Asociacioni Kosovar Për Psikoterapi Trupore NOKTA

Asociacioni Kosovar Për Psikoterapi Trupore NOKTA NOKTA – Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore,shërben si shtëpi profesionale për anëtarët e saj në fushën e psikoterapisë trupore.

Një kapitull i ri për NOKTA, u inaugurua hapësira jonë e re.
09/04/2026

Një kapitull i ri për NOKTA, u inaugurua hapësira jonë e re.

Jemi të nderuar t'ju prezantojmë ligjëratën kryesore të këtij viti në shkollën verore 2026!​Prof. Enver Çesko, një nga p...
28/03/2026

Jemi të nderuar t'ju prezantojmë ligjëratën kryesore të këtij viti në shkollën verore 2026!

​Prof. Enver Çesko, një nga pionierët e psikoterapisë trupore në Kosovë, do të ndajë me ne ekspertizën e tij të gjatë mbi temën:

Nga Tensioni në Liri: Trupi në Kohë Tranzicioni
(Një kornizë somatike, klinike dhe sociale)

​Kjo ligjëratë do të eksplorojë se si trupi ynë mbart tensionet e tranzicioneve jetësore, qofshin ato personale, klinike apo sociale, dhe se si mund të lëvizim drejt një lirie dhe mirëqenieje autentike.

​Një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar nga një autoritet i lartë në fushën e shëndetit mendor.

Linku për regjistrimin

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdIofaTsBrQMtlTLnnQoGDFJ7RocZMedDD8m02Wh_Xix18tXw/viewform?fbclid=IwdGRjcAQ1JQxjbGNrBDNnUmV4dG4DYWVtAjEwAGJyaWQRMTNVSVFRaWdCU2NYZlpkYW5zcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEezPlmLGS80zzx9EgJx6Q9nFL4OD9LrvY21K-0YxKcihN9z6N5djewldr1T0I_aem_iMrJ0Z4YrVGXxmuX8NIECQ

Shkolla Verore 2026 në Psikoterapi Trupore – TASHMË E AKREDITUARMe kënaqësi ju njoftojmë se Shkolla Verore në Psikoterap...
27/03/2026

Shkolla Verore 2026 në Psikoterapi Trupore – TASHMË E AKREDITUAR

Me kënaqësi ju njoftojmë se Shkolla Verore në Psikoterapi Trupore 2026, e organizuar nga NOKTA – Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore, është zyrtarisht e akredituar nga ODA E INFERMIERËVE, MAMIVE DHE
PROFESIONISTËVE TJERË SHËNDETËSORË të Kosovës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

📅 12–14 Qershor 2026
📍 Podujevë

Ky akreditim konfirmon cilësinë dhe standardet profesionale të programit tonë, duke ofruar:
✔️ 15 pikë për pjesëmarrës aktiv
✔️ 10 pikë për pjesëmarrës pasiv

Shkolla verore mbetet një hapësirë unike ku bashkohen:
✨ edukimi profesional
✨ përvoja trupore
✨ reflektimi personal dhe klinik

Hap më afër ndërtimit të një praktike të integruar trup–mendje dhe zhvillimit të qëndrueshëm profesional.

📩 Regjistrimet janë të hapura

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdIofaTsBrQMtlTLnnQoGDFJ7RocZMedDD8m02Wh_Xix18tXw/viewform?fbclid=IwY2xjawQzZ1JleHRuA2FlbQIxMABicmlkETEzVUlRUWlnQlNjWGZaZGFuc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHsz5ZixkvNM88fRICcekPZxS-Dg_S672NtSvtGMSnIoTfc-jeXY3sJXa9U9C_aem_iMrJ0Z4YrVGXxmuX8NIECQ

24 Mars — Wilhelm Reich (1897–1957)Në këtë ditë, në vitin 1897, lindi Wilhelm Reich, një nga psikoanalistët e hershëm që...
24/03/2026

24 Mars — Wilhelm Reich (1897–1957)
Në këtë ditë, në vitin 1897, lindi Wilhelm Reich, një nga psikoanalistët e hershëm që zgjeroi ndjeshëm teorinë e Sigmund Freud mbi karakterin dhe represionin.

Në veprën e tij të rëndësishme Character Analysis (1933), Reich propozoi se mbrojtjet psikologjike nuk formohen vetëm në nivelin e proceseve psikike, por edhe në trup. Ai prezantoi konceptin e “armaturës së karakterit” (character armour) — një ngurtësi kronike muskulore dhe e sjelljes që shërben si mbrojtje ndaj konflikteve të pavetëdijshme.

Reich gjithashtu analizoi lidhjen midis strukturës psikologjike të individit dhe autoritetit politik në librin The Mass Psychology of Fascism (1933), duke sugjeruar se lëvizjet autoritare shpesh rezonojnë me struktura të ngurta karakteriale në individë dhe në shoqëri.
Puna e tij ndikoi thellësisht në zhvillimin e analizës së karakterit dhe u bë një nga themelet e psikoterapive të orientuara nga trupi.

Gëzuar Fitër Bajrami!Paqe, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë!
20/03/2026

Gëzuar Fitër Bajrami!Paqe, dashuri dhe mirëqenie për të gjithë!

