Dr. Atdhe Agaj Onkolog

Dr. Atdhe Agaj Onkolog Faqja Zyrtare në Facebook e Profesionistit Shëndetësor Dr. Specialist Atdhe Agaj - Onkolog
(3)

10/04/2026

🩺Kontrollimi i ndryshimeve në lëkurë si:
▪︎ Ateroma – cista të vogla nën lëkurë (zakonisht të mbushura me yndyrë),
▪︎ Lipoma – formacione të buta, të padhembshme me përmbajtje dhjamore
▪︎ Condyloma (kondiloma) – lytha gjenitale të shkaktuara nga HPV

👨‍⚕️ Të gjitha këto ekzaminohen dhe trajtohen në Agaj-Medical, me kujdes dhe profesionalizem të plotë.

Për konsulta dhe termine kontaktoni në:
📱+383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

Kanceri i lëkurës – Njohja është mbrojtje!Kanceri i lëkurës është një nga format më të shpeshta të kancerit, por edhe nj...
07/04/2026

Kanceri i lëkurës – Njohja është mbrojtje!
Kanceri i lëkurës është një nga format më të shpeshta të kancerit, por edhe një ndër më të trajtueshmit kur zbulohet në kohë. Ekspozimi i tepërt në diell, përdorimi i solarëve dhe faktorët gjenetikë rrisin rrezikun për zhvillimin e tij.
🔍 Shenjat që nuk duhen neglizhuar:
- Ndryshime në madhësi, formë apo ngjyrë të një nishani,
- Plagë që nuk shërohen,
- Njolla të reja në lëkurë,
- Kruarje, gjakderdhje apo dhimbje në një zonë të caktuar.

🛡️ Parandalimi është çelësi:
Përdorni krem mbrojtës ndaj diellit (SPF)
Shmangni ekspozimin e gjatë në diell
Kontrolloni rregullisht lëkurën tuaj
📌 Kontrolli i hershëm mund të shpëtojë jetë!

🟦LLOJET E KANCERIT TË LËKURËS)
Llojet kryesore të kancerit të lëkurës
Në këtë ilustrim në foto paraqiten disa nga format më të zakonshme të kancerit të lëkurës:
🔹 Karcinoma bazocelulare (BCC)
Forma më e shpeshtë, zakonisht rritet ngadalë dhe rrallë përhapet.
🔹 Karcinoma spinocelulare (SCC)
Mund të jetë më agresive dhe kërkon trajtim të hershëm.
🔹 Melanoma
Forma më e rrezikshme – zhvillohet nga qelizat që prodhojnë pigmentin e lëkurës.
🔹 Sëmundja e Bowen-it
Formë e hershme e kancerit të lëkurës (in situ).
🔹 Keratoakantoma
Rritje e shpejtë e lëkurës që nganjëherë ngjan me kancerin.
🔹 Keratoza aktinike (AK)
Gjendje parakanceroze e shkaktuar nga ekspozimi në diell.
📌 Çdo ndryshim në lëkurë duhet vlerësuar nga mjeku specialist.

🔬 OnkologjiaOnkologjia është degë e mjekësisë që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale,...
21/03/2026

🔬 Onkologjia

Onkologjia është degë e mjekësisë që merret me studimin, diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve tumorale, veçanërisht të kancerit. Ajo përfshin një qasje të integruar dhe multidisiplinare, duke kombinuar metoda të ndryshme trajtimi si kirurgjia, terapia medikamentoze dhe kujdesi mbështetës.
Kjo fushë nuk ka të bëjë vetëm me trajtimin e sëmundjes, por edhe me kujdesin e vazhdueshëm ndaj pacientit – duke ofruar mbështetje emocionale, këshillim dhe përmirësim të cilësisë së jetës gjatë gjithë procesit.

🩺 Diagnostikim i hershëm dhe i saktë,

💙 Trajtim profesional dhe i personalizuar,

🌿 Mbështetje dhe kujdes në çdo hap të jetës.

16/03/2026

📢 NJOFTIM ZYRTAR
Agaj-Medical si institucion privat shëndetësor njofton pacientët dhe opinionin publik se ka bartur kompetencat nga Mjekësia Familjare në nivel të Poliklinikës.
Nga tani, shërbimet tona do të ofrohen në kuadër të organizimit si Poliklinikë, me zgjerim të spektrit të shërbimeve specialistike dhe rritje të kapaciteteve profesionale.
Ky avancim synon:
▪️ Zgjerimin e shërbimeve shëndetësore,
▪️ Përfshirjen e më shumë specialistëve,
▪️ Rritjen e cilësisë së kujdesit për pacientët,
▪️ Ofrimin e diagnostikimit dhe trajtimit më të avancuar.
Ne mbetemi të përkushtuar ndaj kujdesit profesional, etikës mjekësore dhe shërbimit cilësor për çdo pacient.

Për informata dhe termine na kontaktoni në:
📱 +383 49 803 350 (Viber & WhatsApp)

Agaj-Medical – Your Family Doctor & Polyclinic

16/03/2026

Address

Lagjia E Spitalit
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr. Atdhe Agaj Onkolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram