Dunyagoz - Kosova

Dunyagoz - Kosova Dünyagöz është grupi më i madh në botë i spitaleve të syrit. Dünyagöz Kosova ndërlidhë pacientët ...

KONKURS PUNE – DÜNYAGÖZ KOSOVAPozitat e hapuraOftalmolog/e – Full Time (1)Oftalmolog/e – Part Time (2)Optometrist/e (2)I...
02/02/2026

KONKURS PUNE – DÜNYAGÖZ KOSOVA
Pozitat e hapura

Oftalmolog/e – Full Time (1)
Oftalmolog/e – Part Time (2)
Optometrist/e (2)
Infermier/e (3)
Konsulent/e i sh*tjes në Optikë(3)

Rreth Dünyagöz
Dünyagöz është rrjet i specializuar i oftalmologjisë me prezencë në shumë lokacione (brenda dhe jashtë vendit) dhe ofron gamë të gjerë shërbimesh dhe metodash trajtimi në degë të ndryshme të oftalmologjisë.
Grupi thekson kapacitete të mëdha mjekësore dhe programe trajnimi (përfshirë trajnime kirurgjikale/klinike brenda strukturave të veta).

1) Oftalmolog/e – Full Time (1)
Përgjegjësitë
- Kryerja e ekzaminimeve oftalmologjike dhe vendosja e planit të trajtimit
- Interpretim i diagnostikës (p.sh. topografi/tomografi korneale, ekzaminime standarde)
- Zbatim i protokolleve klinike të qendrës dhe standardeve të cilësisë
- Bashkëpunim me optometrinë, infermierinë dhe optikën për rrjedhë të integruar të pacientit
- Raportim dhe dokumentim korrekt klinik
Kërkesat
- Diplomë Mjekësi + Specializim Oftalmologji
- Licencë profesionale valide për ushtrim profesioni (ose gatishmëri për të përmbyllur procedurat përkatëse sipas kërkesave)
- Përvojë klinike (avantazh: refraksion, korne, katarakt, diagnostikë)
- Etikë profesionale, komunikim i lartë, punë ekipore

2) Oftalmolog/e – Part Time (2)
Përgjegjësitë
- Ekzaminime dhe konsulta të planifikuara (orare të dakorduara)
- Mbështetje në ditët me fluks të lartë
- Standardizim i protokolleve të shërbimit dhe dokumentimit
Kërkesat
- Të njëjtat si Full Time (me fleksibilitet në orar)

3) Optometrist/e (2)
Përgjegjësitë
- Refraksion, testime standarde optometrike, përgatitje e pacientit për ekzaminim mjekësor
- M***e dhe asistencë në rrjedhë diagnostike (sipas protokollit)
- Bashkëpunim i ngushtë me optikën për zgjidhje korrekte optike
Kërkesat
- Diplomë/arsimi përkatës (optometri) + përvojë pune (preferohet)
- Komunikim i shkëlqyer me pacientë
- Saktësi, disiplinë dhe orientim në cilësi

4) Infermier/e (3)
Përgjegjësitë
- Pranim dhe përgatitje e pacientit, asistencë në procedura jo-invazive sipas protokollit
- Menaxhim i materialeve bazë dhe higjienës klinike
- Dokumentim, koordinim i rrjedhës së pacientit dhe mbështetje e stafit mjekësor
Kërkesat
- Shkollim infermieror + dokumentacion sipas rregullave në fuqi
- Përvojë në klinikë (avantazh)
- Përshtatshmëri për punë në ekip dhe protokolle strikte

5) Sh*tje në Optikë / Konsulent/e i sh*tjes (3)
Përgjegjësitë
- Këshillim profesional për syze/korniza/lente (sipas udhëzimit të optometristit/mjekut)
- Sh*tje, arkë, organizim i ekspozimit dhe stokut
- Kujdes ndaj klientit, ndjekje pas sh*tjes, standard shërbimi premium
Kërkesat
- Përvojë në sh*tje/retail (optikë = avantazh i madh)
- Komunikim i fortë dhe orientim në rezultate
- Aftësi organizative dhe prezantim profesional

Çka ofrojmë
- Punë në një sistem të standardizuar me fokus në cilësi dhe përvojë të pacientit
- Trajnim/orientim para fillimit të punës sipas strukturave dhe praktikave të rrjetit
- Mundësi zhvillimi profesional dhe rritje në karrierë
- Paketa konkurruese (pagë + bonuse sipas performancës) (e definon kompania në ofertë)

Dokumentet për aplikim
- CV
- Kopje diplome/çertifikime
- Kopje e dokumentit të identitetit
- Licenca profesionale (për pozitat shëndetësore)
- Referenca (opsionale, por e preferuar)

Aplikimi
Dërgoni aplikimin në: info@dunyagozbalkans.com
Subjekti: “Aplikim – (Pozita) – Emër Mbiemër”
Afati: 28.02.2026

Jemi duke kërkuar lokacion në Prishtinë - zonë qendrore, për hapjen e një klinike oftalmologjike (sy). Ju lutem na dërgo...
30/01/2026

