Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa”

Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa” Spitali i parë për nevoja të popullatës në Prizren u hap në vitin 1871 dhe kishte 100 shtretër…

Takim i Spitalit me udhëheqës të KBI-sëPrizren,15 prill 2026Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Dau...
15/04/2026

Takim i Spitalit me udhëheqës të KBI-së

Prizren,15 prill 2026
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Shefki Xharra, Drejtor Mjekësor, Burbuqe Gashi, Drejtoreshë e Infermierisë, dhe Lumrim Murtezaj, Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta – të mërkurën pritën në takim udhëheqësit e Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren: z. Valon Ibrahimi, kryetar, Dr. Orhan Bislimaj, kryeimam, z. Faruk Ukallo, sekretar dhe z. Eroll Rakaq, zyrtar për shërbime.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërinstitucional, me qëllim të përmirësimit dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe të shpejta për qytetarët.
Një pikë e veçantë e diskutimit ishte edhe shërbimet pa pagesë që ofron KBI për të gjithë qytetarët, në lidhje me bartjen dhe procedurat e varrimit kur pacientwt ndwrrojnw jetw nw spital.

Drejtori i Spitalit, MSc. Osman Hajdari, shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional me qëllim përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.

Edhe kryetari i KBI-së në Prizren, Valon Ibrahimi, theksoi përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe humanitare për qytetarët në nevojë.

Në përfundim të takimit, drejtuesit institucionalë u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë edhe inicimin e një marrëveshjeje të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi.

Ky bashkëpunim synon shfrytëzimin optimal të të gjitha kapaciteteve profesionale, kadrovike dhe teknike në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore, në veçanti në rastet kur familjarët kanë nevojë për asistencë teknike për transportim, në rastet kur pacientët ndërrojnë jetë në spital.

Të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë pa tuberkulozPrizren, 24 mars 2026Dita Botërore e Tuberkulozës...
24/03/2026

Të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë pa tuberkuloz

Prizren, 24 mars 2026
Dita Botërore e Tuberkulozës, e cila shënohet çdo vit më 24 mars, përbën një mundësi të rëndësishme për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të nxitur veprime konkrete drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje, që vazhdon të mbetet një kërcënim serioz për shëndetin publik.
Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren luan një rol të rëndësishëm në luftën kundër tuberkulozit, duke ofruar shërbime të specializuara për diagnostikimin dhe trajtimin e tij. Trajtimi i tuberkulozit realizohet në Repartin e Pulmologjisë.

Shërbimet e ofruara
Në Repartin e Pulmologjisë, përfshirë ambulancën pulmologjike, ofrohen këto shërbime:
- Pacientët që rezultojnë pozitivë pranohen Vizita mjekësore për pacientët me dyshime për tuberkuloz
- Analiza e këlbazës (BK – baciloskopia direkte) për konfirmimin e tuberkulozit pulmonar
- Punkcioni pleural për diagnostikimin e tuberkulozit të pleurës
- Testi i lëkurës (PPD) për identifikimin e tuberkulozit latent
- Bronkoskopia me lavazh bronkoalveolar për diagnostikim të mëtejshëm
për trajtim në repart, ku i nënshtrohen analizave laboratorike, ekzaminimeve radiologjike dhe procedurave të tjera diagnostikuese. Trajtimi me barna antituberkulare ofrohet falas për të gjithë pacientët.

Përpunimi i kontakteve dhe testimi i familjarëve
Në ambulancën pulmologjike realizohet edhe përpunimi i kontakteve. Infermierët kryejnë ekzaminimin e familjarëve dhe të afërmve të pacientëve, përfshirë radiografinë e mushkërive dhe testin PPD për fëmijët, me qëllim zbulimin e tuberkulozit latent.

Statistikat për vitin 2025 në rajonin e Prizrenit
Gjatë vitit 2025 janë regjistruar gjithsej 66 raste me tuberkuloz:
- 62 raste të reja
- 4 raste recidiv
Nga këto:
- 41 raste me tuberkuloz pulmonar
- 25 raste me tuberkuloz ekstrapulmonar
Të gjithë pacientëve me tuberkuloz pulmonar u është kryer analiza BK, nga të cilët 26 kanë rezultuar pozitivë.

