"On the occasion of International Women's Day, from our organization, Balkan Sunflowers Kosova, would like to express our respect and admiration for all the outstanding female employees who influence our community with courage, dedication, and great heart. On this special day, we thank you for your unwavering commitment and invaluable contribution that you bring to our projects and initiatives every day. You are a source of inspiration and motivational force for all of us.

And especially, on this special day of March 8th, we wish you celebration and joy, as you deserve! Thank you for your tireless work and for the positive changes you bring to our world. We are proud to have such a dedicated and talented team.

Happy International Women's Day!" 🌹🌟🎉

Urime 17 shkurti dita Pavarsisë të Kosovës
17/02/2026

Urime 17 shkurti dita Pavarsisë të Kosovës

Urime 15 Shkurti dita e Ashkalive 🫶
15/02/2026

Urime 15 Shkurti dita e Ashkalive 🫶

🌻 Sot u mblodhëm me koordinatorët e qendrave tona për një takim/ trajnim koordinues plot energji dhe përkushtim. U njoft...
12/02/2026

🌻 Sot u mblodhëm me koordinatorët e qendrave tona për një takim/ trajnim koordinues plot energji dhe përkushtim.

U njoftuam me sistemin online të raportimit të MASHTI dhe forcuam njohuritë tona mbi rëndësinë e Child Protection Policy, duke vendosur edhe një herë në qendër sigurinë dhe mirëqenien e çdo fëmije.

Së bashku vazhdojmë të rritemi dhe të punojmë me përgjegjësi për fëmijët tanë. 💙
---
🌻Today we gathered with our center coordinators for a coordination meeting and training filled with energy and commitment.

We were introduced to the MASHTI online reporting system and strengthened our knowledge on the importance of the Child Protection Policy, once again placing the safety and well-being of every child at the center of our work.

Together, we continue to grow and work with responsibility for our children. 💙
Thanks for the support Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

🌱📚 Të mësosh duke zbuluar natyrënNë qendrën tonë mësimore, fëmijët po mësojnë për planetët dhe funksionin e tyre në sist...
29/01/2026

🌱📚 Të mësosh duke zbuluar natyrën
Në qendrën tonë mësimore, fëmijët po mësojnë për planetët dhe funksionin e tyre në sistemin diellor 🪐☀️
Përmes aktiviteteve interaktive dhe lojës, ata po zhvillojnë kureshtjen, imagjinatën dhe dashurinë për dijen. Të mësuarit bëhet më argëtues kur kombinohet me kreativitet dhe eksplorim! 💫✨
---
🌱📚 Learning by exploring nature
At our learning center, children are discovering the planets and their roles in the solar system 🪐☀️
Through interactive activities and play-based learning, they are developing curiosity, imagination, and a love for knowledge. Learning becomes more fun when it’s combined with creativity and exploration! 💫✨

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Balkan Sunflowers Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Balkan Sunflowers Kosova:

Share