Jemi duke kërkuar lokacion në Prishtinë - zonë qendrore, për hapjen e një klinike oftalmologjike (sy). Ju lutem na dërgoni ofertat që i plotësojnë kriteret:

Kriteret kryesore:
• Sipërfaqe: 100 - 200 m²
• Pozicioni: Qendër Prishtinë (afër qarkullimit kryesor, i arritshëm me transport)
• Kati: Përdhes / hyrje direkte (ideal me vitrinë/fasadë)
• Vizibilitet: mundësi brendimi, tabelë, ndriçim reklamues
• Akses pacientësh: i lehtë, i sigurt, mundësi rampë (nëse duhet)
• Parkim: i preferuar (parking privat ose publik afër)
• Përdorimi: të jetë i përshtatshëm për klinikë/ordinancë dhe të lejojë adaptim të brendshëm
• Infrastrukturë: rrymë stabile (preferohet 3-fazore), ujë/kanalizim, ventilim/klimë, mundësi izolimi të zhurmës & errësimi për dhoma ekzaminimi

Të dhënat që i kërkojmë për çdo opsion:
• Lokacioni + link në hartë
• Sipërfaqja + planimetri
• Foto/video
• Çmimi i qirasë + kushtet (depozitë, afati minimal, komision)
• Disponueshmëria (kur mund të merret)
• Dokumentacioni bazë i pronës / statusi ligjor (nëse është gati)

Rrugët kryesore që kërkohet lokacioni:
• Bulevardi Bill Clinton
• Bulevardi Dëshmorët e Kombit
• Rr. Robert Doll
• Rr. Luan Haradinaj
• Rr. UÇK
• Rr. Agim Ramadani
• Rr. Enver Maloku
• Rruga B

Të gjithë ata që kanë lokacion të përshtatshëm sipas kritereve të kërkuara, na kontaktoni në info@drsupernova.com ose 044 36 66 96

Gëzuar Vitin e Ri!Dunyagöz Kosova ju uron shëndet të plotë, qartësi në çdo hap dhe suksese të reja në vitin që po vjen. ...
31/12/2025

Gëzuar Vitin e Ri!

Dunyagöz Kosova ju uron shëndet të plotë, qartësi në çdo hap dhe suksese të reja në vitin që po vjen. Faleminderit për besimin tuaj, ne do të vazhdojmë të kujdesemi për shikimin tuaj me përkushtim, profesionalizëm dhe teknologji moderne.

Le të jetë ky vit një fillim i ndritshëm për ju dhe familjen tuaj!

Me respekt,
Dunyagöz Kosova

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntori 🇦🇱Sot festojmë një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë dhe ...
28/11/2025

🇦🇱 Gëzuar 28 Nëntori 🇦🇱

Sot festojmë një nga datat më të rëndësishme në historinë tonë kombëtare, Ditën e Pavarësisë dhe Ditën e Flamurit. Në këtë ditë të bekuar, zemrat tona rrahin njëzëri për ngjyrat kuq e zi dhe për simbolet që na bëjnë krenarë.

Dunyagoz Kosova ju uron nga zemra këtë festë të madhe. Le të na shërbejë kjo ditë si frymëzim për të punuar më shumë për një të ardhme më të ndritur, duke ruajtur vlerat dhe trashëgiminë tonë të pasur.

Bashkë me ju, festojmë me krenari historinë dhe identitetin tonë!

Me respekt dhe urime të përzemërta, Dunyagoz Kosova

A përjetoni ende dhimbje koke, lodhje të syve apo vështirësi në fokusim, edhe pse përdorni syze ose lente kontaktuese?Pr...
17/11/2025

A përjetoni ende dhimbje koke, lodhje të syve apo vështirësi në fokusim, edhe pse përdorni syze ose lente kontaktuese?

Problemi mund të mos jetë te numri i syzeve, por te shqetësime të fshehta si astigmatizmi i padukshëm apo një devijim i vogël i syve (mikro-zezje).

Këto gjendje mund të zbulohen vetëm përmes një ekzaminimi të detajuar të syve.
Shëndeti i syve nuk nënkupton vetëm “të shohësh mirë”, por edhe funksionimin në harmoni të të dy syve së bashku.

Nëse edhe ju keni këto shqetësime, është e rëndësishme të konsultoheni me një oftalmolog.

Problemet e vogla të identifikuara herët mund të ndikojnë ndjeshëm në cilësinë e jetës suaj.

📞 Na kontaktoni tani: 043 84 84 84
✉️ info@dunyagozbalkans.com
🌐 www.dunyagozbalkans.com

3 Zakone të Thjeshta që Bëjnë Ndryshim për Shëndetin e Syve Tuaj 👁️Kufizo Kohën para EkraneveEkspozimi i zgjatur ndaj ek...
03/11/2025

3 Zakone të Thjeshta që Bëjnë Ndryshim për Shëndetin e Syve Tuaj 👁️

Kufizo Kohën para Ekraneve
Ekspozimi i zgjatur ndaj ekraneve digjitale mund të shkaktojë lodhje dhe tharje të syve. Mos harro të largosh shikimin çdo 20 minuta për rreth 20 sekonda për t’u çlodhur.

Përdor Syze Dielli me Filtër UV
Mbrojtja e syve nga rrezet e dëmshme të diellit ndihmon në uljen e rrezikut për katarakt dhe probleme të retinës në afat të gjatë. Zgjidh syze cilësore me filtër UV.

Mos i Fërko Sytë
Fërkimi i syve mund të dëmtojë kornën dhe të rrisë rrezikun e infeksioneve. Nëse ndien kruarje, konsultohu me mjekun e syve dhe kujdesu për ta me butësi.

🔍 Ndryshimet e vogla bëjnë dallime të mëdha. Kujdesu për sytë e tu!

043 84 84 84
dunyagozbalkans.com

🔎 A mund t’i gjeni 3 simptomat e fshehura në këtë foto?💡 Nëse i gjeni, shkruajini në komente!👉 Sfido edhe miqtë tuaj duk...
08/10/2025

🔎 A mund t’i gjeni 3 simptomat e fshehura në këtë foto?

💡 Nëse i gjeni, shkruajini në komente!

👉 Sfido edhe miqtë tuaj duke i etiketuar dhe shikoni kush i gjen më shpejt!

👀 Komplikimet e syrit nuk presin!Në Dünyagöz, rrjeti më i madh i spitaleve të syrit në botë, ofrojmë trajtime me standar...
08/10/2025

👀 Komplikimet e syrit nuk presin!

Në Dünyagöz, rrjeti më i madh i spitaleve të syrit në botë, ofrojmë trajtime me standarde ndërkombëtare për çdo problem shikimi.

📞 Na kontaktoni tani: 043 84 84 84
✉️ info@dunyagozbalkans.com
🌐 www.dunyagozbalkans.com

Dje, ditën e premte më 26.09.2025, u mbajtën konsultat speciale me Doç. Dr. Cafer Tanrıverdi dhe Prof. Dr. Aylin Ardagil...
27/09/2025

Dje, ditën e premte më 26.09.2025, u mbajtën konsultat speciale me Doç. Dr. Cafer Tanrıverdi dhe Prof. Dr. Aylin Ardagil në bashkëpunim me Dünyagöz & Dr. Supernova.

👩‍⚕️👨‍⚕️ Dhjetëra pacientë patën mundësinë të kryejnë ekzaminime të detajuara dhe të marrin mendimin profesional nga ekspertë ndërkombëtarë të oftalmologjisë.

Falënderojmë të gjithë pacientët për besimin e dhënë dhe ekipin tonë për përkushtimin maksimal në ofrimin e kujdesit më të mirë për shëndetin e syve 👁✨.

Edhe ditën e dytë të Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, Dunyagoz Kosova dhe Dr. Supernova ishin të pranish...
26/09/2025

Edhe ditën e dytë të Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, Dunyagoz Kosova dhe Dr. Supernova ishin të pranishëm me stendën tonë informative.

👩‍⚕️ Vizitorët patën mundësinë të njihen nga afër me shërbimet tona dhe të marrin informacione të detajuara nga ekipi ynë.

Faleminderit të gjithëve që na vizituan dhe kontribuuan në këtë event të rëndësishëm për mjekësinë shqiptare!

👨‍⚕️ Doç. Dr. Cafer Tanriverdi nga spitali Dünyagöz ishte një nga ligjëruesit kryesorë dhe kontribuoi në mënyrë të shkël...
26/09/2025

👨‍⚕️ Doç. Dr. Cafer Tanriverdi nga spitali Dünyagöz ishte një nga ligjëruesit kryesorë dhe kontribuoi në mënyrë të shkëlqyer në Kongresin e Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, me një prezantim mbi temën me rëndësi të madhe: “Cornea Transplant”.

Ai ndau eksperiencat klinike dhe risitë më të fundit në transplantin e kornesë, duke sjellë një perspektivë moderne dhe qasje praktike për trajtimin e pacientëve me patologji të avancuara të kornesë.

Prezantimi i tij u prit me interes të madh dhe kontribuoi ndjeshëm në pasurimin e diskutimeve profesionale të kongresit 🙌.

👩‍⚕️ Prof. Dr. Aylin Ardagil nga spitali Dünyagöz ishte një nga ligjërueset kryesore në seksionin e Oftalmologjisë gjatë...
26/09/2025

👩‍⚕️ Prof. Dr. Aylin Ardagil nga spitali Dünyagöz ishte një nga ligjërueset kryesore në seksionin e Oftalmologjisë gjatë Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, që po mbahet në Prishtinë më 25-28 Shtator 2025.

Me një prezantim mjaft interesant mbi “Retina and Macular Degeneration”, ajo solli përvojë dhe njohuri të thelluara në menaxhimin e sëmundjeve të retinës dhe degenerimit makular, duke ndarë praktika të avancuara që kontribuojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e kujdesit ndaj pacientëve.

Një falënderim i veçantë për pjesëmarrjen dhe kontributin e saj në këtë ngjarje madhore shkencore 👏.

Address

Bulevardi Bill Clinton
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dunyagoz - Kosova posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share