Stafi vendor dhe ai ndërkombëtar i American Clinic janë të specializuar në këtë lëmi, me një bagazh të arriturash që nga viti 1996.
(372)
Klinika Amerikane Dr.Behar Kusari ofron shërbime të specializuara në Gjinekologji-Obstetrikë, Infertilitet, Kirurgji e Përgjithshme, ORL, Laborator Embriologjik, Laborator Biokimik dhe Dermatologji. American Clinic gjendet në Prishtinë, në Magjistralen Prishtinë - Ferizaj (km3)
Kjo klinikë trajton të gjitha rastet e infertilitetit femëror dhe mashkullor duke vënë në përdorim pajisjet më të sofistikuara për këtë lloj kure. Njësia e reprodukimit të asistuar përmban hapësira luksoze dekorative të pritjes, salla operative dhe laboratoriume bashkëkohore embriologjike dhe andrologjike. Kur ju do të bëni vizita në American Clinic ju do të keni një përkujdesje shëndetësore nga profesionistë, pra nga ekipi mjekësor vendor i udhëhequr nga Dr. Behar Kusari - Specialist Gjinekolog Obstetër- fertilarts si dhe me bashkëpunime të ndryshme me mjekë ndërkombëtar. Njësia e udhëhequr nga Dr. med. Behar Kusari funksionon si një ekip me përvojë i përbërë nga 2 gjinekolog , 2 embriolog, 2 teknik të embriologjisë dhe 1 andrologë. Ndërsa personeli përkrahës përbëhet nga gjeneticientë, motrat medicinale me eksperiencë të lartë. Përveç kujdesit ndaj pacientëve ekipi i reprodukimit të asistuar të American Clinic ka qenë shumë aktiv në hulumtimet shkencore të publikuara në revistat shkencore me renome. Klinicistët dhe embriologët janë pjesëmarrës aktiv në kongrese dhe simpoziume shkencore Evropiane dhe Botërore. American Clinic nuk na përket vetëm neve por edhe qindra bashkëshortëve që nuk kanë përjetuar duhmën e butë të frymëmarrjes së fëmijëve, atë puhizë të ëmbël për shpirtin prindëror. Ne përpiqemi t'ua krijojmë kuptimin e familjes tuaj apo më mirë të themi të jetës tuaj.
28/02/2026
Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:
Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥
27/02/2026
Histeroskopi e udhëhequr nga Dr. Memli Morina në Klinikën Amerikane — një metodë moderne që mundëson diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve brenda mitrës pa ndërhyrje të hapur kirurgjikale.
26/02/2026
Agjërimi gjatë shtatzënisë? 🌸
Lexoni më shumë për këshillat e sigurisë për nënën dhe bebin.
21/02/2026
Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:
Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥
19/02/2026
5 vite pritje. 5 vite shprese. Sot… 2 zemra të vogla që rrahin fort. 💝💝
Në Klinikën Amerikane, mrekullitë ndodhin cdo ditë dhe janë rezultat i përkushtimit, profesionalizmit dhe kujdesit të vazhdueshëm ndaj çdo çifti që na beson rrugëtimin e tyre.
Urime për këtë bekim të dyfishtë! 👶👶✨
18/02/2026
Gëzuar muajin e shenjtë të Ramazanit! 🌙
Le të sjellë ky muaj qetësi në zemër dhe mirësi në çdo hap.
17/02/2026
Urime 17 Shkurti Dita e Pavarësisë së Kosovës 🇽🇰
Në këtë ditë të veçantë, ju urojmë paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjithë.
16/02/2026
Gjatë muajit shkurt, forconi ndërgjegjësimin për infeksionet prenatale dhe kujdesuni për shëndetin e foshnjës që nga fillimi.
14/02/2026
Laparoskopi operative me adheziolizë komplete dhe histerektomi supracervikale, e realizuar me sukses për trajtimin e uterusit të madh me miomatozë recidivante.
Një ndërhyrje precize, me fokus në sigurinë dhe rikuperimin sa më të shpejtë të pacientes.
Operator: Dr.Endogyn-Dr.Armend Sadiku
Asistent: Dr. Trina Nushi
14/02/2026
Nje javë e mbushur me buzëqeshje dhe plot gëzim në Klinikën Amerikane “Dr. Behar Kusari” nga ardhja në jetë e vogëlushëve:
Klinika Amerikane “Dr.Behar Kusari” falenderon për besimin të gjithë prindërit dhe ju uron jetë të shëndetshme e të gjatë vogëlusheve pranë familjes së tyre.🏥
13/02/2026
Pacient i nderuar,
Ju falënderojmë sinqerisht për çdo vlerësim që e bëni për përkujdesjen shëndetësore dhe profesionalizmin tonë të ofruar në shërbim të mirëqenies Tuaj shëndetësore!