Shpërndarja sipas komunave:
- Prizreni: 31 raste
- Malisheva: 17 raste
- Suhareka: 13 raste
- Rahoveci: 4 raste
- Mamusha: 1 rast
- Dragashi: 0 raste
Shërbimet e realizuara:
- 116 punkcione pleurale
- 261 teste PPD
- 466 analiza BK
Gjithashtu, të gjithë pacientëve u është kryer testi për HIV.
Te 39 pacientë është përfunduar me sukses trajtimi, ndërsa në një rast është ndërprerje e ATLpër arsye shëndetësore (sipas rekomandimit të gastroenterologut). Fatmirësisht, nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes.

Përbërja e repartit të Pulmologjisë
Reparti përbëhet nga:
- 6 mjekë pulmologë
- 11 infermierë/e
- 1 laborante në ambulancën pulmologjike
- 1 infermiere përgjegjëse për barnat antituberkulare
- 1 infermiere për pacientët jo me tuberkuloz
Reparti udhëhiqet nga Dr. Sevim Brina, shefe e repartit, dhe Muharrem Purova, kryeinfermier.

Origjina e Ditës Botërore të Tuberkulozës
Kjo ditë lidhet me vitin 1882, kur Robert Koch zbuloi bacilin e tuberkulozit, një moment historik që hapi rrugën për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjes.
Angazhimi për një botë pa tuberkuloz
Lufta kundër tuberkulozit kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga stafi mjekësor, bashkëpunim institucional dhe ndërgjegjësim shoqëror. Çdo hap drejt informimit, parandalimit dhe trajtimit është një hap drejt eliminimit të kësaj sëmundjeje.
Le të bashkohemi për të rritur ndërgjegjësimin, për të luftuar stigmën dhe për të mbështetur përpjekjet për një shoqëri më të shëndetshme.
Së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të shëndetshme dhe një botë pa tuberkuloz.

Nderohet Dr. Bujar DemiriPrizren, 19 mars 2026Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten ...
19/03/2026

Nderohet Dr. Bujar Demiri

Prizren, 19 mars 2026
Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, të enjten u mbajt një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e Dr. Bujar Demirit, mjek specialist internist-kardiolog, i cili ndërroi jetë, në moshën 75-vjeçare.

Akademia përkujtimore u organizua nën kujdesin e Drejtorit Ekzekutiv të spitalit, MSc. Osman Hajdari, i cili në fjalën e rastit vlerësoi punën dhe veprën e Dr. Bujar Demirit si një mjek që i shërbeu me përkushtim Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit dhe pacientëve për shumë vite.
“Dr. Bujar Demiri ishte pjesë e një brezi mjekësh që profesionin e mjekut e konsideronin mbi të gjitha si mision dhe përgjegjësi ndaj njeriut. Edhe pse kanë kaluar më shumë se dhjetë vite nga pensionimi i tij, gjurmët e punës dhe kontributit të tij mbeten pjesë e historisë së këtij institucioni. Me përkushtimin, profesionalizmin dhe humanizmin e tij, ai ka lënë pas një shembull të mirë për kolegët dhe për gjeneratat e reja të mjekëve”, tha drejtori Hajdari.

Për jetën dhe veprimtarinë profesionale foli Dr. Shemsedin Shabollari, shef i repartit të internos, ku kishte punuar Dr. Bujar Demiri. “Dr. Bujar Demiri ka lindur në Prizren në vitin 1951, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Fakultetin e Mjekësisë dhe specializimin në mjekësi interne i kreu në Beograd, ndërsa subspecializimin në kardiologji e kreu në Zagreb. Në spital ka punuar deri në vitin 2002. Gjatë punës 35-vjeçare, Dr. Bujari nuk ishte vetëm mjek që trajtonte sëmundjet, por edhe një njeri që u jepte shpresë pacientëve. Ishte profesionist që punonte me përgjegjësi të lartë dhe gjithmonë i gatshëm të ndante dijen dhe përvojën me kolegët e tij. Humanizmi, përkushtimi, modestia dhe ndershmëria profesionale janë vlera që e kanë shoqëruar gjatë gjithë jetës. Nga kolegët do të kujtohet si njeri i urtë dhe i matur, si udhëheqës që dinte të menaxhonte repartin e internos dhe si shembull për brezat e rinj për profesionalizmin dhe përkushtimin ndaj profesionit”, tha ai.

