Mjekësia Familjare

Mjekësia Familjare Këtu mund të gjeni informata për sëmundje të ndryshme në aspektin e Mbrojtjes Primare Shëndetësore - Mjekësi Familjare

08/01/2026

CEFTRIAXONI MOS TË PËRZIHET ME TRETJE RINGERI

Ceftriaksoni nuk duhet të hollohet ose përzihet me tretësira që përmbajnë kalcium, përfshirë laktatin e Ringer-it. Kombinimi mund të çojë në formimin e precipitateve, të cilat mund të jenë të dëmshme nëse administrohen. Në përgjithësi rekomandohet të përdorni tretësira fiziologjike ose dekstrozë për hollimin e ceftriaksonit. Gjithmonë konsultohuni me një profesionist të kujdesit shëndetësor ose referojuni udhëzimeve specifike të produktit për praktikat më të përshtatshme.

22/09/2025

❌ Mos i thirrni mjekët në numrin e tyre privat!
Orari i punës nuk është 24 orë në 7 ditë.

Pas orarit zyrtar, ditëve të pushimit dhe pas kujdestarisë, mjekët kanë të drejtë të jenë prindër, bashkëshortë, të pushojnë, të rikuperohen.

📌 Telefonatat private jashtë orarit nuk janë urgjencë, janë keqpërdorim i besimit dhe i profesionit të tyre.
Për çdo rast urgjent ekziston urgjenca mjekësore, QKMF-ja dhe shërbimet spitalore.

👉 Respekto mjekun, që nesër ai të ketë forcë të të shpëtojë jetën.

19/08/2025

✂️ Kur prerja e flokëve kushton më shumë se kontrolla mjekësore…

Nëse një prerje flokësh kushton 5€ dhe vizita te vetëm 1€, mos u çudit që njerëzit vërshojnë në kujdestari në dhe edhe për gjëra banale dhe madje edhe tepër banale.

Rezultati?

•Radhë të gjata për ata që kanë vërtet nevojë.

•Mjekë e infermierë të lodhur me “urgjenca” që nuk janë urgjenca dhe nga emergjenca që nuk janë emergjenca.

•Sistemi shëndetësor i shfrytëzuar si "qethje flokësh falas për shëndetin e kokës".

E gjithë kjo ndodh sepse mjeku është bërë më i lirë se berberi. Dhe kur nuk e vlerëson shërbimin, e ke më të lehtë ta abuzosh.

Një , një e lehtë, një koke – të gjitha drejtpërdrejt në emergjencë. Pse? Sepse është më lirë se një kafe, ose se një qethje flokësh te berberi dhe atë “pa termin”.

Por çdo herë që shkon aty kot, po merr kohën dhe resurset nga një pacient që mund të jetë në rrezik jete.

nuk është shaka dhe mjeku nuk është berber!

Epiglotiti akut
19/06/2025

Epiglotiti akut

Hipertiroidizmi/Hipotiroidizmi
19/06/2025

Hipertiroidizmi/Hipotiroidizmi

17/06/2025

INFUZIONOMANIA KOSOVARE

Temperaturat e larta gjatë verës shpesh kontribuojnë në infeksione akute të zorrëve të shkaktuara nga konsumimi i ushqimeve që prishen lehtë. Këto temperatura të larta janë jashtëzakonisht të favorshme për rritjen dhe shumimin e baktereve dhe viruseve në ushqim. Infeksionet kanë karakter kryesisht sporadik dhe rrallë kanë karakter epidemik.

Infeksionet virusale verore zakonisht shfaqen në një formë të lehtë, siç është “gripi i stomakut”. Shkaktarët më të shpeshtë janë nga familja e enteroviruseve, ndër të cilët kryesori është i ashtuquajturi rotavirus. Rruga e infeksionit është fekalo-orale, që do të thotë se vjen nga jashtë përmes ushqimit dhe ujit të kontaminuar, si dhe për shkak të higjienës së dobët të duarve. Inkubacioni (momenti i kontaktit me virusin e deri te shfaqja e simptomave) zgjatë 1 deri 2 ditë dhe pas kësaj fillojnë ankesat e para që përcillen me dhimbje të barkut, të cilat janë të mprehta, shpuese dhe difuze, tugë (nauze), vjellje, diarre ujore pa mukus dhe gjak, mesatarisht 4 deri 8 barkqitje. Pacientët ankohen gjithashtu për një lodhje të lehtë që është simptomë e dukshme si dhe një ngritje të lehtë të temperaturës.

