Barnatorja Qendrore-QKUK/SHSKUK

Barnatorja Qendrore-QKUK/SHSKUK BARNATORJA QENDRORE Ardelina Delijaj
Ud. Kontabilist
MA .Jur.dip.

BARNATORJA QENDRORE-QKUK/ ShSKUK

Roli i Barnatores Qendrore-QKUK/ShSKUK
• Planifikimi, procedimi i kërkesave, administrimi, menaxhimi dhe përcaktimi i prioriteteve të furnizimit me produkte medicinale dhe material medicinal të Listës Esenciale dhe jashtë LE, të nevojshëm për kryerjen e të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët që trajtohen në Klinikat e QKUK-së.
• Aprovimi i kërkesave konform Planit të Veprimit dhe bashkëpunimi i ndërsjell me të gjitha njësitë e sektorit farmaceutik të niveleve të Kujdesit Dytësor dhe Tretësor Shëndetësor të ShSKUK-së për përdorim racional të barnave, si dhe shërbime farmaceutike cilësore e eciçente
Përgjegjëse e Barnatores Qendrore & Kordinatore për çështjet Farmaceutike-QKUK/ShSKUK:
Arijeta N.Stanovci
Farmacistët Përgjegjës të sektorëve të Barnatores Qendrore dhe barnatoreve klinike, QKUK/ShSKUK
Erblin Elezi
Fatbardha Rexhaj
Gëzime Pllana
Krenare Shehu
Kujtim Parduzi
Mërgime Mehmeti
Njomza Zhitija
Qëndrim Dakaj
Suliote Aliu
Visar Emini
Farmaciste në Barnatore Qendrore të QKUK-së
Enkelejda Gjonbalaj
Kryeteknik i Barnatores Qendrore
Faik Berisha
Zyrtare e pranimit të produkteve farmaceutike
Ecc.dip. Arijeta Gërxhaliu-Uka
Zyrtar i SMSF (program Intern&SISH) dhe pranimit të produkteve farmaceutike
Arben Jashari
Zyrtare ndihmëse për SMSF/SISH dhe pranim të produkteve farmaceutike
Ecc.dip. Agron Gashi
Administrator
Ecc.dip.Naser Musliu
Teknikët e Farmacisë:
Besarta Sinani
Besarta Thaçi
Bukurije Blaku-Uka
Lejla Llumnica
Lushe Buzhala
Merita Gashi-Haziri
Mirlinda Maliqi-Vatovci
Muhamet Tërmkolli
Njomza Mustafa
Olivera Sharku
Sabrije Shala
Samire Kuçi
Sevdije Manaj
Sheribane Alihajdari
Sheribane Latifi
Shkurta Hyseni
Shqiponja Morina
Shukrije Tmava
Vlora Mustafa
Xhevahire Agushi
Barnatorja Qendrore e QKUK/ShSKUK është barnatore-respektivisht depo qarkullues farmaceutik, e cila aktualisht përmes Sektorëve në përbërjen e saj dhe Barnatoreve Klinike që funksionojnë në kuadër të saj, bën furnizimin e të gjitha Klinikave, Shërbimeve dhe Instituteve Paraklinike të QKUK-së me Produkte Farmaceutike-Barna dhe Material mjekësor-shpenzues të nevojshëm për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Barnatorja Qendrore (BQ) përbëhet nga gjashtë sektorë:
Sektori i Produkteve farmaceutike- Barnave
Sektori Narkotikëve, Anestetikëve, terapisë specifike dhe Citostatikëve
Sektori i Materialit medicinal-shpenzues
Sektori i penjve kirurgjik të LE dhe produkteve e materialeve jashtë LE
Laboratori Galen me dezinfektuesit
Sektori i perfuzioneve (infuzioneve)
Poashtu, përveç gjashtë sektorëve, BQ funksionon edhe me nëntë Barnatore Klinike (BKl.) në kuadër të klinikave të QKUK-së (pritet të funksionalizohet BKl për KAMI dhe Sh.Emergjent):
BKl.Pediatri-furnizon Klinikën e Pediatrisë me Emergjencë pediatrike
BKl.Pulmologji/Dermatologji-furnizon Klinikat e Pulmologjisë dhe Dermatovenerologjisë
BKl.Onkologji-që furnizon klinikën e Onkologjisë me Citostatikë,barna dhe material mjekësor
B. e Klinikave të Sëmundjeve të Brendshme-furnizon Klinikat: Kardiologji,Reumatologji, Gastroenterologji, Endokrinologji, Nefrologji (HD) dhe Hematologji
