Oda e Infermierëve të Kosovës

Oda e Infermierëve të Kosovës Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës. (OIK)

U përurua vënia e gurthemelit për objektin e Odave të Profesionistëve ShëndetësorëPrishtinë 13 janar - Sot është përurua...
13/01/2026

U përurua vënia e gurthemelit për objektin e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë

Prishtinë 13 janar - Sot është përuruar vënia e gurthemelit për ndërtimin e objektit të odave të profesionistëve shëndetësorë. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetarja e Odës së Infermierëve, mamive dhe profesionisëve tjerë shëndetësor, Nexhmije Gori, si dhe të gjithë kryetarët e odave të tjera të profesionistëve shëndetësorë.

Në ngjarje ishin të pranishëm edhe Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, Kryetari i Komunës së Prishtinës Përparim Rama, Drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Elvir Azizi, si dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Të pranishmit theksuan rëndësinë e ndërtimit të këtij objekti si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të rolit institucional të odave profesionale dhe përmirësimit të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor.

Në emër të Odave të profesionistëve shëndetësorë, fjalën e rastit e mbajti Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës (OMK), Dr. Pleurat Sejdiu.

Ndërtimi i këtij objekti po realizohet me mbështetjen e Qeverisë së Luksemburgut, e cila po kontribuon në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe profesionale të sektorit shëndetësor në Kosovë.

Objekti i ri pritet të krijojë kushte më të mira pune për odat dhe të shërbejë si hapësirë e përbashkët koordinimi për odat e profesionistëve shëndetësorë në Kosovë.

Oda e Infermierëve të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se është publikuar numri i pestë i Revistës "Shëndeti dhe Kujdes...
06/01/2026

Oda e Infermierëve të Kosovës ka kënaqësinë të njoftojë se është publikuar numri i pestë i Revistës "Shëndeti dhe Kujdesi Infermieror"!

Ju ftojmë për një lexim të këndshëm!

http://bit.ly/45jUPCL

Të nderuar anëtarë të Odës,të dashur infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor,Me rastin e ndërrimit të mo...
31/12/2025

Të nderuar anëtarë të Odës,
të dashur infermierë, mami dhe profesionistë të tjerë shëndetësor,

Me rastin e ndërrimit të moteve, ju uroj nga zemra një Vit të Ri të mbarë, me shëndet të plotë, paqe, mirëqenie dhe suksese në jetën personale dhe profesionale.

Viti që po lëmë pas ka qenë sfidues, por edhe dëshmi e përkushtimit, humanizmit dhe profesionalizmit tuaj të palëkundur në shërbim të qytetarëve dhe të sistemit shëndetësor. Kontributi juaj është i pazëvendësueshëm dhe meriton respektin më të lartë.

Uroj që viti i ri të sjellë më shumë vlerësim, kushte më të mira pune dhe mundësi të reja zhvillimi profesional për të gjithë ju.

Gëzuar Vitin e Ri dhe shumë suksese në rrugëtimin tuaj!

Me respekt,
Nexhmije Gori
Kryetare e OIK

Me rastin e festës së Krishtlindjes, në emrin tim dhe të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetë...
24/12/2025

Me rastin e festës së Krishtlindjes, në emrin tim dhe të Odës së infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor të Kosovës, ju uroj shëndet, paqe dhe mirësi në familjet tuaja.

Faleminderit për përkushtimin dhe humanizmin tuaj të përditshëm.

Gëzuar Krishtlindjen!

Nexhmije Gori
Kryetare e OIK

Diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çm...
24/12/2025

Diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK

Oda e Infermierëve të Kosovës shpall të hapur konsultimin publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK

Qëllimi i këtij procesi është të mundësojë komunikimin me anëtarësinë dhe grupet e interesit, duke inkurajuar pjesëmarrjen dhe kontributin për përmirësimin dhe plotësimin e akteve të përgjithshme të OIK. Draft-Rregulloret synojnë të rregullojnë proceset profesionale në mënyrë të drejtë, transparente dhe të qartë, duke përcaktuar procedurat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarive profesionale të mbikëqyrura nga OIK.
Periudha e konsultimit publik: 24 dhjetor 2025 – 24 janar 2026.

