
12/09/2025
Disa fakte të rëndësishme rreth Aronias:
-Frutat e aronias konsiderohen si ushqim funksional, duke mbrojtur shëndetin; ajo mbron nga arterioskleroza, sulmet në zemër, infarkti, sëmundjet degjenerative të sistemit nervor, dhe ngadalëson procesin e plakjes. Antocianinet nga aroniat ndihmojnë në tretmanin e shumë sëmundjeve me etiologji nga radikalet e lira: kanceri, kataraktet, sëmundjet inflamatore të sistemit osteoartikular si “reumatike”, Sëmundjet e Alzheimer-it dhe Parkinson-it”.
Efektet mjekësore të aronias janë të shumëfishta. Për shkak të përmbajtjes ekstreme me fitonutricientë, ajo përdoret me të madhe në hulumtime shkencore. Për këtë ka shumë punime shkencore të kohës së fundit, meqenëse si pemë është relativisht e re. Sidomos përmbajtja tejet e madhe e vitaminës C, antioksidanteve, tanineve, dhe polifenoleve tjera, e kanë bërë të pazëvendësueshme në trajtimin dhe parandalimin e kancerit.
Është interesante që frutat e saj janë përdorur në mënyrë masive gjatë dhe pas katastrofës në Çernobil, për të lehtësuar problemet shëndetësore të personave të rrezatuar; për të parandaluar kancerin. Kjo ka bërë që në disa shtete të regjistrohet si bimë mjekësore. Përveç kësaj, atje përdoret edhe si burim për prodhimin e vitaminës C.
Në bazë të të dhënave klinike në literaturën mjekësore, konsumimi i rregullt i aronias ka efektet vijuese në organizëm:
- Rritet imuniteti; Vitamina C dhe polifenolet pengojnë infeksionet bakteriale dhe virale si dhe shfaqjen e qelizave kanceroze, parandalon virozat dhe ndihmon shumë në infeksionet urinare (çaji i aronias). Aronia vret qelizat malinje.
- Zvogëlon sasinë e sheqerit në gjak
- Zvogëlon shtypjen e gjakut
- Zvogëlon nivelin e LDL, kolesterolit dhe triglicerideve; krahas lipostatineve (vit B2, B3,B5, B6), kështu pengon aterosklerozën dhe ngushtimin e enëve të gjakut
- Zvogëlon gjasat për infarkt të zemrës dhe shkurton kohën e shërimit pas atakut kardiak; duke normalizuar shtypjen e gjakut, duke zvogëluar yndyrat e këqija në gjak - kështu përmirësohet qarkullimi i gjakut
- Zvogëlon shtimin në peshë si përbërës i recetave dietale në obezitet.