B. e Klinikave Kirurgjike- furnizon Klinikat:Kirurgji abdominale, Kirurgji Vaskulare, Kirurgji Torakale, Urologji, Neurokirurgji, Kirurgji Plastike, K.Maksillofaciale dhe Kardiokirurgji. BKl.Ortopedi- furnizon Klinikën e Ortopedisë dhe Mjeksinë fizikale me rehabilitim
BKl.ORL/Oftalmo-furnizon Klinikat: Otorinolaringologji dhe Oftalmologji
BKl.Neuro/Psikiatri furnizon Klinikat: Neurologji, Psikiatri dhe Institutin e Psikiatrisë Forenzike
BKl. Infektive-furnizon Klinikën Infektive dhe sëmundjeve ngjitëse
Barnatorja Qendrore është njësi-shërbim shëndetësor ku përveç furnizimeve të rregullta që bëhen me Barna dhe Material mjekësor në Klinika/Shërbime/reparte të QKUK-së, ofrohen edhe këshilla dhe informacione profesionale nga farmacistët (ku tani janë 10 farmacistë dhe Shefi BQ-së poashtu farmacist) të cilët përgatisin edhe Fletëudhëzues dhe raporte të detajuara mbi barnat. Barnatorja Qendrore është njësi Shëndetësore organizative e QKUK/ShSKUK, ku ofrohen shërbime Farmaceutike dhe Profesionale si dhe bëhet furnizimi, ruajtja, përgatitja, dhënia e barit dhe informacionit për përdorimin e tij si dhe shërbime të tjera të kujdesit shëndetësor, në përputhje me dispozitat e ligjeve në fuqi
Shërbimet që ofrohen nga Barnatorja Qendrore
Barnatorja Qendrore furnizon të gjitha Barnatoret e Klinikave në kuadër të saj sikurse dhe Institutet paraklinike, Klinikën Emergjente, Kl e Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intenziv Qendror, Kl. e Biokimisë Mjekësore si dhe Kl.Obstetrike-Gjinekologjike me Barna dhe Material medicinal-shpenzues, çka tregon se është një nga shtyllat më të rëndësishme organizative të QKUK-së respektivisht ShSKUK-së. Kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE bëhen sipas planifikimit (Planit të Veprimit) e cila përfundimisht përpilohet nga anëtarët e komisionit për planifikim respektivisht Grupi punues, të përcaktuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së. Në BQ të QKUK/ShSKUK-së gjithashtu aprovohen kërkesat për Barna dhe Materiali medicinal nga LE e të gjitha niveleve të kujdesit dytësor dhe tretësor të ShSKUK-së konform Planit të Veprimit të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm dhe Bordi Drejtues i ShSKUK-së. Kërkesat për blerje të rregulltë apo emergjente bëhen nga përgjegjësit e sektorëve përkatës në BQ të QKUK-së, përgjegjësit e ShPSHM-ve dhe shefat e barnatoreve spitalore të cilat aprovohen nga Koordinatorja për Farmaci dhe firmosen nga DP i ShSKUK-së. Kërkesat pastaj (pas miratimit nga menaxhmnti i ShSKUK-së) procedohen më tutje në AFSh-MSh për realizimin e tyre dhe furnizmin e ISh-ve në kuadër të ShSKUK-së. Tërheqja e barnave /materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore bëhet nga: Barnatoret e Klinikave, Repartet/Klinikat sipas orarit të caktuar (një herë në javë) apo në çdo kohë në rastet urgjente (oraret e furnizimit janë përpiluar në sektorët e BQ-së dhe në të gjitha Barnatoret Klinike). Materialet dhe produktet specifike të dedikuara vetëm për një shërbim të caktuar, p.sh ai për Hemodializë, Kardiologji invazive, Aritmologji,Onkologji, Biokimi mjekësore, Institute paraklinike dhe Mjekësi nukleare, ditën që liferohen në BQ menjëherë i dorëzohen shërbimit përkatës përmes tre anëtarëve profesionist të lëmisë së klinikës/shërbimit përkatës. Tërheqja e barnave dhe materialit medicinal nga Barnatorja Qendrore bëhet me kërkesë nga Kryeinfermieri-ja e Repartit, Klinikës apo Pëgjegjësi i Barnatores Klinike. Përgjegjësi i Sektorit i merr kërkesat e dorëzuara nga