Vitet e fundit, për shkak të dinamikës së jetës moderne, shumë njerëz kërkojnë të përfshijnë futjen e lëngjeve vitaminoze (terapinë me infuzion) në stilin e tyre të jetesës, duke e përdorur atë si një mënyrë për të përmirësuar shëndetin e tyre, për të rritur nivelet e energjisë dhe për t'u rikuperuar nga stresi fizik dhe mendor.
Infuzioni për "shërim të shpejtë" është bërë pjesë e shërbimeve moderne mjekësore, duke e banalizuar rëndësinë e tij terapeutike, pasi ofrohet kundër stresit dhe lodhjes, për një "disponim më të mirë" dhe “për të më forcuar” siç e kanë zakon të thonë pacientët.

Edhe pse kjo lloj terapie në fakt është e rezervuar për gjendje të rënda mjekësore, duket se në Kosovë, Shqipëri, por edhe disa vende tjera të Ballkanit, është hy në modë të bësh një infuzion edhe për arsye banale si lodhja, ftohja ose thjesht për tu “rimbushur” me më shumë energji.

Në të gjitha Qendrat e Mjekësisë Familjare, mjekët dhe stafi tjetër mjekësor, për çdo ditë ballafaqohen me pacientë të tillë të cilët i sugjerojnë mjekut të ju përshkruaj terapi infuzive ende pa filluar anamneza (marrja e të dhënave të pacientit), të cilët me ngulm kërkojnë infuzione me arsyetime të llojllojshme si: “jam shumë i/e lodhur”, “kam humbur vitaminat”, “nesër më duhet të punoj më shumë”, “nesër kemi dasëm, ndoshta infuzioni më forcon” etj. Më e keqja është që kur pas kontrollës mjekësore, mjeku ju shpjegon se nuk kanë nevojë për infuzion dhe i alarmon për efektet anësore të tyre, nuk i besojnë dhe hidhërohen. E konsiderojnë infuzionin si “ELIKSIR” – ilaç që i shëron të gjitha sëmundjet.

Duhet kuptuar se infuzioni nuk është metodë mjekësore e padëmshme, pasi mund të shoqërohet me shumë ndërlikime, si gjakderdhje pas terapisë intravenoze, mbyllje të venës për shkak të formimit të trombit ose edhe një emboli mushkërore, për shkak të një mpiksjeje ose ajri në venë. Nuk mund të përjashtohen as infeksionet si dhe alergjitë ndaj ilaçit të administruar ose substancës tjetër që mund të përcillen me shok anafilaktik dhe rezultat fatal.

Infuzioni mund të përshkruhet vetëm nga MJEKU e JO nga PACIENTI! Mjeku VENDOSË kur juve (si pacientë) duhet të ju injektohen lëngje në organizimin tuaj.
Infuzionet e vitaminave zakonisht përshkruhen kur ka mungesë të lëndëve ushqyese në trup dhe suplementet orale nuk janë të mjaftueshme. Mund të përshkruhen gjithashtu edhe gjatë disa gjendjeve të caktuara, siç janë dehidratimi, infeksionet virale ose bakteriale, imuniteti i dobët, etj.
Prandaj, para përdorimit të infuzioneve me vitamina, duhet të flisni me mjekun tuaj dhe të vlerësoni me kujdes përfitimet dhe rreziqet e kësaj terapie.
Procesi i infuzionit mund të kryhet vetëm nga një person mjekësor profesionist, d.m.th nga mjeku, infermieri ose tekniku medicinal.
, Kodi Mjekësor,

16/12/2022

DISA NGA ARSYET NË FAVOR TË GJIDHËNIES

- Vlera ushqyese e qumështit të nënës
Përbërja ideale "e programuar" për rritjen optimale të fëmijës, e përshtatur me nivelin e pjekurisë së fëmijës.