Besimi Juaj ndaj Klinikës Amerikane “Dr. Behar Kusari”, është nder dhe përgjegjësi për të gjithë ne 🥰
💕
09/02/2026
Si ndikojnë kontrollat e rregullta në ruajtjen e fertilitetit?
Lexoni më shumë 👉
Address
Rrafshi I Kosovës (Magjistralja Prishtinë - Ferizaj Km3) Pristina 10000
Be the first to know and let us send you an email when American Clinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Që nga viti 1996 filluam punën në një ordinancë prej 200 m2 nën mbikqyrjen e Dr. Spec. Behar Kusari. Në atë kohë ishte një ndër ordinancat me kushtet më të mira në vend. Me punën tonë të suksesëshme, përkushtimin për ta zhvilluar stafin tonë në mënyrë profesionale dhe me standarde botërore shëndetësore pas 11 viteve, më 8 mars 2007 hapëm klinikën e parë për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor. Me një hapësirë prej 800 m2, staf të gjërë të mjekëve specialist, teknikëve dhe stafit administrativ, American Clinic u shëndrua në pikë referimi për trajtimin e infertilitetit femror dhe mashkullor në vend dhe rajon me besimin që na dhuruan mijëra pacient. Gjithmonë duke iu referuar zhvillimeve teknologjike botërorë investuam në paisje moderne mjekësore duke u përkushtuar të jemi në hap me kohën. Duke qëndruar në trend me teknologjinë e fundit, stafin profesional, me 8 mars 2017 është inaguruar objekti i ri me një hapësirë prej 2800 m2, moderne dhe lukzose, duke u formuar si një Spital I pajisur me teknologjinë e fundit dhe me hapësirat dhe shërbimet më moderne shëndetësore, duke mbajtur profesionalizimin dhe emrin e të parit që solli shkencën mbi Infertilitetin në Kosovë, Dr. Behar Kusari.
Me një ekipë mbi 90 profesionistëve mjeksor dhe administrative, duke ofruar shërbime 24h në 7 ditë të javës, e bëjnë spitalin tonë qendër referente shëndetësore rajonale për të gjithë pacientët, duke ofruar të gjitha kushtet profesionale dhe teknike, me një rrjet të lidhur me spitalet ndërkombëtare. Hapësirat moderne të klinikës Amerikanë janë të ndërtuara dhe të organizuara sipas standardeve bashkohore ndërkombëtare, që plotësojnë kushtet për të gjitha shërbimet që ofrohen në Klinikën Amerikane, duke filluar nga trajtimi i Infertilitetit femror dhe mashkullor, Obstetrika, Gjinekologjia, Neonatologjia, ORL-ja, Dermatologjia si dhe Laboratori Biokimik.
Me dy salla operative të cilat bartin teknologjinë më të fundit moderne, të pajisura me të gjitha pajisjet e nevojshme, në Klinikën Amerikane ndjeheni të sigurtë. Nën përkujdesjen e stafit mjekësor në dy salla të lindjes normale, të cilat janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe ambientet moderne, në klinikën Amerikane procesi I lindje bëhet më I lehtë dhe I sigurtë.
Nën udhëheqjen e Prof. Dr. Cagcil Yetim, problemet e qifteve në fushën e infertilitetit femror dhe mashkullor, tashmë janë më të vogla, sepse kujdesi i Dr. Yetim në sallën e trajtimit duke bashkëpunuar me embriolog profesionist, si dhe me një laborator të pajisur me teknologjinë më të fundit, e bëjnë Klinikën Amerikane zgjidhje të problemeve për shumë qifte. Nuk keni pse të shqetësoheni nëse do ju duhet diqka të kryeni jashtë objektit të klinikës Amerikane, sepse në pakon e shërbimeve ofrohen edhe shërbimet e Laboratorit Biokimik nënë udhëheqejn e specialistëve mjekësor në fushën e Biokimisë dhe me pajisjet më të fundit në trendin botëror.
Ku ka më mirë se të ndjeheni rehat së bashku me përcjellësin e juaj në dhomat private dhe luksoze, ku gjatë hospitalizimit të juaj Klinika Amerikane kujdeset për të gjitha, duke filluar nga shërbimi profesional I stafit mjekësor, ambientet e ngrohta, me higjien të lartë dhe me ushqim të caktuar nga nutricientët tanë, vetëm për të fituar mineralet, vitaminat dhe proteinat e nevojshme pas intervenimit. Klinika Amerikane mbetet e përkushtuar që nën kujdesin profesional të ekipit mjeksor dhe administrativ, të ofrojmë siguri dhe kujdes të vecant në shërbimet tona.