Edhe drejtori mjekësor, Dr. Shefki Xharra, vlerësoi figurën e Dr. Bujar Demirit, duke theksuar se ai ishte jo vetëm mjek, por edhe shpresë për shumëkënd. “Dr. Bujari e jetoi profesionin e tij si një mision. Në çdo orë të ditës, në çdo situatë, ai ishte aty ku duhej – pranë pacientit. Ai ishte shembull i udhëheqësit të repartit të internos, i qetësisë dhe i menaxhimit në situatat më të vështira. Në veçanti në fushën e kardiologjisë dhe një kontrubut të jashtëzakonshëm, duke shpëtuar jetë dhe duke rikthyer shpresë. Për dekada me radhë, Dr. Bujari u shërbeu qytetarëve me përgjegjësi dhe integritet”, u shpreh ai.

Në emër të familjes falënderoi Dr. Enis Demiri, trashëgimtar i profesionit të babait në fushën e kardiologjisë.

Dr. Bujar Demiri ndërroi jetë më 15 mars 2026 dhe u varros në Prizren.

Takim i Spitalit me strukturat komunalePrizren, 18 marsDrejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mus...
18/03/2026

Takim i Spitalit me strukturat komunale

Prizren, 18 mars
Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues – Dr. Shefki Xharra, Drejtor Mjekësor, Burbuqe Gashi, Drejtoreshë e Infermierisë, dhe Lumrim Murtezaj, Drejtor i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta – të mërkurën pritën në takim përfaqësues të strukturave komunale të Prizrenit: z. Fatmir Memaj, Drejtor i Drejtorisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Dr. Sylejman Baxhaku, Drejtor i Shëndetësisë, znj. Kumrije Bytyqi, Drejtoreshë e Qendrës për Punë Sociale, si dhe z. Shkëlzen Krasniqi, përfaqësues nga Shtëpia e të Moshuarve.

Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe të shpejta për qytetarët.
Temat kryesore të trajtuara përfshinë:Shkëmbimin e përvojave profesionale dhe edukimin e vazhdueshëm të stafit shëndetësor;Koordinimin dhe avancimin e shërbimeve emergjente, si dhe përmirësimin e procesit të referimit dhe transportimit të pacientëve;Shfrytëzimin optimal të resurseve, përfshirë burimet njerëzore, financiare, pajisjet mjekësore dhe shërbimet teknike;Koordinimin e shërbimeve diagnostike dhe laboratorike;Ngritjen e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe iniciativave që vendosin pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor.
Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe trajtimit të personave që kanë nevojë për përkujdesje institucionale dhe vendosjes së tyre në qendra të specializuara, siç janë shtëpitë e të moshuarve.

Në përfundim të takimit, drejtuesit institucionalë u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara.
Po ashtu, u theksua rëndësia e inicimit të marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional, në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, me qëllim të shfrytëzimit optimal të kapaciteteve profesionale, kadrovike dhe teknike në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Takim pune për furnizimin me ujë dhe infrastrukturën teknikeDrejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, ...
16/03/2026

Takim pune për furnizimin me ujë dhe infrastrukturën teknike

Drejtori Ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit, MSc Osman Hajdari, së bashku me menaxhmentin e spitalit, zhvilloi një takim pune me udhëheqësit e Hidroregjionit Jugor.

Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin në adresimin e çështjeve që lidhen me furnizimin me ujë të pijes dhe sistemin e kanalizimit, si dhe për përgatitjen e elaboratit për sistemin e brendshëm të rrjeteve të ujit dhe kanalizimit në spital.

Spitali është duke zhvilluar një projekt fizibiliteti për rrjetëzimin e përgjithshëm të infrastrukturës teknike (rrymë, ujë, kanalizim, ngrohje, internet, rrjetin e postës etj.), me qëllim digjitalizimin dhe planifikimin më të mirë të investimeve dhe punimeve në të ardhmen.

Në kuadër të shënimit të World Kidney Day ( Ditës Ndërkombëtare të Veshkës), sot në Repartin e Hemodializës të Spitali i...
12/03/2026

Në kuadër të shënimit të World Kidney Day ( Ditës Ndërkombëtare të Veshkës), sot në Repartin e Hemodializës të Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” u zhvillua një takim dhe vizitë e veçantë me qëllim të theksimit të rëndësisë së kujdesit për shëndetin e veshkave dhe përmirësimit të shërbimeve për pacientët tanë në këtë shërbim.

