Grupi Ndihmës - Psikoterapi

Grupi Ndihmës - Psikoterapi Grupi Ndihmës ofron shërbime Psikoterapeutike Individuale dhe Grupore!

Seanca psikoterapie në grup
11/11/2020

Seanca psikoterapie në grup

Lugina Summer School 2019.
24/06/2020

Lugina Summer School 2019.

Një aktivitet në bashkpunim me Qendrën ERA në Preshevë.
24/06/2020

Një aktivitet në bashkpunim me Qendrën ERA në Preshevë.

Terapia në grup i ndihmon individët të zhvillojnë aftësi komunikimi dhe aftësi shoqërizimi, dhe lejon klientët të mësojn...
12/12/2019

Terapia në grup i ndihmon individët të zhvillojnë aftësi komunikimi dhe aftësi shoqërizimi, dhe lejon klientët të mësojnë se si të shprehin çështjet e tyre dhe të pranojnë kritikat nga të tjerët. Terapia në grup lejon individët të zhvillojnë vetë-vetëdijen duke dëgjuar të tjerët me çështje të ngjashme.

Ju jemi pranë individualisht, personalisht dhe sidomos profesionalisht.
27/11/2019

Ju jemi pranë individualisht, personalisht dhe sidomos profesionalisht.

Shprehje e gatishmërisë për ndihmë dhe përkrahjes sonë për ju

Të nderuar kolegë, psikoterapeut, psikolog, bashkëkombas, Shoqata Shqiptare për Psikoterapi, Urdhri i Psikologut në Republikën e Shqipërisë dhe të gjithë ju që po kaloni këto çaste tmerri si rezultat i një tragjedie natyrore, e ndodhur pa vullnetin tonë.

Na lejoni që përmes kësaj letre si fillim të shprehim gatishmërinë tonë për t'u gjendur pranë jush në këto çaste të vështira që jeni duke kaluar. Si psikoterapeut ne besojmë se të gjithë kanë aftësinë të shërohen dhe të tejkalojnë sfidat përmes ndërveprimit me njëri tjetrin. Prandaj , ndërsa kalojmë në ngjarjet ditore, ne shpesh ballafaqohemi me sfida të ndryshme si kuptimi i përvojave tona të së kaluarës, përpunimi i situatave tona aktuale, planifikimi për të ardhmen ose të gjitha.

Qëllimi ynë kryesor është të përpiqemi për të përsosur ndihmën tonë për të tjerët, në ndjekjen e jetës sonë të përditshme për të arritur të përmbushim potencialet tona. Shumë shpesh, ne sfidohemi të pranojmë të kaluarën tonë, të mësojmë të përballojmë të tashmen dhe / ose planifikimin për të ardhmen. Ne besojmë se të gjithë kanë aftësinë të shërohen dhe të rriten përmes ndërveprimit dhe përkrahjes ndërvepruese. Misioni ynë është të ndihmojmë ata që janë në komunitetin tonë të arrijnë jetën dhe qëllimet që dëshirojnë.

Prandaj na lejoni që përpos ndjeshmërisë dhe sfidës që po kalojmë së bashku dhe gjithsesi lutjeve tona që kjo sprovë të kalojë e mos të përsëritet, të ju njoftojmë se ju jemi pranë individualisht, personalisht dhe sidomos profesionalisht.

Me respekt, dashuri dhe sinqeritet për ju

Shoqata e Psikoterapeutëve të Kosovës

Si të bëjmë zhvillim personal, që ta marrim vetën nën kujdesje?!Ku do të donit të ish*t në 5 apo 10 vjet? A keni një pla...
11/11/2019

Si të bëjmë zhvillim personal, që ta marrim vetën nën kujdesje?!

Ku do të donit të ish*t në 5 apo 10 vjet? A keni një plan?

Ky postim është për këdo që do të dëshironte të ndalet duke menduar për mënyrën se si do ta shtyjnë përpara karrierën e vete, do të përshtaten dhe do të marrin atë çertifikim që kanë nevojë dhe do të fillojnë të planifikojnë se si do t'i bëjnë gjërat në të vërtetë. Mos u shqetësoni - është më e lehtë se sa mendoni, ju nevojitet vetëm një Plan Zhvillimi Personal.