- Efekti mbrojtës në shëndetin e fëmijës dhe nënës
Mbrojtja në kuptimin më të gjërë, përshtatja më e mirë e përgjigjjeve fiziologjike ndaj stresit ose stimujve të tjerë.

- Mirëqenia psikosociale për nënën dhe fëmijën
Inkurajimi i lidhjes emocionale midis nënës dhe fëmijës dhe një bazë e mirë e stabilitetit psikologjik.

- Prakticiteti
Ushqim gjithmonë i disponueshëm pa përgatitje të veçantë, temperaturë ideale, përbërje dhe karakteristika mikrobiologjike.

- Arsyet ekonomike
Mënyra më e lirë e të ushqyerit për individin/familjen dhe shoqërinë në tërësi.

Disa shenja të mungesës së vitaminës DÇfarë është mungesa e vitaminës D?Mungesa e vitaminës D do të thotë që ju nuk keni...
22/11/2022

Disa shenja të mungesës së vitaminës D

Çfarë është mungesa e vitaminës D?

Mungesa e vitaminës D do të thotë që ju nuk keni mjaftueshëm vitaminë D në organizmin tuaj. Mungesa e saj kryesisht shkakton probleme me kockat dhe muskujt tuaj.

Vitamina D është një vitaminë thelbësore që organizmi i jonë e shfrytëzon për zhvillimin dhe mirëmbajtjen normale të kockave. Vitamina D gjithashtu luan një rol në sistemin nervor, sistemin muskuloskeletor dhe sistemin imunitar.

Vitaminë D mund të sintetizojmë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë:

- Ekspozimin ndaj diellit në lëkurën tonë (megjithatë, njerëzit me lëkurë më të errët dhe njerëzit e moshuar mund të mos marrin mjaftueshëm vitaminë D përmes dritës së diellit. Vendndodhja jonë gjeografike mund të parandalojë gjithashtu ekspozimin e duhur të vitaminës D përmes dritës së diellit).
- Nëpërmjet ushqimit që hamë.
- Përmes suplementeve ushqimore.
Pavarësisht nga të gjitha këto metoda për të marrë vitaminën D, mungesa e vitaminës D është një problem i zakonshëm në mbarë botën.
Ka disa ushqime që në mënyrë natyrale përmbajnë vitaminë D, duke përfshirë:

Peshku si salmoni, toni dhe makereli, sardelet, trofta, mëlçia e viçit, kërpudhat, e verdha e vezës, vaji i mëlçisë së merlucit.

Shtatzënia dhe barërat (këshilla për shtatzëna)Prezantimi:Marrja e disa barërave gjatë shtatzënisë ndonjëherë është e ne...
06/10/2022

Shtatzënia dhe barërat (këshilla për shtatzëna)

Prezantimi:

Marrja e disa barërave gjatë shtatzënisë ndonjëherë është e nevojshme. Megjithatë, kur një shtatzënë ka ndonjë problem shëndetësor, ajo mund të pyesë veten nëse ilaçi që dëshiron të marrë është apo jo i sigurt, veçanërisht kur ai problem shëndetësor është i përkohshëm (p.sh. dhimbje koke, ftohje, grip, etj.). Kur trajtimi është i nevojshëm, ja çfarë duhet të keni parasysh:
- Gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të merrni ndonjë medikament. Disa barëra mund të mos jenë të përshtatshme për shtatzëni ose mund të ketë nevojë të rregullohet doza.
- Informoni mjekun tuaj gjatë vizitës së parë për çdo ilaq që merrni rregullisht dhe për çdo gjendje kronike që mund të keni, në mënyrë që mjeku të ju përshkruaj barëra të përshtatshme për gratë shtatzëna.
- Informoni mjekun, infermierin ose farmacistin që jeni shtatzënë para se të merrni ndonjë medikament.
- Përdorni sasinë minimale të mundshme të barërave ose suplementeve pa recetë, duke përfshirë analgjezikët dhe antipiretikët (p.sh. Paracetamol) dhe shmangni trajtimet stomatologjike ,duke përfshirë anestetikët lokalë dhe disa vaksina (p.sh. vaksinat kundër tetanosit, vaksinat kundër gripit) dhe terapitë zëvendësuese të nikotinës.

