Pharma Plus LLC

Pharma Plus LLC PHARMAPLUS LLC is an importer and distributor of pharmaceutical drugs as well as medical equipment and devices mainly originate from EU.

The plan to set-up a serious company was since 2005. Finally in 2007 we have decided to create PHARMAPLUS LLC as an importer and distributor of pharmaceutical drugs as well as medical equipment and devices mainly originate from EU. Our team consists from professional people, highly educated in well known European and US university centers. The leading people of company have experience in this field of business for more than 6 years. All member of team has worked in different pharmaceutical or medical companies and was idea to establish one company which will follow a new strategy of business based on professionalism, high mobility, correctness and high level service for clients. Our goal is to supply quality products, sourced from leading manufacturers around the world. Furthermore, these products must be backed by qualified professional and technical support. Our mission is to develop and maintain strong connections with our clients in order to anticipate and satisfy their requirements. We enjoy the integrity, honesty and mutual trust of clients and suppliers.

Lactoflor SEVIDA30 Kapsula vegjetaleImunostimulues i fuqishëmPërbërja: BETOX-93 + Pure Beta 1,3/1,6 D Glucans - 100mg, R...
13/09/2025

Lactoflor SEVIDA
30 Kapsula vegjetale
Imunostimulues i fuqishëm

Përbërja: BETOX-93 + Pure Beta 1,3/1,6 D Glucans - 100mg, ResistAidTM ARABINOGALACTAN - 166mg, Selen (selenit natriumi) - 50mcg, Zink (zink sulfat) - 7mg.
Nuk përmban proteina, gluten,ëmbëlsues, aromatizues, sheqer të shtuar, GMO dhe ruajtës.

Përdorimi: Per personat me imunitet të dobësuar shkaku stresit fizik ose emocional. Parandalimin dhe trajtimin e ftohjes së zakonshme. Nxit sistemin imun. Mbështet funksionin normal të traktit respirator të sipërm. Rol antioksidant.

Dozimi:
Të rriturit: 1 kapsulë / dy herë në ditë për 8-12 javë.
Fëmijët mbi 10 vjeç: 1 kapsulë / një herë në ditë për 8-12 javë.
Kujdes: Të ruhet në vend të thatë dhe në temperaturë nën 25°C. Të mbahet larg fëmijëve.

Prodhuar nga: Kendy Ltd
101 Sofia Street, 1320 Bankya,
I licencuar nga KENDY SUISSE AG

Distributor:
PHARMA PLUS SHPK

10/09/2025
♦️♦️Standartet më të larta evropiane, tani të certifikuara në Pharmaplus Sh.p.K.🔺Në kuadër të objektivave strategjike të...
08/09/2025

♦️♦️Standartet më të larta evropiane, tani të certifikuara në Pharmaplus Sh.p.K.

🔺Në kuadër të objektivave strategjike të zhvillimit për vitin 2025, kompania Pharmaplus Sh.P.K. ka vendosur në fokus të veçantë përmbushjen e standardeve të avancuara evropiane në operimin profesional si subjekt qarkullues farmaceutik me shumicë.

🔻Si rezultat i një procesi të gjithanshëm vlerësimi nga trupa profesionale kompetente, vendore dhe ndërkombëtare, Pharmaplus është pajisur me certifikatat ndërkombëtare si në vijim:

🔶 ISO 9001:2015 – Sistem i menaxhimit të cilësisë
Good Storage Practice (GSP 1.0) – Praktika të mira të ruajtjes
Good Distribution Practice (GDP 1.0) – Praktika të mira të shpërndarjes

🔹 Me arritjen e ketyre certifikimeve Pharmaplus Sh.P.K. konsolidohet më tej si një ndër kompanitë udhëheqëse në fushën e importit, autorizimit për marketing, ruajtjes dhe shpërndarjes së produkteve farmaceutike në Kosovë, duke ofruar shërbime në fushën e farmacisë me standarde te larta profesionale.

🟩 “Përjetim shëndeti me ne!” 🟩

Lactoflor Enteric Ecoli12 kapsulaPërmbajtja: Sacсharomyces boulardii, Përzierje probiotike, Fibra (Inulinë), agjentë kun...
09/08/2025

Lactoflor Enteric Ecoli
12 kapsula

Përmbajtja: Sacсharomyces boulardii, Përzierje probiotike, Fibra (Inulinë), agjentë kundër agregimit (stearat magnezi), kapsula xhelatine.
Përbërësit në një kapsulë:
- Sacсharomyces boulardii - 250 mg
- Përzierje probiotike* - 125mg (1 x 10⁹ CFU/ kapsulë) nga shtamet Lactobacillus acidophilus-LLA-01, Lactobacillus casei- LLC-4K, Bifidobacterium bifidum- LLB-02, Bifidobacterium longum, Bifidobacterium Infantis)
- Fibra (Inulinë) - 25mg
*Përmban proteina qumështi dhe laktozë.

Indikacionet:
- Efektive kundër diarresë me etiologji të ndryshme (bakteriale, virale, të lidhura me antibiotikë ose gjatë udhëtimit).
- Redukton ashpërsinë dhe kohëzgjatjen e inflamacioneve të zorrëve.
- Ndihmon rikuperimin pas fazës akute të diarresë dhe kapërcimin e sindromave diarreike të etiologjisë virale.
- Jep efekte të dobishme për shëndetin e stomakut dhe zorrëve – efekte të vërtetuara shkencërisht dhe klinikisht.

Dozimi:
Të rriturit dhe fëmijët mbi 6 vjeç: 1-2 kapsula në ditë të shoqëruara me pak ujë.
Fëmijët nën 6 vjeç: 1 kapsulë në ditë, përmbajtja e kapsulës të tretet në ujë ose lëng. Marrja ditore për fëmijët e vegjël duhet të konsultohet me një pediatër.
Kujdes: Të ruhet në vend të thatë, brenda paketimit origjinal dhe në temperaturë deri në 25oC . Të mbahet larg fëmijëve. Të mos përdoret përtej datës së skadencës.

Lactoflor Enteric Ecol është një shtesë ushqimore. Të mos përdoret si zëvendësim për një dietë ushqimore të shumëllojshme. Të mos tejkalohet doza e rekomanduar ditore.

Kundërindikacionet: Nuk rekomandohet te pacientët me intolerancë ndaj laktozës. Produkti nuk duhet të merret njëkohësisht me ushqime dhe pije të nxehta (mbi 50oC). Meqenëse Lactoflor Enteric Ecol përmban S. Boulardii, nuk duhet të merret bashkë me barna antifungale.

Prodhuar nga Kendy Ltd.-Bankya
Me liçencë të KENDY AG ZVICËRR

Distributor:
PHARMAPLUS SH.P.K.

Suplemente Ushqimore me Cilësi  të Lartë dhe Pajisje Mjekësore që nga viti 1987 Erbozeta S.p.A u themelua në vitin 1987 ...
06/08/2025

Suplemente Ushqimore me Cilësi të Lartë dhe Pajisje Mjekësore që nga viti 1987

Erbozeta S.p.A u themelua në vitin 1987 në Republikën e lashtë të San Marinos. Kompania prodhon dhe komercializon produktet shëndetësore, të tilla si shtesa ushqimore dhe pajisje mjekësore. E themeluar si një kompani tregtare dhe më pas u bë prodhuese, kompania pat një zhvillim të rëndësishëm në vitin 2009 me inaugurimin e objektit të ri të avancuar të prodhimit prej 5200 metra katrorë, i zhvilluar për të siguruar konsumatorëve standardet e cilësisë së lartë të klasës farmaceutike. Vendi i prodhimit aktualisht është nën çertifikimin e PMP për shtesat ushqimore, ndërsa sistemi i menaxhimit është nën çertifikimin ISO 9001 dhe ISO 13485. Nga një kompani e vetme, Erbozeta SpA është bërë një grup përmes krijimit të kompanive të reja tregtare: Pharmaluce që nga viti 2008, Logus Pharma që nga viti 2013 dhe dy degët ndërkombëtare: Erbozeta Austria që nga 2013 dhe Erbozeta Asia që nga viti 2015. Erbozeta ka zgjeruar biznesin e saj në më shumë se 40 vende në botë dhe sot është një prodhuesi kryesor i shtesave ushqimore dhe pajisjeve mjekësore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Zgjerimi i grupit në tregjet e huaja filloi shumë vite më parë. Sot ERBOZETA është e pranishme në Evropën Lindore dhe Qendrore, Azinë Juglindore, Lindjen e Mesme, vendet e Afrikës së Veriut dhe vendet e ish republikave sovjetike. Kompania po rrit praninë e saj në Botë duke marrë pjesë në ekspozita të rëndësishme ndërkombëtare të industrisë dhe në ndërtimin e bashkëpunimeve të reja me shpërndarësit dhe partnerët lokalë. Grupi po rritet vazhdimisht edhe falë prodhimit të kontratave, që është një pjesë e rëndësishme e aktiviteteve tona të biznesit.

🟣 PROLINEX – Balancë natyrale për sistemin tuaj tretës!Një suplement ushqimor i pasur me Fermente Laktike të gjalla, Zin...
13/06/2025

🟣 PROLINEX – Balancë natyrale për sistemin tuaj tretës!
Një suplement ushqimor i pasur me Fermente Laktike të gjalla, Zink dhe Magnez, që ndihmon në ruajtjen e një mikroflore të shëndetshme dhe përmirësimin e mirëqenies së përditshme.

✨ Çfarë ofron PROLINEX?
✔️ Rregullon dhe mbështet florën bakteriale
✔️ Forcon sistemin imunitar
✔️ Ndihmon në rastet me diarre, sidomos pas përdorimit të antibiotikëve
✔️ Përmirëson tretjen dhe ndihmon në funksionimin normal të zorrëve

📦 Përmbajtje: 15 kapsula
📅 Përdorimi i rekomanduar: 1 kapsulë në ditë, pas ushqimit
🌡️ Ruajtja: Në vend të freskët dhe të thatë

⭐ Produkt italian. E gjeni në të gjitha barnatoret.
ℹ️ Për informacion shtesë vizitoni: pharmaplus-ks.com

🌿 Bon Lax – Lehtësi natyrale për barkun tënd! Përbërje 100% bimore: ekstrakt Senne, kumbull të thatë, frangula, dhe vita...
08/05/2025

🌿 Bon Lax – Lehtësi natyrale për barkun tënd!
Përbërje 100% bimore: ekstrakt Senne, kumbull të thatë, frangula, dhe vitaminë C.

Ky produkt është:
✅ Shumë efektiv ndaj kapsllëkut
🌱 4 përbërës bimorë + ekstrakt kumbulle + vitaminë C
🔄 Stimulon pasazhën natyrale të zorrëve

💪 Me vitaminë C për energji dhe imunitet
💊 Pa kimikate – vetëm përbërës natyralë
📦 20 tableta – përdorim i sigurt & efektiv

Provo Bon Lax dhe ndjehu më lehtë çdo ditë! 🧘‍♀️🍃
📍 E gjeni në të gjitha barnatoret!

NAUSOLVIT ADULT – për nauzë dhe ndjesi të përzierjes🌿 Me xhenxhefil natyral💊 Vitaminë B6🍏 Shije molle✅ Pa gluten✅ Pa lak...
16/04/2025

NAUSOLVIT ADULT – për nauzë dhe ndjesi të përzierjes
🌿 Me xhenxhefil natyral
💊 Vitaminë B6
🍏 Shije molle
✅ Pa gluten
✅ Pa laktozë
1️⃣ 1 qese në ditë

I përshtatshëm për udhëtime, shtatzëni dhe probleme me tretjen.
E gjeni në të gjitha barnatoret në Kosovë – vetëm nga Pharma Plus.