Cila është ajo gjë? Më poshtë është një mjet super i dobishëm për vendosjen e qëllimeve tuaja, duke renditur hap pas hapi se si mund ta bëni atë të vërtetë dhe t'ju ndihmojnë të mbani gjurmët e gjithçkaje. Ajo punon për qëllime afatgjata dhe afatshkurtra, kështu që ju mund të vendosni disa gjëra të lehta së bashku me ato të mëdha, të vështira për t'u arritur (dhe të kesh një përzierje të atyre që do të bëjnë më të motivuar, kur të kaloni gjithçka që keni përfunduar çdo herë pas here).

Çfarë ju duhet është një fletë pune e thjeshtë, një filxhan çaj dhe 30 - 40 minuta për ta përfunduar atë:

Plan Zhvillimi Personal

Përdoreni këtë fletë pune të ndihmoni vetën: në karrier, shëndet, aftësim, apo edukim, gjithçka që ndoshta ka raste se keni planifikuar të ndërmerrni në ndonjë kohë, por se asnjëherë nuk ka ndodhur. Fokusohuni, mendoni së qfrë do të doni të shënoni në atë plan dhe qëafr do të dëshironi të vepronit.

Cili është qëllimi im?

Pse dua ta bëjë atë?

Si do të ja arri ta bëjë atë?

Si do ta bëjë saktësisht?

Çfarë do të llogariti si sukses?

Çfarë më duhet të kujtoj për?

Në çka jam më i mirë?

Në çka do të doja të përmirësohem?

Çka do të doja të mësoja më shumë për?

Çfarë aftësish do të doja të kamë?

Pasi të keni vendosur qëllimet dhe keni mbushur çdo pjesë, vendosni fletën e punës në një vend të dukshëm dhe rimbusheni atë me informata rregullisht. Ju definitivishtë do të jeni në gjendje të arrini të gjitha qëllimet tuaja nëse vazhdoni të përfundoni rregullisht detyrën tuaj dhe të kompletoni gjitha hapat tuaj!

Filloni që nga fillimi. Çfarë do të dëshironit që jeta juaj të jetë në një vit? Çfarë lloj pune do të donit? Si do të dëshironit të ndihesh*t? Çfarë lloj ndryshimesh do të donit të bënit? Kur të keni një vizion disi të qartë se ku do të dëshironit që jeta juaj të shkojë, provoni dhe mendoni se çfarë duhet bërë për ta bërë atë të ndodhë dhe ta tërheqë atë drejt qëllimeve specifike.

A keni nevojë të gjeni një punë të re, të merrni një kualifikim të ri ose të filloni një projekt të pavarur? Çfarë do të donit të arrini?

Gjithmonë shkruani pse doni të bëni diçka - nëse keni ndonjë arsye dhe ju kujtoheni për atë kohë pas kohe, motivimi juaj do të zgjasë më gjatë.

Gjithashtu, caktoni një afat të qartë për përfundimin e secilës prej qëllimeve tuaja. Është vetëm për ju dhe ju duhet ta përdorni atë për referencë - a do të arrini të plotësoni gjithçka në kohë?

Çdo gjë që dëshironi të bëni mund të ndahet në copa më të vogla. Pra, doni të ndryshoni një punë? Ju duhet të përgatisni një CV, të gjeni një punë që ju pëlqen, dërgoni aplikacione, intervistë. Ju dëshironi të merrni një çertifikatë instruktor komunikacioni apo tjetër profesioni. Ju duhet të gjeni një kurs që do të ju japë kualifikime, të merrni pjesë, të kaloni provimin. Vendosni gjithçka në copa të vogla, të arritshme që mund të kaloni kur i plotësoni - lehtë si kjo!

Ju gjithmonë duhet të dini se çfarë saktësisht është ajo që ju dëshironi. A doni thjesht të shkoni në një qytet tjetër, apo doni të gjeni një banesë të re në një rrugë specifike? Cili rezultati është mjaft i mirë për të u konsideruar si një sukses për ju?