Efekti i barërave në fetus:

Çdo medikament i marrë nga nëna do të arrijë tek fetusi përmes placentës, organ ky i cili i siguron frytit ushqimin dhe oksigjenin, të nevojshëm për rritjen e tij.
Barërat e marra pa u konsultuar me mjekun mund të:
- Arrijnë direkt tek fetusi, duke shkaktuar probleme në rritjen, zhvillimin fizik dhe mendor apo edhe vdekje të fetusit. fizike dhe
zhvillimi mendor, apo edhe vdekja
- Ndryshojnë funksionin e placentës dhe shpesh mund të ngushtojnë enët e gjakut të saj,
duke shkaktuar kështu në çrregullim të furnizimit me oksigjen dhe lëndë ushqyese për fetusin
- Shkaktojnë kontraktime të muskujve të mitrës, duke i bërë presion fetusit ose edhe mund të rezulton një lindje të parakohshme.

Frika nga marrja e barërave

Nuk është e sigurt nëse ndaloni marrjen e ndonjë bari pa u konsultuar me mjekun. Ndërprerja e marrjes së çdo ilaçi papritur mund të rezultoj në dëm si për nënën ashtu edhe për fetusin
rezultojnë në dëm për nënën dhe fetusin (p.sh. ndërprerja e barërave të presionit të gjakut pa u konsultuar me mjekun mund të provokoj toksemi të shtatzënisë).

Efekti i medikamenteve gjatë fazave të ndryshme të shtatzënisë:

- Tremujori i parë:

Gjatë kësaj periudhe, fetusi dhe organet janë duke u formuar. Rastet e anomalive të fetusit
shfaqen shpesh në këtë fazë, kështu që preferohet të mos merrni asnjë ilaç përveç atyre të provuara se janë të sigurta për gratë shtatzëna.

- Tremujori i dytë:

Organet e fetusit janë ende në zhvillim në këtë fazë, por kjo periudhë konsiderohet më pak e rrezikshme se tremujori i parë.

- Tremujori i tretë:

Gjatë kësaj faze, shumica e organeve të fetusit janë formuar përveç trurit dhe organet riprodhuese. Prandaj, duhet treguar shumë kujdes për të shmangur gëlltitjen e çdo gjëje që mund të ndikojë në nivelet e hormoneve. Shmangni konsumimin e çdo gjëje që mund të shkaktojë probleme cerebrale (p.sh. narkotikë ose barna psikiatrike).

Cilat lloje të barnave janë të sigurta për t'u përdorur gjatë shtatzënisë?

- Suplementet ushqimore:

Gratë shtatzëna shpesh kanë nevojë për suplemente ushqimore për të kompensuar mungesat që vijnë nga deficienca e ushqimit të pasur me lëndë ushqyese dhe për të garantuar që fetusi mund të rritet shëndetshëm. Ato shpesh përshkruhen nga një mjek në fillim të një shtatzënie.

- Medikamente për sëmundjet kronike:

Sëmundjet kronike (p.sh. astma, diabeti, presioni i gjakut) duhet të trajtohen dhe të kontrollohen. Mjeku duhet të ju përshkruaj trajtimin e duhur.

- Analgjezikët:

Përdorimi i qetësuesve të dhimbjeve (p.sh. Paracetamolit) konsiderohet i sigurt për sa kohë që është konsultuar me një mjek.

- Barna kundër të përzierave/të vjellave:

Vitamina B6 konsiderohet një mënyrë e sigurt dhe efektive për trajtimin e të përzierave dhe të vjellave gjatë tremujorit të parë.

- Antibiotikët:

Disa antibiotikë nga familjet e Penicilinës, Cefalosporinave dhe Azitromicinës konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë.