Në këtë fazë, dokumenti publikohet për të marrë ide, komente dhe rekomandime nga opinioni i gjerë, organizatat profesionale, ekspertët dhe individët e interesuar apo të ndikuar nga kjo fushë.
Sponsorizuesit e aktit, Shërbimi Profesional dhe organet e OIK-ut shprehin gatishmërinë për të marrë pjesë në takime eventuale me palët e interesit ku do të diskutohet përmbajtja e këtij dokumenti.

Dorëzimi i komenteve dhe të gjitha kontributet me shkrim duhet të dorëzohen në formë elektronike në adresën:
zyra.ligjore@oik-ks.org
me titull (subject):
“KOMENTET – RREGULLORJA përkatëse për të cilën dërgohet komenti”
E-maili duhet të përmbajë këto të dhëna:
• Emri dhe mbiemri i personit që jep komente;
• Profesioni;
• Informatat e kontaktit (adresa, e-mail, telefoni);
• Data e dërgimit të komenteve.
Ju lutemi që në kuadër të kontributit tuaj me shkrim, të specifikoni qartë në çfarë cilësie jeni adresuar në këtë proces konsultimi (p.sh. në cilësinë e përfaqësuesit të një organizate, institucioni, apo në mënyrë individuale).
Pas përmbylljes së procesit të konsultimit publik, të gjitha kontributet e pranuara do të shqyrtohen dhe vlerësohen. Mbi bazën e kritereve përkatëse, ato do të integrohen në versionin përfundimtar të rregullores, i cili do t’i dërgohet për aprovim Kuvendit të OIK-ut.

Oda e Infermierëve të Kosovës do të hartojë raportin e konsultimit publik, i cili do të përfshijë të gjitha komentet dhe propozimet e pranuara, informacione për komentet e marra parasysh dhe ato që nuk janë marrë parasysh, arsyetimet përkatëse për çdo koment.

Për të lexuar Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK, ju lutem klikoni këtu:
https://oik-ks.org/publikime/konsultime-publike/

https://oik-ks.org/diskutim-publik-per-draft-rregulloren-per-mbikeqyrjen-profesionale-si-dhe-draft-rregulloren-per-ndarjen-e-dekoratave-cmimit-vjetor-dhe-mirenjohjeve-per-anetaret-e-oik/

Diskutim Publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale si dhe Draft Rregulloren për ndarjen e dekoratave, çmimit vjetor dhe mirënjohjeve për anëtarët e OIK 24/12/2025 Oda e Infermierëve të Kosovës shpall të hapur konsultimin publik për Draft-Rregulloren për Mbikëqyrjen Pr...

Telegram ngushëllimiMe dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Armend Agani, kryetar i Asociacionit të...
19/12/2025

Telegram ngushëllimi

Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të z. Armend Agani, kryetar i Asociacionit të Spitaleve Private, farmacist dhe afarist i njohur.

Në emër të OIK, dhe në emrin tim personal, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Agani, bashkëpunëtorët dhe gjithë komunitetin shëndetësor.

Z. Agani do të kujtohet si një personalitet vizionar, me përkushtim të veçantë për zhvillimin e sektorit shëndetësor dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shëndetësore. Memorandumi i bashkëpunimit i nënshkruar me Odën tonë ishte dëshmi e respektit dhe vlerësimit që ai kishte për rolin e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë, si dhe e angazhimit të tij për avancimin e infermierisë dhe ngritjen e standardeve të kujdesit shëndetësor.

Humbja e tij është e madhe, por kontributi dhe shembulli i tij do të mbeten udhërrëfyes për brezat që vijnë.

U prehtë në paqe.

Nexhmije Gori
Kryetare e Odës së Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit  26.12.2025Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profes...
16/12/2025

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.12.2025

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.12.2025, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 23.12.2025 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK
https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-26-12-2025/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.12.2025 16/12/2025 Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit. Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.12.2025, me fillim nga ora 10:00. Aplikimi për këtë afat d...

Të nderuara infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor 28 Nëntori është dita e krenarisë sonë kombëtare, dita ...
28/11/2025

Të nderuara infermierë, mami dhe profesionistë tjerë shëndetësor

28 Nëntori është dita e krenarisë sonë kombëtare, dita e sakrificës, identitetit dhe unitetit.
Në këtë ditë të veçantë, ju uroj nga zemra që rruga jonë profesionale të vazhdojë me po të njëjtin përkushtim, dinjitet dhe humanizëm që ju e dëshmoni çdo ditë.

Derisa sot e nderojmë historinë, e forcojmë më shumë edhe misionin tonë të përbashkët për t’i shërbyer shëndetit të popullit me profesionalizëm e integritet.

Gëzuar 28 Nëntorin! 🇦🇱

Nexhmije Gori
Kryetare
Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor

OIK organizon punëtori për hartimin e draft-rregullores së mbikëqyrjes profesionalePrishtinë, 21 nëntor – Oda e infermie...
21/11/2025

OIK organizon punëtori për hartimin e draft-rregullores së mbikëqyrjes profesionale

Prishtinë, 21 nëntor – Oda e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor, me mbështetjen e IHS, ka organizuar në Istog një punëtori pune e cila kishte për fokus hartimin e draft-rregullores për Mbikëqyrjen Profesionale të Punës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë.

Në këtë punëtori morën pjesë edhe përfaqësues nga Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, si dhe ekspertë të fushave përkatëse.

Draft-rregullorja përcakton mënyrën e mbikëqyrjes profesionale për të gjithë anëtarët e OIK, si dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë, duke u bazuar në Ligjin për Odat e profesionistëve shëndetësor. Përmes dispozitave hyrëse, vlerësohet se mbikëqyrja profesionale synon të sigurojë ushtrimin e profesionit në përputhje me standardet profesionale dhe etike, duke garantuar shërbime cilësore dhe të sigurta për pacientët.

Dokumenti i ri parasheh që mbikëqyrja profesionale do të realizohet nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësorë, ndërsa procesi do të zhvillohet në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, Inspektoratin Shëndetësor dhe institucionet tjera kompetente.

Punëtoria u fokusua në harmonizimin e strukturës së draft-rregullores, definimin e qartë të përgjegjësive institucionale dhe mekanizmave të mbikëqyrjes, me qëllim ngritjen e profesionalizmit dhe forcimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në vend.

Procesi i hartimit të kësaj draft-rregulloreje do të vazhdojë me konsultime shtesë, deri në finalizimin dhe procedimin e saj për miratim.

Njoftim për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve onlineJu njoftojmë se, për shkak të një problemi global me Cloudflare...
18/11/2025

Njoftim për ndërprerjen e përkohshme të shërbimeve online

Ju njoftojmë se, për shkak të një problemi global me Cloudflare, aktualisht webfaqja dhe platforma jonë online janë jashtë funksionit.

Cloudflare është një shërbim ndërkombëtar që përdoret nga shumë faqe për siguri dhe funksionim të qëndrueshëm online. Për shkak të ndërprerjes së këtij shërbimi, edhe platformat tona janë përkohësisht të paqasshme.

Sapo Cloudflare të rikthejë funksionalitetin, edhe platformat tona do të jenë sërish të qasshme.

Faleminderit për mirëkuptimin!

Për çdo nevojë urgjente mund të na shkruani në: info@oik-ks.org

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit  26.11.2025Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profes...
18/11/2025

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.11.2025

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.11.2025, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 23.11.2025 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK

https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-26-11-2025/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 26.11.2025 18/11/2025 Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit. Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 26.11.2025, me fillim nga ora 10:00. Aplikimi për këtë afat d...

QARKORE INFORMATIVЕTë nderuar anëtarë të Odës së Infermierëve të Kosovës,Ju ri kujtojmë se duke filluar nga data 1 janar...
31/10/2025

QARKORE INFORMATIVЕ

Të nderuar anëtarë të Odës së Infermierëve të Kosovës,

Ju ri kujtojmë se duke filluar nga data 1 janar 2026, hyn në fuqi zbatimi i plotë i Rregullores për Licencim dhe Ri-licencim, me nr. 246, datë 28.02.2025, pas Vendimit për plotësim-ndryshim me nr. prot. 237, datë 28.02.2025.