Drejtori i spitalit, Osman Hajdari së
bashku me menaxhmentin, mirëpriti në këtë vizitë përfaqësuesit Shoqatës së Pacientëve (PRAK), përkatësisht Agron Bytyqi, drejtor ekzekutiv, dhe Besim Kodra, drejtor i programeve, si dhe Vjollca Gugule, Kryetare e Këshillit të Pacientëve në Komunën e Prizrenit.

Gjatë kësaj vizite u diskutua për kushtet dhe shërbimet që ofrohen për pacientët në dializë, sfidat me të cilat përballen ata dhe mundësitë për përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së kujdesit shëndetësor.

Ky takim shërbeu si mundësi për të dëgjuar edhe përvojat e pacientëve.

Z. Kodra, z. Bytyqi dje znj. Gugule, falënderuan drejtorin Hajdari për mundësinë e vizitës në Repartin e Dializës dhe bisedat konstruktive, me qëllim të avancimit të Shërbimit dhe të drejtave të pacientëve për trajtim sa më profesional.

Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve shëndetësore dhe organizatave që përfaqësojnë pacientët është thelbësor për avancimin e shërbimeve shëndetësore dhe për krijimin e një sistemi gjithnjë e më të orientuar drejt nevojave të pacientëve.

Spitali i Prizrenit ofron shërbime profesionale nga nefrologët, urologët dhe profesionistë të tjerë që kujdesen në baza ditore për shëndet më të mirë për pacientët.

Së fundmi, janë bërë investime të rëndësishme infrastrukturore për përmirësim të kushteve për pacientët dhe stafin.

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! 🇽🇰
17/02/2026

Gëzuar 18-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës! 🇽🇰

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit priti në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-itPrizren, 4 shkurt 2026Drejto...
04/02/2026

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit priti në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it

Prizren, 4 shkurt 2026
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, Dr. Shefki Xharra, drejtor mjekësor, Burbuqe Gashi drejtoreshë e Infermierisë dhe Lumrim Murtezaj, drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta, të mërkurën pritën në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it, të udhëhequr nga kapiten Adriano Rico, shef i CIMIC-it në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it Italian, i shoqëruar nga rreshter Gianluco Tondo dhe rreshter Gabriele Alberti.

Gjatë takimit, drejtori ekzekutiv, MSc. Osman Hajdari, e njoftoi udhëheqësin e ri të CIMIC-it me punën dhe arritjet e spitalit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ai falënderoi përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.

Ndërkaq, shefi i ri i CIMIC-ut në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it italian, kapiten Adriano Rico, falënderoi drejtuesit e spitalit për mikpritjen, prezantimin e punës dhe arritjeve të institucionit, si dhe për përkushtimin e stafit në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e CIMIC-it për mbështetjen e institucioneve shëndetësore lokale dhe komuniteteve në Kosovë.

Në përmbyllje të takimit, të dyja palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u zotuan për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen.

Spitali i Përgjithshëm dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësorePrizren, 29 j...
29/01/2026

Spitali i Përgjithshëm dhe Drejtoria Komunale e Shëndetësisë diskutojnë avancimin e shërbimeve shëndetësore

Prizren, 29 janar 2026
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm në Prizren, MSc. Osman Hajdari, i shoqëruar nga drejtori mjekësor Dr. Shefki Xharra, drejtoresha e Infermierisë znj. Burbuqe Gashi dhe drejtori i Administratës dhe Shërbimeve të Përbashkëta z. Lumrim Murtezaj, ka pritur të enjten në takim drejtorin e Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë së Komunës së Prizrenit, Dr. Sylejman Baxhaku, i shoqëruar nga z. Shpëtim Rahmanaj, udhëheqës i Sektorit të Shëndetësisë Komunale, znj. Dormira Brahimaj-Musaj, zyrtare e lartë për cilësi, si dhe znj. Qëndresa Racaj, zyrtare ligjore.
Gjatë takimit u diskutua për forcimin e bashkëpunimit institucional ndërmjet Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” dhe Drejtorisë Komunale të Shëndetësisë, me qëllim të përmirësimit të vazhdueshëm të shërbimeve shëndetësore dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore, efikase dhe të shpejta për qytetarët që marrin shërbime në institucionet publike shëndetësore.

