03/07/2025
3 gjëra që i bëjnë dhëmbët të duken të verdhë!
1️⃣ Përdorimi i pastave që përmbajnë Charcoal për një periudhë të gjatë kohore! Këto pasta janë abrazive dhe me kalimin e kohës dëmtojnë strukturën e zmaltit, i cili është natyralisht i bardhë. Si rezultat, dentina – që është natyralisht e verdhë – do të fillojë të reflektojë dhe dhëmbët do të duken më të verdhë! 🦷⚠️
2️⃣ Konsumimi i shpeshtë i pijeve dhe ushqimeve acidike, si limoni dhe uthulla, gjithashtu shkakton dëmtim të zmaltit, duke bërë që dhëmbët të marrin një ngjyrë më të verdhë. 🍋🥤
3️⃣ Konsumimi i erëzës ""Turmeric"" (shafran indian) në sasi të mëdha mund të njollosë dhëmbët, veçanërisht tek pacientët me mbushje dentare. Mbushjet njollosen më shpejt se dhëmbët natyralë, duke u bërë më të verdha me kalimin e kohës! 🟡🚫