Nëse ka ndonjë gjë që ju duhet të bëni që të dërgoni / kontrolloni / dorëzoni para një date të caktuar - vendoseni në listë sa herë që të mësoni rreth tyre (me një datë kur do ta bëni atë pranë çfarëdo që të jetë) . Kjo është thjesht për të siguruar që ju jeni në krye të çdo gjëje.

Nëse ka disa gjëra që nuk janë aq të qarta në kokën tuaj (ende ...) shkruajini ato në katër hapsirat (sheshet) në pjesën e poshtme të fletës së punës. Kjo hapësirë është për idetë që do të zhvillohen ndërsa shkoni. Mos harroni se plani juaj i zhvillimit personal do të ndryshojë me kalimin e kohës dhe do të duhet të përditësohet - ndoshta gjërat nga pjesa e poshtme do të arrijnë në krye? Ndoshta ata janë vetëm qëllimet tuaja të ardhshme që janë ngadalë në rritje për ju?

Ju mund të merrni fletën e Planit të Zhvillimit Personal si foto në në këtë postim dhe takonvertoni atë në PDF, para se ta printoni.

Argëtohuni!

Arber Zeka
Psikoterapeut
WAPP & EABP

28/10/2019

Pjesa më e mirë e të qënit në një grup është se nuk duhet të bësh gjithçka vetëm.

Teknika të psikoterapisë së trupit, përfshirë frymëmarrjen, tokëzimin, lëvizjet, dridhjet dhe tingujt, na lejuan të hapi...
23/10/2019

Teknika të psikoterapisë së trupit, përfshirë frymëmarrjen, tokëzimin, lëvizjet, dridhjet dhe tingujt, na lejuan të hapim veten për një vetëdije më të thellë të ndjesive, reagimeve, emocioneve dhe modeleve të marrëdhënies sonë përgjatë 3 dite të plota puntorije ndergjegjsimi Trupi, Mendja apo Psika. Në mënyrë tipike, çdo punëtori ndërgjegjesuese nga psikoterapia trupore do të përfshijë ushtrime që na ndihmojnë të ndjehemi të tokëzuar dhe të energjizuar, përmes të cilave ne ndihmojmë në çlirimin e tensionit dhe mbështetjen e një ndjenje të hapjes dhe rrjedhjes së trupit tonë.

Urime për grupin.

Mund të vazhdoni të transformoni jetën tuaj në mënyrë të tokëzuar, të mishëruar, të sinqertë, dhe të frymëzojnë të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. Jeni një grup i sinqertë, kreativ, i vendosur.

Faleminderit grupit tonë të jashtëzakonshëm (Sofie Hasani; Flakë Ymeri; Iliriana Ahmedi; Imer Qerimai; Epirot Ferati; Alban Vojvoda; Drenusha Morina; Xhemë Gashi) dhe dy trajnerëve tanë Arber Zeka dhe Emine Seferaj.

Faleminderit gjithashtu organizatorëve Valbona Ramaj dhe Yll Avdijaj të cilët me shumë mund se bashku me trajnerët arriten të realizojnë një projekt kaq domethënës dhe kaq të veçantë.

Mezi po presim për projektin e radhës:

Shëndeti Mendor dhe Trupi / Trajtimi i traumës

Ohër, Maqedonia e Veriut 2020

Trupi, Psika apo Mendja18, 19 dhe 20 Tetor 2019Ulqin, Mali i Zi  Punëtori ndërgjegjësuese për lidhjen ndërmjet Trupit, P...
14/10/2019

Trupi, Psika apo Mendja

18, 19 dhe 20 Tetor 2019
Ulqin, Mali i Zi

Punëtori ndërgjegjësuese për lidhjen ndërmjet Trupit, Psikes dhe Mendjes

Çfarë përmban ky trajnim?

Punëtori ndërgjegjësuese për lidhjen ndërmjet Trupit, Psikes dhe Mendjes është krijuar për të ndihmuar individët të rilidhen me trupin e tyre dhe të bëhen të vetëdijshëm për marrëdhëniet e dyanshme midis gjuhës së trupit të tyre, sjelljes dhe lëvizjes dhe gjendjeve të tyre mendore dhe emocionale. Pjesëmarrësit do të mësojnë teknika të relaksimit bazuar në vetëdijen e trupit dhe do të reflektojnë në faktin se mënyra se si ne lëvizim jo vetëm që reflekton, por gjithashtu ndikon, në mënyrën se si ndjehemi. Punëtoria është krijuar për të sjellë një ndryshim të thjeshtë të perspektivës dhe vetëdijes për lidhjen mendje-trup-psikik që mund të përmirësojë çdo aspekt të jetës së pjesëmarrësve.

https://www.facebook.com/events/446356036227579/

Psikoterapia në grup lejon njerëzit të marrin mbështetjen dhe inkurajimin e anëtarëve të tjerë të grupit. Njerëzit pjesë...
02/08/2019

Psikoterapia në grup lejon njerëzit të marrin mbështetjen dhe inkurajimin e anëtarëve të tjerë të grupit. Njerëzit pjesëmarrës në grup mund të shohin se të tjerët po kalojnë të njëjtën gjë, gjë që mund t'i ndihmojë ata të ndjehen më pak të vetmuar.

Për çfarë mund ta përdorim psikoterapinë grupore?Psikoterapia në grup mund të ndihmojë njerëzit të punojnë drejt dhe të ...
29/07/2019

Për çfarë mund ta përdorim psikoterapinë grupore?

Psikoterapia në grup mund të ndihmojë njerëzit të punojnë drejt dhe të përmbushin shumë lloje të qëllimeve. Ndonjëherë, një psikoterapeut mund të sugjerojë terapi grupore mbi forma të tjera të trajtimit. Kjo mund të jetë sepse ajo është një përshtatje e mirë për atë individ ose më mirë për trajtimin e shqetësimit të tyre.
Psikoterapia në grup mund të ndihmojnë njerëzit, në lidhje me shëndetin mendor, shëndeti i të cilëve e vështirëson jetën e përditshme.

Disa nga temat e trajtuara në terapi grupore përfshijnë:

Dhuna në familje ose Abuzimi
Divorc
Ankthi
Çështjet e komunikimit
Prinderimi
Çështjet e ushqimit dhe të ngrënies
Menaxhimi i zemërimit
Hidhërimi dhe humbja
Ndihmën ton dhe të shoqatës e keni, vetëm përpara dhe çfarëdo që e shihni te nevojshme e që mendon se mund te ju ndihmojmë na e thoni

5 Përfitimet nga psikoterapia në Grup:1. Të kuptoni se nuk jeni vetëm.2. Lehtëson dhënien dhe marrjen e mbështetjes.3. N...
21/07/2019

5 Përfitimet nga psikoterapia në Grup:

1. Të kuptoni se nuk jeni vetëm.
2. Lehtëson dhënien dhe marrjen e mbështetjes.
3. Ndihmon të gjeni zërin tuaj.
4. Ndihmon të lidheni me të tjerët (dhe veten) në mënyra të shëndetshme.
5. Siguron lidhje sigurie.

Përgëzime për grupin nga Psikoterapia Trupore. Mund të vazhdoni të transformoni jetën tuaj në një mënyrë të bazuar, të m...
09/07/2019

Përgëzime për grupin nga Psikoterapia Trupore. Mund të vazhdoni të transformoni jetën tuaj në një mënyrë të bazuar, të mishëruar, të sinqertë dhe të frymëzoni të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë, përmes punës që bëni në grup.

Ju jeni një grup i tillë i sinqertë, kreativ dhe i vendosur. Faleminderit për grupin tonë të shkëlqyer.

28/06/2019

Psikoterapia në grup vazhdon të jetë një metodë efektive për trajtimin e pacientëve që paraqesin probleme me ankthin.

Mbështetja, siguria dhe inkurajimi për të eksploruar, të gjitha që ekzistojnë në një grup efektiv, janë të mira për pacientët të cilët janë diagnostikuar si të sëmurë nga çrregullime ankthi.

Address

Pristina

Telephone

+38345552984

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Grupi Ndihmës - Psikoterapi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Grupi Ndihmës - Psikoterapi:

Share