Oda e Farmacistëve të Kosovës

Oda e Farmacistëve të Kosovës Faqja zyrtare e OFK-së

𝐍𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢𝐧ë 𝐞 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫ëMe vendosjen e gurthemelit kanë nisur punimet për...
13/01/2026

𝐍𝐢𝐬𝐢𝐧 𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐭ë𝐩𝐢𝐧ë 𝐞 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤ë𝐭 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐢𝐬𝐭ë𝐯𝐞 𝐬𝐡ë𝐧𝐝𝐞𝐭ë𝐬𝐨𝐫ë

Me vendosjen e gurthemelit kanë nisur punimet për ndërtimin e ndërtesës së përbashkët të Odave të Profesionistëve Shëndetësorë – një projekt me rëndësi të veçantë që simbolizon unitetin, bashkëpunimin dhe vizionin e përbashkët për fuqizimin dhe avancimin e profesioneve shëndetësore në Republikën e Kosovës.

Në ceremoninë solemne morën pjesë përfaqësues të lartë institucionalë dhe diplomatikë, përfshirë Ambasadorin e Dukatës së Madhe të Luksemburgut, Eric Dietz, Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, Kryetarin e Kryeqytetit, Përparim Rama, si dhe kryetarët e Odave të Profesionistëve Shëndetësorë. Të pranishëm ishin edhe Kryetari i Oda e Farmacistëve të Kosovës, Kadri Bytyqi, anëtarët e Këshillit Drejtues të OFK-së, si dhe përfaqësues dhe anëtarë të odave respektive.

Me këtë rast, Kryetari Bytyqi falënderoi donatorin Qeverinë Dukatës së Madhe të Luksemburgut dhe Komunën e Prishtinës për mbështetjen e dhënë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm, duke theksuar rëndësinë e veçantë që do të ketë kjo ndërtesë për funksionimin institucional, rritjen e bashkëpunimit ndërprofesional dhe zhvillimin e veprimtarisë së Odave të Profesionistëve Shëndetësorë.

Ndërtesa e re do të shërbejë si adresë e përbashkët dhe si “shtëpia e dytë” e të gjithë profesionistëve shëndetësorë, duke krijuar kushte më të mira për zhvillim profesional të vazhdueshëm, koordinim institucional dhe forcim të sistemit shëndetësor në vend.

Vazhdojmë përkushtimin tonë me vepra konkrete për komunitetin

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2026, të organizuar nga Qen...
08/01/2026

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar Konferencën Ndërkombëtare të Shkencave Mjekësore 2026, të organizuar nga Qendra Inteligjente EVP.

📍 Hotel Sirius, Prishtinë
📅 30–31 janar 2026
💻 Fizikisht & Online

🔹 Akreditimi për farmacistë:
• 10 pikë (aktiv)
• 8 pikë (pasiv)
• 3 pikë (online)

Per me shume informata kontaktoni organizatorin ne email adresen info@edukime.com apo ne telefonin 045431232

Të nderuar kolege dhe kolegë,Në këto ditë festash, kur mbyllet një kapitull dhe hapet një tjetër, ndalemi për të reflekt...
31/12/2025

Të nderuar kolege dhe kolegë,

Në këto ditë festash, kur mbyllet një kapitull dhe hapet një tjetër, ndalemi për të reflektuar mbi rrugëtimin tonë të përbashkët, mbi sfidat që i kemi përballuar dhe mbi përgjegjësitë që na presin përpara. Ishte një vit i sfidave, por edhe i angazhimit tonë pa ndërprerje, një vit që dëshmoi përkushtimin, përgjegjësinë dhe qëndrueshmërinë tonë profesionale. Viti i ri nuk vjen i lehtë, por vjen me shpresë, me vizion dhe me nevojën për më shumë unitet se kurrë më parë.

Strategjia e Përbashkët Nacionale e Farmacisë nuk është vetëm një dokument, por një angazhim i përbashkët për të ardhmen e sektorit dhe për dinjitetin e profesionit tonë. Të vetëdijshëm për vështirësitë që na presin, besojmë se vetëm duke qëndruar pranë njëri-tjetrit, me mirëkuptim, solidaritet dhe përkushtim, mund t’i shndërrojmë sfidat në mundësi dhe synimet në realitet.

Me zemër të hapur, ju uroj që festat e fundvitit t’ju sjellin paqe, shëndet dhe ngrohtësi familjare, ndërsa viti i ri të na gjejë më të bashkuar, më të vendosur dhe më të fortë në rrugën drejt ndryshimeve që i presim dhe i meritojmë.

