PharmaGroup Sh.p.k. është themeluar në fillimin e vitit 2016 nga tre profesionistë të farmacisë me përvojat e tyre ne tregun kosovar e edhe më gjërë, në atë shqiptar. Emri i kësaj kompanie vjen nga entuziazmi i madh i themeluesve të saj të etur per punë të palodhshme! Një dëshirë e madhe për mbirjen e themeleve për informim dhe ofrim të produkteve plotësisht natyrale në tregun kosovar. Ky entuziazëm bëri që të bashkohen forcat dhe të kurorëzohet kjo kompani dhe të ecë drejt suksesit. Në produktet që posedojmë jemi të bindur që klientët tanë nuk do të zhgënjehen dhe se gjithmonë tek ne do të gjejnë shkencën e mirëfilltë të mjekësisë alternative. Inspirimi jonë
Mekanizmi perfekt, struktura madhështore e bimëve, harmonia midis njeriut dhe natyrës, jo vetëm ne, por çdo njeri e habitë dhe e inspiron për shërim dhe tejkalim të çdo sfide. Ndërsa ne jemi nga ata që do tua bëjmë më të lehtë këtë strukturë për trupin tuaj. Rezultatet tona
Kualiteti suprem i produkteve tona. Klientët e kënaqur gjithashtu edhe partnerët. Garancitë
Ekipi nga farmacistë ekspertë dhe me eksperiencë,
Menaxhim profesional,
Bashkëpunimi i vazhdueshëm me institucione për kërkime shkencore,
Kualiteti i produkteve me standarde GMP, ISO dhe HACCP.
Çmime botërore për kualitetin e produkteve.