Shqipe Vitija - Psikologe Klinike

Shqipe Vitija - Psikologe Klinike Psikologe Klinike e Licencuar KO-06868-07
Terapiste për të rritur në terapinë EMDR
Terapiste e fëmijëve me autizëm dhe çrregullime tjera.

Diagnostifikim
Vlersim
Trajtim individual
Të gjitha çrregullimet mendore, emocionale dhe të sjelljës.

29/01/2026

“Njohja e mendjes është fillimi i qetësisë.”

Psikologji Klinike 📚

22/01/2026
“Me mirënjohje të pafund për të gjithë ata njerëz që më besuan historitë e tyre — të pathënat ndonjëherë, vuajtjet e hes...
06/01/2026

“Me mirënjohje të pafund për të gjithë ata njerëz që më besuan historitë e tyre — të pathënat ndonjëherë, vuajtjet e heshtura dhe shqetësimet që ua zbehën lumturinë, duke u lënë edhe shpresën për jetën nën hije. Falë tyre, si dhe falë punës sime të palodhshme, energjisë pozitive, përgjegjësisë profesionale, durimit në trajtim, pasionit dhe vullnetit, kam arritur të njoh më mirë veten, të forcohem shpirtërisht dhe të bëj hapa të sigurt drejt përmbushjes së ëndrrave të mia profesionale. Përmes këtij libri kuptova edhe më thellë sa e madhe është dëshira e njeriut për t’u shëruar.”
🙏🧠

Për një lexues të dashur, me urimin që faqet e këtij libri të sjellin frymëzim dhe dritë.Me respekt,Shqipe Vitija
06/10/2025

Për një lexues të dashur, me urimin që faqet e këtij libri të sjellin frymëzim dhe dritë.
Me respekt,
Shqipe Vitija

PSIKOLOGJI KLINIKEShkenca dhe raste praktike në trajtimin e çrregullimeve mendoreNë mjediset e Hotel SIRIUS, në Prishtin...
05/10/2025

PSIKOLOGJI KLINIKE
Shkenca dhe raste praktike në trajtimin e çrregullimeve mendore

Në mjediset e Hotel SIRIUS, në Prishtinë, u organizua sonte promovimi i librit të mësipërm me autore Shqipe Vitija, psikologe klinike. Kisha nderin dhe kënaqësinë që në hapje të kësaj ceremonie, në emër të ekipit botues, të përshëndes të pranishmit.

Ky libër është i veçantë për mjaft arsye, por dy janë më kryesoret.
Së pari, ai është i ndryshëm në tërësinë e vet nga botimet në shqip të derisotme për këtë fushë, si për nga përmbajtja, organizimi, aspekti grafik, shoqërimi me raste konkrete etj.

Libri është i organizuar në katër pjesë me 24 kapituj gjithsej. Çdo kapitull shoqërohet me një rast konkret sipas një strukture të veçantë. Libri ngërthen në vetvete ndjenjat e autores, dashurinë për profesionin, përkushtimin, dhimbjen, optimizmin dhe shpresën.

Së dyti, autorja ka marrë në konsideratë audiencën, lexuesin dhe përdoruesin, nisur nga përvoja e saj e gjatë në trajtimin e rasteve në klinikë të personave me çrregullime mendore.

Libri është mjet i vlefshëm për profesionistët e shëndetit mendor, studentët dhe të gjithë ata që janë të interesuar të kuptojnë më mirë natyrën e çrregullimeve mendore dhe metodat e trajtimit të tyre.

Meqenëse sëmundjet e shëndetit mendor janë shtuar, pasojë edhe e rrethanave të veçanta të shoqërisë kosovare përgjatë historisë dhe nga traumat e luftës, autorja ofron ndihmë për të gjithë të interesuarit. Nisur nga ky realitet, duke ju përmbajtur shkencës së psikologjisë, libri është shkruar me një gjuhë të thjeshtë por të shprehur qartë, lehtësisht të kuptueshme nga çdo person, pavarësisht njohurive a nivelit arsimor. Libri është i pajisur me fjalorth, me shpjegime të shkurtra të koncepteve dhe termave kryesore.

Për më tepër, ky libër është një ‘konsulent’ i nevojshëm dhe i domosdoshëm për të gjithë ata, kur raste të tilla u shfaqen në familje a të afërmit e tyre, që të kenë njohuri paraprake për çrregullimin mendor, përpara se të drejtohen në klinikë te psikologia.

Urime dhe suksese më tej Shqipe Vitija

“Ky libër nuk kërkon të të mësojë, por të të kujtojë atë që ndoshta ke harruar.”
05/10/2025

“Ky libër nuk kërkon të të mësojë, por të të kujtojë atë që ndoshta ke harruar.”

17/08/2025

Shenja më e sigurt e një mendjeje të dobët është trupi i njeriut i cili kurr nuk pushon!

Trajnim me bashkëpuntoret e mija📝!Suksese gocave 🥰
21/06/2025

Trajnim me bashkëpuntoret e mija📝!

Suksese gocave 🥰

Sfida në punën time !!!Trajnimi i radhës është i orjentuar për studente të psikologjisë të cilat dëshirojnë të punojnë m...
18/06/2025

Sfida në punën time !!!

Trajnimi i radhës është i orjentuar për studente të psikologjisë të cilat dëshirojnë të punojnë me fëmijët ndyshe👦👧.

Pas këtij trajnimi ato do të kenë mundësinë të jenë pjesë e bashkëpunimit tonë👩‍⚕️!

Numri është i kufizuar!
Pjesëmarrësit do të çertifikohen 📄
Pagesa për këtë trajnim është 50€!

Nuk është pasuruese ajo që do të marrësh nga librat, por ajo që librat do të nxjerrin nga ti. Që do ta ndyshojnë jetën t...
27/04/2025

Nuk është pasuruese ajo që do të marrësh nga librat, por ajo që librat do të nxjerrin nga ti. Që do ta ndyshojnë jetën tënde.

Si ndikojnë vështirësitë fizike në aspektin psikologjik stigma dhe paragjykimet.Personat me aftësi të kufizuara vazhdojn...
11/04/2025

Si ndikojnë vështirësitë fizike në aspektin psikologjik stigma dhe paragjykimet.

Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me stigmën dhe paragjykimet në jetën e përditshme dhe mbështetje të tilla të cilat janë çdo herë të nevojshme për mirëqenien e tyre!

Ky aktivitet u organizua në kuadër të projektit të mbështetur nga Kryeqyteti Prishtine

Address

283 Muharrem Fejza, Prishtinë
Pristina
10000

Telephone

+38345690790

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shqipe Vitija - Psikologe Klinike posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share