🛡️ Ecoli-Ex – Mbrojtje dhe Balancë për Traktin Urinar 🫐💧✅ Uroantiseptik kundër E. Coli✅ Rikthen shëndetin e mukozës urin...
07/04/2025

🛡️ Ecoli-Ex – Mbrojtje dhe Balancë për Traktin Urinar 🫐💧

✅ Uroantiseptik kundër E. Coli
✅ Rikthen shëndetin e mukozës urinare

💊 Shtesë dietike me përbërës natyralë: 🔹 Boronicë – ndihmon funksionimin e traktit urinar
🔹 D-Manozë & Urosila® – mbrojnë dhe pastrojnë në mënyrë natyrale
🔹 Fermente laktike – balancojnë florën bakteriale në zorrë

📦 Kuti me 30 kapsula (15 të bardha + 15 të kuqe)
🕗 Dozimi i thjeshtë:
1 kapsulë e bardhë në mëngjes + 1 kapsulë e kuqe në mbrëmje, pas ushqimit.

🌿 Pa efekte anësore • Pa përbërës artificialë • I sigurt dhe i butë

💡 Ideal për:
✔️ Infeksione urinare të përsëritura
✔️ Mbështetje gjatë terapisë me antibiotikë
✔️ Forcimin e mbrojtjes natyrale

📍 E gjeni në të gjitha barnatoret!

Urime festa e Fitër Bajramit!Qoftë plot paqe dhe shëndet – nga Pharma Plus. 💙
30/03/2025

Urime festa e Fitër Bajramit!
Qoftë plot paqe dhe shëndet – nga Pharma Plus. 💙

🧴 MomZero Shampoo 200ml – Elimino Parazitët NATYRALISHT! 🌿Një zgjidhje efektive pa kimikate agresive, për trajtimin e pe...
26/03/2025

🧴 MomZero Shampoo 200ml – Elimino Parazitët NATYRALISHT! 🌿
Një zgjidhje efektive pa kimikate agresive, për trajtimin e pedikulozës me veprim 100% mekanik!
Eliminon parazitët nga flokët – pa stres, pa irritim.

🧠 Si vepron?
MomZero përmban vajra esencialë si anisi, melaleuka, ylang-ylang, kokosi dhe ricini – të njohur për vetitë e tyre mbrojtëse dhe pastruese.
Vepron butësisht por fuqishëm, duke shkatërruar morrat dhe vezët e tyre.

🧴 Përdorimi (për mbi 3 vjeç e të rritur):
1️⃣ Tundeni shishen për 10 sekonda.
2️⃣ Lageni flokët dhe aplikoni MomZero.
3️⃣ Masazhojeni mirë në gjithë kokën, veçanërisht pas veshëve dhe te qafa.
4️⃣ Lëreni të veprojë 15 minuta.
5️⃣ Shpëlajeni me ujë dhe pastaj lani flokët me një shampo tjetër.
6️⃣ Përdorni një krehër të posaçëm për të hequr morrat dhe vezët.
🔁 Përsëriteni pas 8 ditësh për të eliminuar çdo tarvë të mbetur.

🔍 Përbërësit kryesorë:
Dimetikon, vaj kokosi, vaj ricini, vaj anisi, acid acetik, vitamina E, glukopiranozë, glicerinë, etj. 🌿

⚠️ Paralajmërime të rëndësishme:
🚫 Vetëm për përdorim të jashtëm.
👁️ Shmangni kontaktin me sytë dhe membranat mukoze.
💧 Shpëlajeni menjëherë në rast kontakti me sytë.
⚠️ Mos e përdorni nëse keni ndjeshmëri ndaj ndonjë përbërësi.
🚼 Mbajeni larg fëmijëve.
🚱 Mos e konsumoni.
❄️ Ruajeni në paketimin origjinal, në temperaturë ambienti, larg dritës dhe nxehtësisë.

📦 Prodhuesi: Candioli
📍 Distributor në Kosovë: Pharma Plus
🛒 E gjeni në të gjitha barnatoret!

Address

Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30
Saturday 10:00 - 14:00

Telephone

+38138715000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pharma Plus LLC posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Pharma Plus LLC:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram