Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike

Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike Qetësi, strukturë, privatësi. Pa ekspozim, pa zhurm! Imri Zabeli - Specialist i Psikologjisë Klinike dhe Psikoterapisë.

Shërbimet Psikologjike Specialistike që ofrohen:
- Vlerësim dhe Diagnostifikim për Fëmijë dhe të Rritur
- Trajtim i Ankthit dhe Çrregullimeve të Ankthit (Atakut të panikut, Fobive, Ankthit Social, etj.)
- Trajtimi i Çrregullimeve Obsesive - Kompulsive
- Trajtimi i Depresionit
- Trajtimi i Çrregullimeve të Gjumit
- Trajtimi i Çrregullimeve të Ngrënies
- Trajtimi i Çrregullimeve të Seksualitetit
- T

rajtimi i Çrregullimeve të Personalitetit
- Trajtimi i Stresit Post-Traumatik
- Trajtim i Çrregullimeve të Varësisë
- Ekzaminim i Statusit Psikik dhe Aftësisë së Veprimit
- Ekzaminim i Maturimit të Fëmijëve për Shkollë
- Ekzaminim i Statusit Psikik dhe Rëndesës së Simptomave pas Aksidenteve
- Dhe të tjera...

Mënyra e Trajtimit:
- Trajtim përmes Seancave Individuale
- Trajtim përmes Seancave në Çift
- Trajtim përmes Seancave në Grupe

Forma e Trajtimit:
- Me prezencë fizike në Ambulancë
- Online

23/04/2026
Kur mendimet fillojnë të duken si fakte, rritet frika, pasiguria dhe tensioni i brendshëm.
31/03/2026

Kur mendimet fillojnë të duken si fakte, rritet frika, pasiguria dhe tensioni i brendshëm.

Kur rritet ankthi, ndryshon mënyra si e shohim veten.Ky post flet për një pjesë të ketij procesi.Nëse mendon se mund t’i...
19/02/2026

Kur rritet ankthi, ndryshon mënyra si e shohim veten.
Ky post flet për një pjesë të ketij procesi.
Nëse mendon se mund t’i vlejë dikujt, shpërndaje.

“Ankthi nuk është armiku yt. Është mënyra e mendjes për të të treguar se diçka brenda teje ka nevojë për kujdes.”
30/01/2026

“Ankthi nuk është armiku yt. Është mënyra e mendjes për të të treguar se diçka brenda teje ka nevojë për kujdes.”

11/01/2026

Nuk duhesh me i bartë krejt vetëm....



Hapësirë e sigurt për me kuptu veten

31/12/2025

Urojmë që viti i ri të sjellë qetësi, shëndet dhe stabilitet në jetën personale dhe profesionale.

Gëzuar Vitin e Ri.

17/12/2025

Qetësi, strukturë, privatësi. Pa ekspozim, pa zhurm!

03/10/2025

Beteja me vetveten
...njeriu shpesh e gjen veten tu u përballë me dy “zana” të ndryshëm që i flasin prej mbrendësisë.
Njani "za" asht vetja e tashme, e pjekun, me përvoja, me mendime që don me u ba ma i/e fort, që lyp zhvillim, ndryshim e progres.
Tjetri "za" asht fëmija i mbrendshëm, që bart kujtime, frikë, plagë, turpe e gëzime t’papërpunueme prej fëmijërisë.

Këto dy "vetje" nuk janë armiq, por shpesh hyjnë në konflikt. Vetja e tashme don me ecë përpara, me marrë përgjegjësi, me u dukë i/e fortë e me qenë në kontroll. Ndërsa vetja e vogël kërkon siguri, ngrohtësi, me u ndëgjue e me u përqafu.

Kur këto dy “vetje” nuk e kuptojnë, lind ankthi, pasiguria, ndjenja se diçka nuk po shkon.

Në terapi i bajmë bashkë këto dy pjesë per me ndodhe qetesia, siguria dhe progresi..

Si rrjwjdhoje vetja e tashme mëson me e pa vetën e vogël, dhe me i thanë:
Unë jam këtu për ty. Nuk je ma vetëm. Nuk je fajtor/fajtore për atë që ka ndodhë. Sot ke dikë që kujdeset për ty, e jam unë vet per vete.

Kur ky dialog nis, lufta kthehet në bashkëpunim, paqe të mbrendshëm.
Vetja e tashme merr qetesin e rritjes, e vetja e vogël sjell sigurin, gëzimin e pafajësinë.

Atëherë njeriu nuk lufton ma me vetveten, por bashkon të kalumen me të tashmen, tue e ndërtu një “vete” ma të plotë e ma të shëndetshëm per te ardhmen.

Imri Zabeli, Ph.D
Psikolog Klinik Specialist | Psikoterapist | Life Coach

01/10/2025

...kur dikush na refuzon, kjo prek thellë, sepse njeriu ka nevojë me u ndi i dashun e i pranuem. Irvin Yalom thotë që njeriun gjithmonë e përcjellin katër frikë ekzistenciale: vdekja, liria, izolimi e mungesa e kuptimit. “S’të du” lidhet drejt me frikën e izolimit, me ndjenjën që mbesim vetëm dhe të shkëputun prej tjerëve.

Psikologët e tjerë tregojnë që kjo dhimbje nuk asht veç për momentin. Ajo prek plagë të vjetra, shpesh prej fëmijërisë, kur dashnia na dukej e kushtëzueme. Rogers për shembull thotë që njeriu ka nevojë për pranim të pakushtëzuem, e kur na thonë “s’të du”, kjo na shkund prej themeli.

Por edhe pse dhimbja asht e madhe, mund të shndërrohet në pikë kthese: me kuptu që vlera jonë nuk varet veç prej tjetrit, me ndërtu siguri të brendshme e me mësu me dashtë e me u dashtë në mënyrë ma të shëndetshme.

Imri Zabeli, Ph.D
Psikolog Klinik Specialist | Psikoterapist | Life Coach

Address

Psikolog Imri Zabeli, XK, ALI VITIA, Prishtinë 12000
Pristina
10020

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Telephone

+38346173003

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikolog Imri Zabeli - Shërbime Specialistike:

Share

Category