Gjëja që më së shumti i bën kurioz njerëzit është njohja me veten.-Kristi Turlington
11/03/2026

Gjëja që më së shumti i bën kurioz njerëzit është njohja me veten.

-Kristi Turlington



Shkolla Verore në Psikoterapi Trupore 2026: Ftesë për TransformimPas suksesit të viteve të kaluara, jemi të gëzuar se Sh...
11/03/2026

Shkolla Verore në Psikoterapi Trupore 2026:

Ftesë për Transformim

Pas suksesit të viteve të kaluara, jemi të gëzuar se Shkolla Verore në Psikoterapi Trupore kthehet edhe këtë vit! Kjo përvojë unike profesionale do të fokusohet në një temë shumë aktuale dhe të rëndësishme:

“Nga Tensioni në Liri: Trupi në Kohë Tranzicioni”

Në këtë shkollë verore, do të eksplorojmë së bashku lidhjen e thellë midis trupit, emocioneve dhe mendjes. Përmes një kombinimi të:

*Ligjëratave tematike: Do të thelloheni në konceptet kryesore të psikoterapisë trupore dhe do të mësoni nga ekspertë të fushës.
*Ushtrimeve përjetuese trupore: Do të keni mundësi të provoni teknika dhe ushtrime praktike që do t'ju ndihmojnë të lidheni me trupin tuaj dhe të eksploroni botën tuaj të brendshme.
*Analizës së rasteve: Do të analizoni raste konkrete dhe do të diskutoni se si psikoterapia trupore mund të aplikohet në situata të ndryshme kline.
*Reflektimit profesional dhe personal: Do të keni hapësirë për të reflektuar mbi përvojën tuaj dhe për t'u rritur si profesionistë dhe si individë.

NOKTA – Asociacioni Kosovar për Psikoterapi Trupore organizon këtë shkollë verore, duke siguruar që ajo të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të psikoterapisë evropiane dhe ndërkombëtare.

Detajet e aktivitetit:

📍 Podujevë
📅 12–14 Qershor 2026

Kjo shkollë verore është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ata që janë të interesuar për psikoterapinë trupore, si profesionistë të shëndetit mendor, studentë, apo individë që kërkojnë të kuptojnë më mirë veten dhe të tjerët.

Mos e humbisni këtë shans për të mësuar, reflektuar dhe transformuar!

Linku per regjistrim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdIofaTsBrQMtlTLnnQoGDFJ7RocZMedDD8m02Wh_Xix18tXw/viewform?fbclid=IwY2xjawQePJFleHRuA2FlbQIxMABicmlkETFYdElMUGt2UW1ERXdWaFlqc3J0YwZhcHBfaWQQMjIyMDM5MTc4ODIwMDg5MgABHvKSeuLJH2uHtKOpD0-N8KijZnYOlQASlNB1yU8IHJpstFW4qvzKTV8QuEOM_aem_-ci-Xli0llHl1ZR_Xzz77g

Wilhelm ReichWilhelm Reich ishte një mjek austriak dhe psikoanalist, si dhe anëtar i gjeneratës së dytë të psikanalistëv...
27/02/2026

Wilhelm Reich

Wilhelm Reich ishte një mjek austriak dhe psikoanalist, si dhe anëtar i gjeneratës së dytë të psikanalistëve pas Sigmund Freud-it.

Autor i disa librave me ndikim, më së shumti The Impulsive Character (Karakteri Impulsiv), The Function of the Or**sm (Funksioni i Orgazmës), Character Analysis (Analiza e Karakterit) dhe The Mass Psychology of Fascism (Psikologjia Masive e Fashizmit), ai u bë i njohur si një nga figurat më radikale në historinë e psikiatrisë.

Puna e Reich-ut mbi karakterin kontribuoi në zhvillimin e veprës së Anna Freud-it The Ego and the Mechanisms of Defence (Egoja dhe Mekanizmat e Mbrojtjes), ndërsa ideja e tij për “armaturën muskulore” (mburojën msakulare) — shprehja e personalitetit përmes mënyrës se si trupi lëviz dhe tensionohet — ndikoi në zhvillime të rëndësishme si Psikoterapia Trupore, terapia Gestalt, analiza Bioenergjike dhe terapia Primal.

Shkrimet e tij ndikuan breza të tërë intelektualësh; ai shpiku shprehjen “revolucioni seksual” dhe, sipas një historiani, veproi si një lloj “mamie” e këtij revolucioni.

Përfundoi me sukses trajnimi dy ditorë nga Psikoterapia Trupore me temën: "Nga Mburoja te Frymëmarrja: Integrimi i Frymë...
08/12/2025

Përfundoi me sukses trajnimi dy ditorë nga Psikoterapia Trupore me temën: "Nga Mburoja te Frymëmarrja: Integrimi i Frymëmarrjes në Çlirimin e Mburojës Emocionale", me trajneren Dr.Elmedina Çesko psikologe & psikoterapiste WAPP, EABP, EAP.

06-07.12.2025

Address

Rruga Anton Harapi, Hyrja 57, Banesa Nr. 1, Lagjja Dardani
Pristina

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Asociacioni Kosovar Për Psikoterapi Trupore NOKTA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Asociacioni Kosovar Për Psikoterapi Trupore NOKTA:

Share