Imunizimi gjatë shtatzënisë:

Gjatë shtatzënisë, vaksinat që përmbajnë viruse të gjalla duhet të shmangen (p.sh. vaksina e rubeolës). Megjithatë, vaksinat sezonale dhe vaksinat për rritjen e imunitetit (p.sh. vaksinat kundër gripit) konsiderohen të sigurta gjatë shtatzënisë. Për më tepër, shtatzënat duhet të marrin një vaksinë gripi gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzënisë për tu mbrojtur nga infeksionet, veçanërisht gjatë sezonit të gripit. Vaksinat kundër tetanosit janë gjithashtu të rëndësishme pasi mbrojnë nënën dhe foshnjën gjatë lindjes. Kjo vaksinë redukton rrezikun që foshnja të zhvillojë tetanos nëse infektohet nga shkaktari gjatë lindjes midis javës së 27-të dhe 36-të të shtatzënisë.

Banjot me kripë

Disa kripëra të banjës mund të përmbajnë kimikate që relaksojnë dhe dekompresojnë muskujt të cilët mund të nxisin abortin e fetusit ose lindje të parakohshme. Disa të tjera mund të përmbajnë produkte që mund të ngushtojnë enët e gjakut duke kufizuar kështu oksigjenin dhe ushqimin që arrin te fetusi.

Opoidet dhe lehtësuesit e dhimbjeve dhe analgjezikët:

Lehtësuesit e dhimbjeve përdoren gjatë shtatzënisë për të reduktuar dhimbjen (p.sh. morfina). Megjithatë, ato gjithashtu krijojnë një efekt shumë të fortë analgjezik dhe abuzimi i tyre mund të çojë në varësi. Këto barna mund të kalojnë lehtësisht përmes placentës tek fetusi.
Simptomat e abstinencës mund të shihen 6 orë deri në 8 ditë pas lindjes për të dyja nënën dhe foshnjen. Ndërsa përdorimi i opioideve të përshkruara rrallë çon në defekte të lindura, përdorimi i tyre gjatë lindjes mund të ndikojë te fetusi dhe të dëmtojë aftësinë e foshnjës për të marrë frymë pas lindjes. Megjithatë, nëse ato janë të domosdoshme gjatë lindjes, duhet të administrohet doza minimale. Përdorimi i opioideve të tjera të paligjshme (p.sh. Heroinës) rrit rrezikun e komplikimeve gjatë shtatzënisë (p.sh. aborti, lindja e parakohshme, foshnjat të vogla ose të pazhvilluara).

Alkooli dhe shtatzënia:

Pirja e alkoolit gjatë shtatzënisë është shkaku kryesor i defekteve të lindjes (p.sh. keqformimi i tipareve të fytyrës, kokë e vogël, truri i pazhvilluar, paaftësia mendore, zemra jo e zhvilluar). Nëse defektet e lindura nuk janë të dukshme, mund të shfaqen çrregullime të sjelljes (p.sh. sjellja agresive, ADHD). Më tutje, alkooli rritë rrezikun nga aborti spontan dhe i porsalinduri shpesh është nën peshë. Ekziston gjithashtu një rrezik nga vdekja në mesin e këtyre foshnjeve menjëherë pas lindjes.

12/07/2022

IDIOT sindroma një sfidë e madhe për mjekët

Sindroma IDIOT tek njerëzit është bërë një sfidë e madhe për mjekët në trajtimin e pacientëve të arsimuar.
Sindroma e trajtimit obstruktiv nga informacioni i rrjedhur nga interneti (anglisht "The Internet Derived Information Obstructing Treatment" - IDIOT Syndrome) është kur njerëzit besojnë verbërisht informacionin mjekësor të disponueshëm në internet dhe papritmas ndalojnë trajtimin e tyre. Pacientët aksesojnë informacionin kyç në lidhje me sëmundjet e tyre në internet dhe presin ndihmë shtesë.
Kjo dukuri vërehet edhe te ne në Kosovë, ku pacientët lexojnë postime, madje edhe komente nga faqe joshkencore të ndryshme e të çasshme të internetit, në lidhje me sëmundjen e tyre e pastaj ata vetë rrisin/zvogëlojnë dozën e barit ose edhe ndërprejnë, siç e kemi pasur një rast te një pacient me diabet, i cili duke iu besuar "informatave" nga një mjek popullor në internet se gjoja një lloj rrënje e një bime e "zbret" sheqerin në gjak, vullnetarisht ka ndërprerë barërat dhe ka filluar mjekimin me atë bimë. Shumë shpejtë ky pacient ka përfunduar në Emergjencë, por për fat të mirë ka shpëtuar. Tani ai merr këshilla vetëm nga mjeku i tij. Prandaj, pacientë të dashur, keni kujdes ku merrni informata dhe për çdo pyetje drejtohuni ekspertit - mjekut tuaj!