Në fokus të diskutimeve ishin:
• Shkëmbimi i përvojave profesionale dhe edukimi i vazhdueshëm i stafit shëndetësor.
• Koordinimi dhe avancimi i shërbimeve emergjente dhe procesi i referimit dhe transportimit të pacientëve, përfshirë iniciativën për ngritjen e një qendre të veçantë për transportimin e pacientëve nga vendi i ngjarjes, Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare në spital dhe në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
• Shfrytëzimi optimal i resurseve dhe burimeve njerëzore dhe parasë publike, pajisjeve mjekësore dhe shërbimeve teknike,
• Koordinimi i shërbimeve diagnostike dhe laboratorike.
• Ngritja e mekanizmave të përbashkët institucionalë dhe iniciativave që vendosin pacientin në qendër të kujdesit shëndetësor etj.

Në përfundim të takimit, drejtuesit e të dy institucioneve u dakorduan që bashkëpunimi të vazhdojë përmes takimeve të rregullta dhe ndërmarrjes së hapave konkretë për zbatimin e çështjeve të diskutuara, përfshirë edhe inicimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit ndërinstitucional në përputhje me kornizën ligjore në fuqi, me qëllim të shfrytëzimit optimal të kapaciteteve profesionale, kadrovike dhe teknike në funksion të qytetarëve që kanë nevojë për shërbime shëndetësore.

Takimi i sotëm ishte i pari që nga marrja e detyrës së drejtorit ekzekutiv të Spitalit nga Z. Osman Hajdari në shtator 2025 dhe marrja e detyrës së drejtorit të Shëndetësisë Komunale nga Dr. Sylejman Baxhaku në janar 2026

Ambasadori i Shqipërisë ndan mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të PrizrenitPrizren, 27 janar 2026Ambasadori i Repub...
27/01/2026

Ambasadori i Shqipërisë ndan mirënjohje për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit

Prizren, 27 janar 2026
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, z. Petrit Malaj, i shoqëruar nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitija, ka vizituar të martën Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, ku ka ndarë një mirënjohje në shenjë falënderimi për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e Qarkut të Kukësit.

Ambasadori Malaj është pritur nga drejtori ekzekutiv i spitalit, z. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët e kanë njoftuar atë me gjendjen aktuale, të arriturat dhe objektivat e institucionit.

Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm, Osman Hajdari, e ka vlerësuar vizitën e ambasadorit shqiptar si tejet të rëndësishme.
“Kjo vizitë nuk ka vetëm karakter njerëzor, por edhe kombëtar. Ajo përfaqëson jo vetëm një mirënjohje për punën tonë, por edhe një obligim shtesë për të punuar më shumë dhe për të rritur bashkëpunimin ndërinstitucional mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë. Ky është një vlerësim i drejtpërdrejtë për misionin dhe kontributin e punëtorëve shëndetësorë dhe për rolin e spitalit si institucion kyç në ofrimin e shërbimeve shëndetësore, jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe për ata të Shqipërisë. Kur është në pyetje shëndeti, ne nuk kemi kufij,” tha drejtori Hajdari.
Ai falënderoi gjithashtu stafin shëndetësor për kontributin e dhënë në shërbimin ndaj pacientëve nga Shqipëria, duke theksuar se vetëm gjatë vitit 2025 në emergjencë janë ofruar 370 shërbime, janë hospitalizuar 719 pacientë, janë realizuar mbi 719 shërbime ambulantore, 3,261 vizita ambulantore të rregullta, si dhe shërbime të vazhdueshme për 14 pacientë të dializës.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitija, ka falënderuar secilin mjek, infermier dhe anëtar të stafit të këtij spitali për shërbimet e ofruara ndaj pacientëve dhe për ndihmën e vazhdueshme ndaj qytetarëve nga Republika e Shqipërisë, por edhe Republika e Shqipërisë për qytetarët e Kosovës.
“Faleminderit jo vetëm për kontributin tuaj sot, por edhe për solidaritetin historik, veçanërisht në vitet e vështira të fundviteve ’90. Është e qartë se e gjithë kjo punë bazohet në përkushtimin tuaj të përditshëm dhe të palodhshëm ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, veçanërisht ndaj qytetarëve nga veriu i Shqipërisë. Bashkëpunimi ynë me Republikën e Shqipërisë është i natyrshëm dhe vëllazëror,” tha ministri Vitija, duke shprehur gatishmërinë për të mbështetur Spitalin e Prizrenit në realizimin e projekteve të ardhshme.

Ndërkaq, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, e cilësoi vizitën dhe ndarjen e mirënjohjes për spitalin e prizrenit si një moment të veçantë për kontributin e dhënë në shërbim të qytetarëve të Shqipërisë.
“Në emër të institucioneve të Qeverisë së Shqipërisë, në emër të familjeve që kanë parë të dashurit e tyre të shëruar falë jush, në emër të lidhjes historike vëllazërore që na bashkon – Prizrenit tonë të dashur dhe maleve që na rrethojnë si krahë vëllazërie – ju shprehim mirënjohjen më të thellë. Ju jeni krenaria jonë e përbashkët. Sot jam këtu si një shqiptar për të përcjellë falënderimin e madh të kombit tim dhe për të ndarë këtë mirënjohje për Spitalin e Prizrenit, menaxhmentin dhe të gjithë punëtorët e tij për kontributin ndër vite në shërbim të qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, veçanërisht atyre nga Qarku i Kukësit, Hasi dhe Malësia,” theksoi ambasadori Malaj.

Në përfundim, ambasadori Malaj i ka dorëzuar drejtorit ekzekutiv mirënjohjen për shërbimet e ofruara, ndërsa nga ana e tij, drejtori Hajdari i ka ndarë ambasadorit një mirënjohje falënderimi për respektin dhe mbështetjen e treguar ndaj spitalit dhe punëtorëve të tij.

25/01/2026

Intervista e Drejtorit të Spitalit – ftesë për ta ndjekur dhe për t’u informuar mbi prioritetet dhe zhvillimet në shërbim të pacientëve.

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit priti në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-itPrizren, 6 janar 2026Drejtor...
06/01/2026

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit priti në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it

Prizren, 6 janar 2026
Drejtori ekzekutiv i Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren, MSc. Osman Hajdari, së bashku me anëtarët e Këshillit Drejtues, të martën pritën në takim përfaqësues të CIMIC-it italian të KFOR-it, të udhëhequr nga toger Salvatore Picerno, shef i CIMIC-it në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it italian.
Gjatë takimit, drejtori ekzekutiv, MSc. Osman Hajdari, i njoftoi përfaqësuesit e CIMIC-it me punën dhe arritjet e spitalit në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët. Ai falënderoi veçanërisht përfaqësuesit e KFOR-it për bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin dhe zgjerimin e këtij partneriteti edhe në të ardhmen.
“Që nga vendosja e trupave të KFOR-it në Kosovë, në vitin 1999, Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit ka qenë vazhdimisht pjesë e vizitave dhe mbështetjes nga KFOR-i në përgjithësi, e ai italian në veçanti. Jemi thellësisht mirënjohës për kontributin e të gjithë ushtarëve italianë që kanë shërbyer dhe vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të KFOR-it, si dhe për përkrahjen e shtetit italian në fusha të ndryshme. Kjo dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm për të ndihmuar jo vetëm institucionin tonë, por edhe popullin e Kosovës në tërësi,” - tha MSc. Osman Hajdari.
Ndërkaq, shefi i CIMIC-it në Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it italian, toger Salvatore Picerno, falënderoi drejtuesit e spitalit për mikpritjen, prezantimin e punës dhe arritjeve të institucionit, si dhe për përkushtimin e stafit në ofrimin e shërbimeve dhe kujdesit ndaj pacientëve. Ai theksoi gjithashtu angazhimin e CIMIC-it për mbështetjen e institucioneve shëndetësore lokale dhe komuniteteve në Kosovë.
“Ne jemi këtu për të ndihmuar Kosovën dhe të gjitha komunitetet e saj. Do të vazhdojmë përkrahjen tonë në përputhje me mandatin tonë, me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe promovimit të zhvillimit dhe mirëqenies së komuniteteve të Kosovës,” - theksoi toger Picerno, duke veçuar mundësinë e ofrimit të mbështetjes konkrete për Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit. “Gjatë vizitës në këtë spital, në muajin shtator të këtij viti, ishte ngritur kërkesa për mbështetje të sallave operative me pajisje ndriçimi. Këtë kërkesë e kemi adresuar në instanca zyrtare, jemi të interesuar dhe në proces që, sipas mundësive, të ndihmojmë në furnizimin e sallave operative me pajsisje ndriçimi,” - shtoi toger Picerno.
Në përmbyllje të takimit, të dyja palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të ndërsjellë dhe u zotuan për thellimin dhe forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti në të ardhmen.

Address

Rruga Sheh Emini P. N
Prizren
20000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa” posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Spitali i Përgjithshëm Prizren - “prim.Dr.Daut Mustafa”:

Share

Category