22/09/2016
LETËR E PARË NËNËS
S’ka shumë kohë prej se jemi njohur. Më mirë të them, ne u njohëm shumë kohë më parë. Qe nëntë muaj e ndiejmë njëri-tjetrin; ti lëvizjet e mia, unë brengën, kujdesin, lumturinë tënde. Më në fund u takuam. A mos të zhgënjeu ca ky takim? E pranoj, nuk jam foshnje topolake, sykaltërt e flokëverdhë çfarë shihen në television. Nuk jam e tillë, por jam e jotja dhe jetën po e vazhdojmë së bashku. Është koha të njihemi. E ardhmja është e gjatë,duhet të kemi durim. Ndoshta ndonjë herë nuk do ta kuptojsh vajin tim. Ndoshta do të zemrohesh në mua. Mund të ndjehsh edhe fajtore, sepse nuk do të më kuptosh. Por,të lutem kij durim. Për ta kuptuar njëri tjetrin duhen ditë, muaj, vite të tëra. Nënë, unë do të të njoh ty përmes ngrohtësisë së duarve tua, përqafimit tënd, zërit tënd. Për mes teje do ta njoh botën, ndaj të lutem, mos hesht kur të më afrohesh, më përgdhel, më fol fjalë të ëmbla, këndo se unë të kuptoj ndonëse s’di të flas, por lehtë do ta vëresh gëzimin që më përshkon. Ngrohtësia jote më është e nevojshme po aq sa qumështi i gjirit tënd, shtrati dhe dhoma e pastër. Muajve të parë ti do të jeshë e tërë bota ime. Kur të më ushqesh bëje këtë me dashuri mos e humb durimin. Disa foshnjeve u mjaftojnë dhjetra minuta për ta shuar urinë, kurse disave shumë më tepër. Nihe ritmin tim, përqafimi yt për mua do të thotë aq sa qumështi që më jep. Nëse më ushqen me shishe mos ma jep përmes parmakëve të shtratit, ndoshta për ty ashtu do të jetë më lehtë, por mua më duhet afërsia jote. Pasi të vijmë në shtëpi do të na rrethojnë njerëz, veçmas gratë që din shumë për foshnjet. Por, të lutem, lejoje babain tim të qëndrojë pranë meje. Ai mund të mos jetë i shkathët në përkujdesje, por më beso, kjo s’do të më pengojë. Është shumë me rëndësi që edhe babi im të më njohë që nga ditët e para dhe që së bashku të bëhemi sa më parë një familje. Nëse në shtëpi më pret ndonjë vogëlush apo vogëlushe, të lutem ndaje dashurin edhe me te. Sigurisht do të jetë gjeloz, por përpiqu që gjelozinë e tij ta shëndrrosh në dashuri ndaj meje. Na lajni, na përkundni, na ledhatoni së bashku. Kjo do të na afroj dhe do të na bëjë ta duam njëri-tjetrin. E di, do të keshë vështirësi, sepse askush dhe asnjëherë nuk ka mësuar si të bëhet prind i mirë dhe i devotshëm. Ti do ta arrish këtë lehtë duke më falur dashurinë, duke m’i kuptuar nevojat. Ky është hapi parë, ndërsa hapi i dytë është që mëdyshjet dhe paqartësitë t’i zgjedhësh me dikend. Këshillimore: Nënë, mos prito të shkojmë tek ata që do të këshillojnë për rritjen time të shëndoshë e të lumtur.
“DOK”