Pityriasis versicolorPityriasis versicolor është një infeksion sipërfaqësor kërpudhor i lëkurës (që zakonisht shfaqet në...
07/11/2021

Pityriasis versicolor

Pityriasis versicolor është një infeksion sipërfaqësor kërpudhor i lëkurës (që zakonisht shfaqet në trungun e sipërm trupor) shkaktar i së cilës është Malassezia furfur dhe globosa. Emri i vjetër, tinea versicolor, është i papërshtatshëm, sepse nuk bëhet fjalë për një infeksion me dermatofite. Shfaqet në mbarë botën, por më e shpeshtë është në vendet me klimë tropikale dhe subtropikale.

Karakterizohet me dy veçori:
- 1 njolla kafe të kuqërremta, pakëz të luspuara sidomos në pjesët e sipërme të trungut trupor,
- zona të hipopigmentuara të cilat nuk nxihen.
Termi "versicolor" i referohet ndryshueshmërisë së ngjyrave.

VEÇORITË KLINIKE

• Kryesisht atakon të rinjtë dhe personat e moshës së mesme
• pigmentime ngjyrë kafeje në lëkurë të bardhë ose të bardhë në lëkurë të zeshkët (shih figurën 1)
• Shpërndarja e pigmentimeve (shih figurën 2)
• Njollat mund të bashkohen njëra me tjetrën
• Mund të përfshijë qafën, pjesën e sipërme të krahëve, fytyrën dhe ijet
• Luspimi i lehtë kur gërvishtet shpërfaqë një infeksion aktiv
• Luspat e hequra nga kruarja nën mikroskop, karakterizohen me hife të shkurtra të rrëgjuara me spore
• përsëritet shpesh, sidomos gjatë verës.

DIAGNOZA DIFERENCIALE

Dermatiti seborrhoeik i trungut (është më eritematoz (skuqur)),
Pityriasis rosea, vitiligo, pityriasis alba (prekun fytyrën).

TRAJTIMI

Sulfid seleniumi (shampo Selsun Yellow) (shih foton më poshtë)
Lani zonën e afektuar, duke e lënë të veprojë për 5-10 minuta, pastaj shpërlani. Përsëriteni këtë çdo ditë për 2 javë (gjatë natës), pastaj çdo të dytën ditë për 2 javë, pastaj çdo muaj për 12 muaj. Lani kokën me shampon dy herë në javë

dhe/ose

tretësirë ekonazol 1% në lëkurë të lagur, lëreni gjatë natës, për 3 netë

ose

shampon mikonazol ose ketokonazol, një herë në ditë për 10 minuta dhe shpërlani, për 10 ditë

ose

Krem terbinafine 1% dy herë në ditë për 2 javë

ose

tretësirë tiosulfat natriumi 25%, 2 herë, për 4 javë (shpërlani pas 10 minutash)

ose (për probleme të vazhdueshme ose të përsëritura)

ketokonazol 200 mg në ditë, per os, për 7-10 ditë ose
400 mg dozë, per os, dozë e vetme

ose

itrakonazol 200 mg një herë në ditë, per os, për 5 ditë ose
një herë në 30 deri në 90 ditë

(per os = nëpërmjet gojës)

Shënim:

• Ketokonazoli mund të jetë hepatotoksik. Gjithmonë kryeni fillimisht LFT (testin e funksionit të mëlçisë). Të mos përdoret gjatë!
• Paralajmëroni pacientët se njollat e bardha kërkojnë një kohë të gjatë për t'u zhdukur.

06/06/2021

Address

Pristina

Opening Hours

Monday 13:00 - 23:00
Tuesday 13:00 - 23:00
Wednesday 13:00 - 23:00
Thursday 13:00 - 23:00
Friday 13:00 - 23:00
Saturday 18:00 - 20:00
Sunday 18:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Mjekësia Familjare posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram