Logopede - Urtina Baftiu

Logopede - Urtina Baftiu Logopedi mund të diagnostifikojë problemet në të folur dhe në bazë të terapisë mund të arrijë sukses në zgjedhjen e tyre.

Logopedia merret me komunikimin dhe zhvillimin gjuhësor.Edhe pse logopedia është shkencë e vjetër, në Kosovë pothuaj se fare pak dihet se ekziston kjo shkencë. Shumë prej prindërve të fëmijëve me pengesa në të folur nuk dinë fare se të folurit mund të korrigjohet dhe të flas drejte.

Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë ky vit i mbushur me gëzim dhe suksese! ✨🥂
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri! Qoftë ky vit i mbushur me gëzim dhe suksese! ✨🥂

10 vite që nuk numërohen me kohë… por me fjalët e para, me emocionet e mëdha, me përqafimet e vogla dhe buzëqeshjet që n...
06/08/2025

10 vite që nuk numërohen me kohë… por me fjalët e para, me emocionet e mëdha, me përqafimet e vogla dhe buzëqeshjet që nuk harrohen.

10 vite përkushtim, sfida, kujtime e suksese, falë fëmijëve që na besuan dhe prindërve që ecën bashkë me ne.

🌱 Ky nuk është thjesht një përvjetor.

Është një udhëtim që vazhdon çdo ditë, me më shumë dashuri, më shumë besim dhe më shumë zëra që na motivojnë të ecim përpara.

Ju faleminderit për besimin, për bashkëpunimin dhe për çdo moment të ndarë me ne. 💚

1. Artikulimi• Korrigjimi i shqiptimit të tingujve (p.sh. shqiptimi i gabuar i “r” “th” “sh”...)• Trajtimi i vonesës në ...
04/08/2025

1. Artikulimi
• Korrigjimi i shqiptimit të tingujve (p.sh. shqiptimi i gabuar i “r” “th” “sh”...)
• Trajtimi i vonesës në të folur tek fëmijët
• Ndihmë për të folurit e paqartë ose të ngatërruar
2. Gjuha (e folurit dhe e kuptuarit)
• Vonesë në zhvillimin gjuhësor (fjalori, ndërtimi i fjalive)
• Vështirësi në kuptimin e gjuhës (instruksione, pyetje etj.)
• Ndihmë për strukturën gramatikore dhe ndërtimin e fjalisë
3. Të folur rrjedhshëm (probleme me rrjedhën e të folurit)
• Trajtimi i belbëzimit
• Të folurit me shpejtësi ose ritëm jo të qëndrueshëm
4. Zëri
• Vështirësi me zërin (zë i ngjirur, i dobët, i lartë/jashtë kontrollit)
• Probleme me rezonancën e të folurit (si tek fëmijët me çarje qiellzore)
5. Gëlltitja dhe ushqyerja (terapia orofaciale miofunksionale)
• Trajtimi i çrregullimeve të gëlltitjes (si disfagia)
• Korrigjimi i zakoneve si shtyrja e gjuhës (tongue thrust), që ndikon në të folur dhe në zhvillimin dentar
6. Komunikimi alternativ dhe ndihmës
• Përdorimi i pajisjeve ose metodave të tjera për ata që nuk mund të flasin (komunikim me tabela, tableta, gjeste, etj.)
7. Probleme pas goditjeve në tru ose trauma të tjera
• Rehabilitimi i gjuhës dhe të folurit pas goditjeve në tru (stroke), traumave cerebrale, afazisë, dementisë, etj.

🔸Po afeohet 1 Shtatori dhe fëmiju juaj nuk mund të shqiptojë drejtë të gjitha shkronjat siç duhet ?🔸Ka shkronja që nuk s...
28/05/2025

🔸Po afeohet 1 Shtatori dhe fëmiju juaj nuk mund të shqiptojë drejtë të gjitha shkronjat siç duhet ?
🔸Ka shkronja që nuk shqipton dot apo i zëvëndëson me një
shkronjë tjetër ?
🔸Belbezon gjatë të folurit ?
🔸Ka turp të flasë para familjareve apo njerezve të ri ?

🔴 Për të gjitha këto ka një zgjidhje!

🔴Pas nje moshe të caktuar Crregullimet e të folurit bëhen më të vështira për t'u trajtuar dhe kërkojnë më shumë kohë

🔴Nderhyrja profesionale në moshën e duhur është thelbesore dhe mund të ndihmojë fëmijun në vetëm disa seanca logopedike!

21/05/2025

SI TA DINI SE FËMIJU JUAJ KA NEVOJË PËR LOGOPED ?

Në të shumtën e rasteve prindërit të cilët konstatojnë se të folurit e fëmijëve të tyre dallohet nga ajo e moshatarëve , ata fillojnë të interesohen se kur është koha e duhur për ta vizituar Logopedin.
1.Nëse fëmiu është me rrezik të caktuar (probleme gjatë shtatëzanisë,lindje të parakohëshme ose është vërtetuar ndonjë sëmundje gjatë lindjes )

2.Nëse nuk përgjigjet kur përmendet emri i tij/saj , nëse nuk ju kupton kur ju i drejtoheni.Nëse e vëreni se fëmiju reagon dobët ndaj zërave apo kur ka humbje në dëgjim.

3.Nëse nuk krijon kontakt të drejtpërdrejtë me sy , preferon të luaj vet dhe nuk dëshiron të shoqërohet me fëmijë tjerë.

4.Nëse ka mbushur 2 vjet dhe ende nuk flet ose flet vetëm disa fjalë.Nëse është mbi 2 vjet dhe ka një fjalorë të varfër.

5.Nëse procesi i të folurit zhvillohet shumë ngadalë dhe në mënyrë jo të rregullt, nëse numri i fjalëve është shumë i vogël në raport me moshën

6.Nëse posedon vështirësi në përqendrimin e vëmendjes/koncentrimit.Nëse gjatë periudhës kur fillon të folurit normal vjen deri te ndalimi apo humbja e aftësive të përfituara për komunikim.

7.Nëse e vëreni se zëri i fëmijut tingëllon sikur del nëpërmjet zgavrës së hundës.Nëse i shqipton në mënyrë jo te duhur apo fare nuk i shqipton shkronjat.

8.Nëse ka përsëritje të tingujve të parë apo gjatë artikulimit , ndërprerje gjatë të folurit , dridhje të zërit , frymëmarrje të çrregulluar apo vështërsi në ritmin.

Për gjdo lloj arsye që ndoshta nuk është përmendur dhe ju brengoseni se ndoshta fëmiju juaj është njëri ndër ta, duhet të drejtoheni për këshillë tek logopedi.

Për të gjitha vajzat e gratë përkrahëse, që frymëzojnë e fuqizojnë të tjerët ❤ ! Faleminderit që ekzistoni e jeni të til...
08/03/2025

Për të gjitha vajzat e gratë përkrahëse, që frymëzojnë e fuqizojnë të tjerët ❤ !

Faleminderit që ekzistoni e jeni të tilla!

Gëzuar 8 Marsi

🗣️ 6 Marsi - Dita Europiane e Logopedisë 🗣️Sot festojmë rolin e logopedëve dhe rëndësinë e komunikimit në jetën e çdo in...
06/03/2025

🗣️ 6 Marsi - Dita Europiane e Logopedisë 🗣️

Sot festojmë rolin e logopedëve dhe rëndësinë e komunikimit në jetën e çdo individi.
Faleminderit që na mundësoni të ndihmojmë ata që kanë nevojë të shprehin mendimet dhe ndjenjat e tyre.

💙 Çdo hap i vogël është një arritje e madhe! ✨

Gëzuar Vitin e Ri 2025!🎉Ju urojmë një vit te ri plot gëzim, shëndet dhe mbarësi!Faleminderit për besimin e dhënë klinikë...
31/12/2024

Gëzuar Vitin e Ri 2025!🎉

Ju urojmë një vit te ri plot gëzim, shëndet dhe mbarësi!
Faleminderit për besimin e dhënë klinikës tonë gjatë viteve 🥂!

22/12/2024

Check out Glam Radio’s video.

21/12/2024

Logopedët trajtojnë problemet me të folur, artikulimin dhe problemet tjera në mosha të ndryshme.Logopedia Urtina Baftiu tregon çka është vonesa në të folur, ...

28/11/2024
Furnizimet e reja kanë arritur në ordinancën tonë 📚
25/10/2024

Furnizimet e reja kanë arritur në ordinancën tonë 📚

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 13:00 - 20:00
Tuesday 09:00 - 20:00
Wednesday 13:00 - 20:00
Thursday 12:00 - 20:00
Friday 09:00 - 20:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Logopede - Urtina Baftiu posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Logopede - Urtina Baftiu:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram