07/09/2025
📚📝🛎Kthimi në bankat e shkollës shkakton emocione të ndryshme tek fëmijët. Ndërsa disa zgjedhin me entuziazëm fletoret e reja, të tjerë ndjehen të shqetësuar ose të frikësuar për t'u kthyer përsëri në shkollë.
Për të reduktuar mundësinë e dhunës në internet dhe pasojave të tjera negative të përdorimit të celularëve, disa vende të Europës dhe të rajonit kanë lëshuar një rekomandim për shkollat fillore për të ndaluar përdorimin e celularëve gjatë orëve të mësimit dhe pushimeve, praktikë e cila do të ishte shumë mirë të praktikohej edhe nëpër shkollat tona. Sa më sipër mund të kontribuojë në një përqendrim më të madh dhe komunikim më të shpeshtë mes fëmijëve, por edhe roli i prindërve është vendimtar për një fillim të suksesshëm dhe të këndshëm të vitit shkollor. ⚠️
🔸️Prindërit mund të ndihmojnë duke zhvilluar vazhdimisht një marrëdhënie me fëmijën, ku theksi vihet në atë se si ndihet fëmija, dhe jo vetëm nëse ai i ka përmbushur detyrimet e tij. 🔸️Kur angazhojmë fëmijët në zgjidhjen e problemeve të përshtatshme për moshën, ne ndërtojmë besimin e tyre dhe i ndihmojmë ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme jetësore. 🔸️Shkrimi i detyrave të shtëpisë mund të jetë një mundësi për të ushtruar pavarësinë: nëse fëmija ka aftësinë, lëreni t'i zgjidhë vetë detyrat dhe prindërit mund të jenë mbështetës përmes udhëzimeve të herëpashershme. 🔸️Është po aq e rëndësishme të tregohet interes për të gjitha emocionet që fëmijët shprehin, të këndshme dhe të pakëndshme, sepse përmes një mbështetjeje të tillë ata mësojnë të njohin dhe përpunojnë atë që përjetojnë.
Nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve ju urojmë një vit shkollor të mbarë dhe të sukseshëm! 💛.