02/03/2026
Alergjia nga Poleni i Mështeknës(plepit të egër)
Druri i Mështeknës(Plepit të egër )është një nga drunjët që prodhon më së shumti polen në pranverë.
Drunjët e tjerë që lulëzojnë dhe prodhojnë polen në pranverë janë:
- Lajthia,
- Verri i malit,
- Ahu
- Plepi
- Frashëri, dhe
- Bungu.
Sidoqoftë, druri i Mështeknës konsiderohet të jetë më alergjiku krahasuar me drunjët e tjere, dhe jep simptoma te alergjisë te rreth 25% e popullsisë së Evropës.
Moti luan një rol të rëndësishëm në prodhimin dhe shpërndarjen e polenit. Poleni i Mështeknës, për shembull, ka nevojë për erëra mesatare deri të forta, dhe për dritë të diellit.
Sasia e dritës ose "fotoperioda", është gjithashtu vendimtare për prodhimin e polenit për shkak të fotosintezës.
Nëse moti është i vranët me re, atëherë bimët dhe pemët do të prodhojnë më pak polen.
Sezoni i polenit të drunjëve fillon i pari, zakonisht nga fundi i marsit deri në mes të majit, (kjo më pas pasohet nga poleni i barit dhe i fundit është sezoni i polenit të shkurreve.).
Drunjët e Mështeknës janë drunjë që mbillen në rrugë ose kopshte.
Megjithatë, poleni i Mështeknës është shumë alergjik dhe këshillohet që të shmanget mbjellja e tyre pranë shtëpive ose në mjediset e shkollës pasiqë poleni i tyre mund të sensibilizojë njerëzit e ndjeshëm duke shkaktuar përkeqësim të rinitit alergjik dhe astmës.
***
-Poleni i Mështeknës dhe alergjia ndaj frutave dhe perimeve.
Alergjia ndaj polenit të Mështeknës mund të shkaktojë gjithashtu sindromën polen-ushqim ose sindromën e alergjisë orale. Ky është një reagim alergjik ndaj frutave, perimeve që shkaktojnë simptoma të lehta irrituese si kruajtje në gojë, buzë dhe fyt kur hahen në formën e tyre të papërpunuar.
Sindromi i Alergjisë Polen-Ushqim, i njohur gjithashtu si Sindromi i Alergjisë Orale, shkaktohet nga alergjenët e kryqëzuar që gjenden si në polen ashtu edhe në frutat dhe perimet e freskëta ose edhe në disa fruta të thata.
Sindromi polen-ushqim shkaktohet nga ngrënia e frutave të freskëta, perimeve të papërpunuara dhe futave të thata të papërpunuara. Disa njerëz preken nga vetëm një ose dy ushqime ndërsa të tjerët mund të reagojnë ndaj një game të gjerë ushqimesh.
Ushqimet më të zakonshme që e japin këtë alergji janë: molla, pjeshka, kivi, lajthia dhe bajamet. Por pothuajse çdo frut ose perime mund të shkaktojë këtë alergji.
----
📣 Mos e lini alergjinë të ndikojë jetën tuaj! Konsultohuni me alergologun për diagnozë dhe trajtim të saktë.
🩺 Dr. Arben Ukimeri,
Alergolog & Imunolog
📱 044 432 422
049192961
📲 Na ndiqni për më shumë këshilla alergologjike dhe imunologjike!
----