19/09/2025
Uran Ismaili përsëri me propagandë!
Deklaron se “Spitali i Prishtinës duhet të jetë vetëm për prishtinasit, sepse ata qenkan të diskriminuar”.
❌ JO! Nuk është e vërtetë.
👉 Prishtinasit nuk janë të diskriminuar.
Të diskriminuar janë mijëra qytetarë të Republikës së Kosovës (përfshirë edhe prishtinasit), të cilëve u vështirësohet – e shpesh edhe bëhet e pamundur – qasja në shërbime terciare. Arsyeja? Infrastrukturë e kufizuar dhe mungesë e resurseve humane në QKUK, sepse aty trajtohen edhe raste që qetësisht mund të zgjidheshin në spitalet sekondare të Prishtinës.
📌 Nuk është hera e parë që Uran Ismaili mundohet ta shesë dështimin si sukses!
Kur ishte Ministër i Shëndetësisë:
• Në Repartin e Kardiologjisë Invazive kishte 15 shtretër me pajisje më të avancuara, të cilët u shfrytëzuan për raste elektive (pacientë relativisht të shëndoshë).
• Ndërkohë, në Njësinë Koronare – ku trajtoheshin pacientët më të rëndë (me infarkt, shok kardiogjen, insuficiencë kardiake, çrregullime malinje të ritmit etj.) –% e madhe e rasteve nuk kishin qasje në shtretër me monitorim bazik.
• Shumë pacientë me rrezik jete qëndronin në barela për ditë të tëra, vetëm pse shtretërit ishin të zënë nga pacientët elektivë që mbaheshin kot për të mos liruar vendet!
🫤 Ky është realiteti që nuk mund të fshihet me fjalë të bukura.