16/04/2026
Dr. Zekije Shala Osmani është specialiste e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, e diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës, ndërsa specializimin e ka përfunduar në QKUK, në Klinikën e Gjinekologjisë.
Me përvojë shumëvjeçare në fushën e shëndetit të gruas, ajo ka punuar si mjeke e praktikës së përgjithshme dhe më pas si specialiste në Gjinekologji dhe Obstetrikë në IMP Obiliq.
Gjatë karrierës së saj, Dr. Zekije është angazhuar në edukimin shëndetësor dhe kujdesin profesional ndaj pacienteve, duke kontribuar vazhdimisht në avancimin e shërbimeve gjinekologjike.
Ajo ka marrë pjesë në shumë trajnime, konferenca dhe kongrese profesionale në fushën e gjinekologjisë, duke qëndruar gjithmonë në hap me zhvillimet më të fundit në këtë fushë.