Të gjithë anëtarët janë të obliguar të njihen me përmbajtjen e këtyre rregulloreve dhe të respektojnë dispozitat përkatëse, përfshirë nenet që rregullojnë procesin e licencimit, ri-licencimit dhe Edukimit të vazhdueshëm profesional.

RREGULLORJA PËR LICENCIM DHE RI-LICENCIM
Neni 9 – Rilicencimi i anëtarëve që nuk përmbushin kriteret e EVP për ri-licencim
• Pika 6. Anëtari me licencë të skaduar për periudhë 5–10 vjet obligohet të kryejë stazhin praktik në profilin përkatës në kohëzgjatje prej 3 muajsh.
• Pika 7. Anëtari me licencë të skaduar për më shumë se 10 vjet obligohet të kryejë stazhin praktik në profilin përkatës në kohëzgjatje prej 6 muajsh.
• Pika 8. Programi i stazhit hartohet nga Komisioni Profesional i emëruar nga Këshilli Drejtues dhe miratohet nga KD.
• Pika 9. Pas përfundimit të stazhit, kandidati i nënshtrohet verifikimit të aftësive dhe shkathtësive të fituara gjatë periudhës së stazhit.
• Pika 10. Vlerësimi i dijes bëhet përmes testit teorik dhe praktik, të hartuar nga Komisioni për Njohuri dhe Vlerësim (KNJV).
Vlerësimi i suksesit bëhet me notën: “Kaluar” ose “Nuk ka kaluar”.
• Pika 11. Kandidatëve që kalojnë me sukses provimin u lëshohet Certifikatë për përfundimin e suksesshëm të provimit, me të cilën përmbyllet procesi i ri-licencimit. Certifikata nënshkruhet nga Kryetarja e OIK mbi bazën e procesverbalit të komisionit.
Neni 18 – Aplikimi me vonesë për licencim / ri-licencim
1. Nëse anëtari nuk i nënshtrohet procesit të licencimit brenda 5 viteve nga dhënia e provimit shtetëror, i nënshtrohet vlerësimit të aftësive profesionale dhe/ose stazhit profesional.
2. Nëse anëtari nuk e përfundon procesin e licencimit brenda 5 viteve nga përfundimi i stazhit profesional, i nënshtrohet të njëjtave procedura.
3. Nëse anëtari nuk i nënshtrohet procesit të ri-licencimit brenda 6 muajve pas skadimit të licencës, i nënshtrohet vlerësimit të aftësive profesionale dhe/ose stazhit profesional.
4. Procedurat e provimit, stazhit dhe vlerësimit rregullohen në përputhje me nenet që lidhen me anëtarët që nuk kanë plotësuar kriteret për EVP.

========================================
RREGULLORJA PËR EVP - Mënyra e llogaritjes së pikëve

Neni 20 – Mënyra e llogaritjes së pikëve
1. Anëtari i Odës është i obliguar të marrë pjesë në aktivitetet e EVP-së në mënyrë që për çdo vit të fitojë së paku 15–25 pikë, duke llogaritur nga data e lëshimit të licencës së fundit për punë.
2. Nëse anëtari brenda një viti kalendarik fiton më shumë se 30 pikë, ato pikë nuk do t’i njihen për vitin pasues.

Zbatimi i plotë i kësaj rregullore fillon më: 1 janar 2026.

Për informata të plota dhe versionet e publikuara të dokumenteve, vizitoni uebfaqen zyrtare të Odës së Infermierëve të Kosovës: www.oik-ks.org

Linqet per Rregullore:
Rregullorja për Licencim dhe Ri licencimin e Profesionistëve Shëndetësorë:https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2025/03/Rregullorja-per-Licencim-dhe-Ri-licencim_e-plotesuar.pdf

Zbatimi i plotë i kësaj rregullore ka hyrë në fuqi me datë: 1 janar 2025.
Rregullorja për EVP:https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2025/03/Rregullorja-per-EVP_e-plotesuar.pdf

Address

Rruga Holger Pedersen
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Infermierëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Oda e Infermierëve të Kosovës:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram