31/05/2024
A mund të trajtohet endometrioma (Cisti i Çokollatës) pa procedure kirurgjikale ?
Po……Skleroterapia
Trajtimi tradicional endometriomave eshte menyra kirurgjikale; largimi i përmbajtjes së cistit dhe heqja e murit të cistit. Fatkeqësisht, indi normal i vezores hiqet së bashku me murin e cistit. Dëmtimet mund të rezultojnë në një reduktim të fertilitetit të pacientes, me rrezik të infertilitetit dhe menopauzës së hershme.
Skleroterapia është një trajtim jo kirurgjikal efektiv për endometriozën e vezores.
Qëllimi i trajtimit është:
(a) të lehtësojë simptomat,
(b) të evitohet dëmtimi i vezores dhe përmirësojë fertilitetin
(c) për të parandaluar përsëritjen,
(d) për përgatitje për frytnimin e asistuar mjekesor (IVF).
Kjo metodë është e përshtatshme për disa arsye:
Komplikimet dhe rikuperim më të shpejtë. Pacientet zakonisht I rikthehen aktiviteteve normale brenda një kohe të shkurtër.
Ruajtja e funksionit ovarian dhe fertilitetin.
Ulja e rekurencës.
Përmirësimi dhimbjet e pelvikut dhe crregullimet menstruale .
Skleroterapia është një alternativë e sigurtë dhe efektive ndaj kirurgjisë.
Është një trajtim përfundimtar, madje edhe për endometriomat e përsëritura të vezoreve, tek pacientet që planifikojnë t'i nënshtrohen IVF.
Dr Goksu GOC
Spitalin Amerikan 2 / Prishtine
Gynecology, Obstetric, Infertility,Oncology