𝐆ë𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐟𝐞𝐬𝐭𝐚𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐣ë 𝐯𝐢𝐭 𝐭ë 𝐫𝐢 𝐭ë 𝐦𝐛𝐚𝐫ë!✨🎄

Me respekt,
Mr. Ph. Kadri Bytyqi
Kryetar i OFK-së

𝐌𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢. Në këto çaste të rënda, Oda e...
26/12/2025

𝐌𝐞 𝐩𝐢𝐤𝐞̈𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥𝐞̈, 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐞𝐬 𝐭𝐨𝐧ë 𝐊𝐚𝐥𝐭𝐫𝐢𝐧𝐚 𝐆𝐚𝐬𝐡𝐢.

Në këto çaste të rënda, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për familjen Gashi, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohën Kaltrinen.

𝐐𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐢 𝐩𝐞̈𝐫𝐣𝐞𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐢𝐦𝐢 𝐲𝐭!

NJOFTIMMe dhimbje dhe respekt të thellë, ju njoftojmë se nesër, më 21.12.2025, do të mbahet mbledhja komemorative në nde...
20/12/2025

NJOFTIM

Me dhimbje dhe respekt të thellë, ju njoftojmë se nesër, më 21.12.2025, do të mbahet mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Armend Aganit.

Kjo mbledhje organizohet për të kujtuar dhe nderuar kontributin, vlerat njerëzore dhe kujtimin e paharruar që ai la pas.

📍 Vendi: Hotel Emerald
⏰ Ora: 12:00

Pas përfundimit të mbledhjes komemorative, do të zhvillohet edhe ceremonia e varrimit, në orën 14:00, në Varrezat e Arbërisë (Dragodan)

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndajnë një moment kujtese dhe respekti janë të mirëpritur dhe të bashkëndjejnë me Familjen Agani.

Me nderime dhe respekt,

𝐌𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐢𝐤ë𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭ë 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐭𝐨𝐧ë , 𝐌𝐫 𝐏𝐡 𝐀𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐀𝐠𝐚𝐧𝐢.Në këto çaste zie,...
19/12/2025

𝐌𝐞 𝐝𝐡𝐢𝐦𝐛𝐣𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐩𝐢𝐤ë𝐥𝐥𝐢𝐦 𝐭ë 𝐭𝐡𝐞𝐥𝐥ë 𝐧𝐣𝐨𝐟𝐭𝐨𝐣𝐦ë 𝐩ë𝐫 𝐧𝐝𝐚𝐫𝐣𝐞𝐧 𝐧𝐠𝐚 𝐣𝐞𝐭𝐚 𝐭ë 𝐤𝐨𝐥𝐞𝐠𝐮𝐭 𝐭𝐨𝐧ë , 𝐌𝐫 𝐏𝐡 𝐀𝐫𝐦𝐞𝐧𝐝 𝐀𝐠𝐚𝐧𝐢.

Në këto çaste zie, Oda e Farmacistëve të Kosovës, në emër të gjithë komunitetit të farmacistëve, shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe solidaritetin e saj të plotë me familjen Agani, të afërmit, miqtë dhe të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe ta çmojnë.

Humbja e tij përbën një goditje të rëndë për komunitetin farmaceutik, veçanërisht për sektorin e distribuimit farmaceutik, ku kontributi i tij ishte i çmuar dhe i respektuar.

Qoftë i përjetshëm kujtimi i tij. 🕊️

Te nderuar anëtarë,OFK ka hapur konkursin për përkrahjen e punimeve shkencore të anëtarëve të saj për punimet e vitit 20...
16/12/2025

Te nderuar anëtarë,

OFK ka hapur konkursin për përkrahjen e punimeve shkencore të anëtarëve të saj për punimet e vitit 2024.

📌 Kriteret dhe mënyra e aplikimit janë të detajuara në linkun e bashkangjitur.
Afati i aplikimit 15 Dhjetor – 30 Dhjetor 2025

Konkurs për përkrahjen e punimeve shkencore të anëtarëve për vitin 2024 15 Dhjetor 2025 Oda e Farmacistëve të Kosovës (në tekstin e mëposhtëm OFK) në vazhdën e aktiviteteve të saj, në lidhje me përkrahjen, zhvillimin e kapaciteteve shkencore vendore me qëllim të stimulimit si dhe ...

𝐎𝐅𝐊 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭ë 𝐍𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, 𝐭ë 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫...
12/12/2025

𝐎𝐅𝐊 𝐩𝐣𝐞𝐬ë 𝐞 𝐩𝐮𝐧ë𝐭𝐨𝐫𝐢𝐬ë 𝐬ë 𝐫𝐚𝐝𝐡ë𝐬 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐜𝐞𝐬𝐢𝐭 𝐭ë 𝐍𝐣𝐨𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐬ë 𝐊𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐏𝐫𝐨𝐟𝐞𝐬𝐢𝐨𝐧𝐚𝐥𝐞, 𝐭ë 𝐨𝐫𝐠𝐚𝐧𝐢𝐳𝐮𝐚𝐫 𝐧ë 𝐤𝐮𝐚𝐝ë𝐫 𝐭ë 𝐩𝐫𝐨𝐣𝐞𝐤𝐭𝐢𝐭 𝐭ë 𝐁𝐄-𝐬ë.

