21/05/2025
Nën drejtimin e mjekëve të mirënjohur të Departamentit të Kardiologjisë, si Dr. Edis Demiri, në United Hospital, spitali i përgjithshëm privat në Kosovë, të gjithë pacientët mund të kryejnë procedurën e koronarografisë me profesionalizëm dhe kujdes maksimal.
Zakonisht, sëmundja e arterieve koronare shfaqet në formë të dhëmbjes së gjoksit, lodhjes ose frymëzënies që vjen me sforcim fizik dhe kalon me pushim.
Një ndërhyrje e radhës e artierieve koronare/ stentim, me shumë profesionalizëm është realizuar nga Dr. Edis Demiri, i cili si çdo herë angazhohet të mbrojë shëndetin e secilit pacientë gjatë çdo ekzaminimi të nevojshëm.
Në vazhdim ju sjellim gjendjen para dhe pas intervenimit të radhës së Dr. Demirit. Në foton e parë shihet arteria e majtë e zemrës me ngushtim prej 98%, në pjesën fillestare të saj, dhe në foton e dytë shihet gjendja e arteries pas stentimit, i cili është bërë në të njejtën ndërhyrje-intervenim.
United Hospital, padyshim se vazhdon të jetë një qendër mjekësore e shkëlqyer dhe një shembull i kujdesit të personalizuar dhe të avancuar.
Pacientët që zgjedhin United Hospital mund të jenë të sigurt se do të marrin kujdesin më të mirë të mundshëm, të përshtatur sipas nevojave të tyre unike.
United Hospital- “Shëndeti juaj në duar të sigurta”
📞038 60 70 70/ 046 60 70 70
M2 Prishtinë-Ferizaj Km7, Pristina, Kosovo Pristina