Barnatoret e Klinikave,Repartet apo Klinikat, i verifikon i analizon stoqet,cakton sasinë që mund të japë dhe ia përcjell Teknikëve të Farmacisë për t`i përgatitur. Pas përgatitjes kërkesat kontrollohen nga Përgjegjësi i Sektorit-farmacisti dhe i firmosin bashkë me Teknikun e Farmacisë që i ka përgatitur. Shpenzimet e çdo klinike për barna, material medicinal-shpenzues dhe citostatik për çdo muaj dorëzohen nga Kryeinfermieri/ja e Klinikës apo përgjegjësi i barnatores klinike në Barnatoren Qendrore në fillim të muajit pasardhës.Këto përmblidhen në një raport të vetëm për tu dorëzuar Shefes së BQ-së/Koordinatore për çështje Farmaceutike. Tani përpilohen raporte mujore obligative nga të gjithë njësitë duke filluar nga Bqrnatorja Qendrore e barnatoret klnike, Basrnatoret spitalore dhe të gjitha klinikat/repartet pa përjashtim të cilat furnizohen me barna dhe material mjekësore, raportet barazimeve të gjendjes së stoqeve ku përfshihen: salldo fillestare e muajit, furnizimet gjatë muajit (hyrjet), distribuimi/administrimi (daljet-shpënzueshmëritë mujore) si dhe stoku momental për të gjitha produktet farmaceutike-mjekësore me të cilat disponojnë. Barnatorja Qendrore ka një kordinim dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha shërbimet që ofrojnë furnizim me barna në kuadër të ShSKUK-së, në veçanti me Barnatoret e Spitaleve të Përgjithshme: Gjakovë, Prizren, Gjilan, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë dhe Vushtrri, respektivisht me udhëheqësit e këtyre barnatoreve. Shefat e Barnatoreve Spitalore:
Hilmi Shala- Shef i Barnatores në SP-Gjakovë
Muharrem Rama- Shef i Barnatores në SP-Prizren
Enver Rexha- Shef i Barnatores në SP-Gjilan
Xhevat Sejdiu- Shef i Barnatores në SP-Pejë
Ixhri Maloku - Shef i Barnatores në SP-Ferizaj
Hajriz Tahiri - Farmacist përgjegjs në Barnatoren e SP-Ferizaj
Rajmonda Shabani- Shefe e Barnatores në SP-Mitrovicë
Vahide Pervetica - Farmaciste përgjjegjse në Barnatorene SP-Mitrovicë
Ekrem Saraçi - Shef i Barnatores në SP-Vushtrri
Vlen të ceket se Barnatorja Qendrore poashtu kordinon dhe ofron ndihmë lidhur me çështjet farmaceutike –mjekësore edhe me institucionet tjera- njësi organizative të ShSKUK-së: Shërbimet Profesionale të Shëndetit Mendor (shtatët shërbime:QShM/ShIB) dhe Qendra Integrimit e Rehabilitimit të Sëmurëve Kronik Psikiatrik (QIRSKP), Qendra Klinike Stomatologjike Universitare (QKSUK), Qendra Kombëtare e Mjekësisë së Punës dhe ajo e Mjekësisë Sportive-Gjakovë (QKMP dhe QKMS)

Address

QKUK, Rruga Rrethi I Spitalit, Qendra Klinike Universitare
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 07:00 - 15:00
Tuesday 07:00 - 15:00
Wednesday 07:00 - 15:00
Thursday 07:00 - 15:00
Friday 07:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Barnatorja Qendrore-QKUK/SHSKUK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Barnatorja Qendrore-QKUK/SHSKUK:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

SHËRBIMI KLINIK FARMACEUTIK, QKUK/SHSKUK-Barnatorja Qendrore

SHËRBIMI KLINIK FARMACEUTIK, QKUK/ SHSKUK

Roli i Shërbimit Farmaceutik -QKUK/SHSKUK

📷Planifikimi, procedimi i kërkesave, administrimi, menaxhimi dhe përcaktimi i prioriteteve të furnizimit me produkte medicinale dhe material medicinal të Listës Esenciale dhe jashtë LE, të nevojshëm për kryerjen e të gjitha shërbimeve shëndetësore për pacientët që trajtohen në Klinikat-repartet e QKUK/SHSKUK-së.