Në këtë takim, OFK u përfaqësua nga Jehona Hakaj, Zëvendëskryetare e Odës, e cila prezantoi kontributin e professionit të farmacistit dhe rolin kyç që luan OFK në forcimin e standardeve profesionale në vend.

OFK mirëpret faktin që puna, modelet funksionale dhe shërbimet profesionale të Odës po shërbejnë si model reference për ekspertët e Bashkimit Evropian në kuadër të rekomandimeve të tyre për përmirësimet e ardhshme ligjore në fushën e profesioneve të rregulluara.

Ky vlerësim është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të OFK-së për transparencë, profesionalizëm dhe përfaqësim të denjë të farmacistëve në Kosovë.

Njoftim për Provimin e Rilicencimit në OFKProvimi për rilicencim në OFK do të mbahet më 22 dhjetor.Të drejtë t’i nënshtr...
12/12/2025

Njoftim për Provimin e Rilicencimit në OFK

Provimi për rilicencim në OFK do të mbahet më 22 dhjetor.

Të drejtë t’i nënshtrohen provimit kanë:

1. Anëtarët të cilëve u ka skaduar licenca dhe nuk kanë arritur numrin e nevojshëm të pikëve kredituese (EVP).

2. Anëtarët të cilëve u skadon licenca deri në janar 2026 dhe nuk kanë arritur numrin e nevojshëm të pikëve kredituese (EVP).

Luten të gjithë anëtarët që përfshihen në këto kategori të lajmërohen në OFK për procedurat e mëtejshme administrative.

PROGRAMI FINAL i konferencës “E Ardhmja e Farmacisë: Edukimi, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria”, i akredituar me 12 pikë pë...
08/12/2025

PROGRAMI FINAL i konferencës “E Ardhmja e Farmacisë: Edukimi, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria”, i akredituar me 12 pikë për pjesëmarrësit pasiv dhe 15 pikë për pjesëmarrësit aktiv nga OFK.

Regjistrohuni në linkun: https://shfk.org/conference/register . Regjistrimi është i hapur deri me 12 dhjetor 2025, në ora 16:00.

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare: “E Ardhmja e Farmacisë: Edukimi, I...
02/12/2025

Oda e Farmacistëve të Kosovës ka akredituar konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare: “E Ardhmja e Farmacisë: Edukimi, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria” e organizuar nga Shoqata e Farmacistëve të Kosovës

Ky aktivitet është akredituar me 12 pikë kredituese për pjesëmarrësit pasiv dhe 15 pikë për pjesëmarrësit aktiv.

Konferenca do të mbahet të shtunën, më 13 Dhjetor 2025, me fillim nga ora 8:30 në Hotel Emerald, Prishtinë.

Regjistrimi është i hapur deri me 12 dhjetor 2025, në ora 16:00.

Detajet e regjistrimit i gjeni ne njoftimin e shoqatës.

Është hapur regjistrimi për konferencën me pjesëmarrje ndërkombëtare: “E Ardhmja e Farmacisë: Edukimi, Inovacioni dhe Qëndrueshmëria”.

Kjo ngjarje është akredituar nga Oda e Farmacistëve të Kosovës me 12 pikë kredituese për pjesëmarrësit pasiv dhe 15 pikë për pjesëmarrësit aktiv.

Konferenca do të mbahet të shtunën, më 13 Dhjetor 2025, me fillim nga ora 8:30 në Hotel Emerald, Prishtinë.

Regjistrimi është i hapur deri me 12 dhjetor 2025, në ora 16:00. Ju lutem plotësoni formularin me të dhënat tuaja (PLOTËSONI SAKTË EMAIL ADRESËN TUAJ!!!) në linkun: https://shfk.org/conference/register .

Pas plotësimit të fushave të kërkuara, në fund duhet të klikoni butonin “Regjistrohu & Merr QR Kodin”. Konfirmimin për pjesëmarrje me QR kodin (në attachment) do ta pranoni nëpërmjet emailit. Shtypni në letër ose shkarkoni në telefonin tuaj kodin QR, dhe merrni me vete në konferencë.

Dëshminë e pagesës për pjesëmarrje në konferencë duhet ta dërgoni në emailin e Shoqatës Farmaceutike: shfarmk@gmail.com.

Detajet e pagesës për pjesëmarrje:
Banka: Pro Credit Bank
Nr. i llogarisë: 1110240460000163
Emri i llogarisë: KOSOVA FARMACEUTICAL SOCIETY
Adresa: Prishtinë
Përshkrimi: Emri Mbiemri, pagesë për konferencë
Vlera për pagesë: 35.00 Euro.

Për info shtesë ju lutem na kontaktoni në: shfarmk@gmail.com.

Address

Qamil Bala
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Farmacistëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Oda e Farmacistëve të Kosovës:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram