Psikologe Erolina Morina

Psikologe Erolina Morina Psikologe Klinike e licensuar
Traumaterapiste
EMDR terapiste
🅰️🅱️🅰️ Terapiste për fëmijë
Eksperte Gjyqësore

Psikologët theksojnë se ndërhyrjet estetike mund të ndryshojnë pamjen, por jo marrëdhënien që kemi me veten. Kur pasigur...
18/04/2026

Psikologët theksojnë se ndërhyrjet estetike mund të ndryshojnë pamjen, por jo marrëdhënien që kemi me veten. Kur pasiguria, boshllëku emocional apo mungesa e vetëvlerësimit janë të pranishme, ndryshimi i jashtëm sjell vetëm lehtësim të përkohshëm.

Nëse brenda nesh vazhdon dialogu kritik dhe ndjenja e pamjaftueshmërisë, kërkesa për “më shumë” nuk ndalet kurrë. Përmbushja emocionale vjen nga pranimi, puna e brendshme dhe lidhja e shëndetshme me veten jo nga korrigjimi i asaj që shohim në pasqyrë.

Nëse nuk punohet paralelisht me mendimet, emocionet dhe vetëvlerësimin, truri rikthehet në të njëjtat modele të vjetra perceptimi.

Prandaj, qasja më e shëndetshme është integruese: përmirësimet e jashtme mund të jenë një mbështetje, por ndryshimi i qëndrueshëm vjen kur zhvillojmë vetëdije, vetëpranim dhe një dialog të shëndetshëm me veten.

Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapise
EMDR Terapiste
CBT terapiste
Prizren

Çfarë thonë klientët dhe çfarë ndjejnë vërtetë ?Shërimi fillon kur ndalosh së fshehuri atë që ndjen dhe e ndan me terapi...
15/04/2026

Çfarë thonë klientët dhe çfarë ndjejnë vërtetë ?

Shërimi fillon kur ndalosh së fshehuri atë që ndjen dhe e ndan me terapistin/en
Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Trauma Terapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste
Prizren

Shumë njerëz ankohen për mungesë parash sepse është më e lehtë të fajësosh rrethanat, sesa të reflektosh mbi mënyrën si ...
15/04/2026

Shumë njerëz ankohen për mungesë parash sepse është më e lehtë të fajësosh rrethanat, sesa të reflektosh mbi mënyrën si mendon dhe vepron.

Në realitet, qartësia mendore, përgjegjësia dhe mënyra si përballesh me sfidat kanë ndikim më të madh sesa vetë gjendja financiare..
Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste
Prizren

12/04/2026

Mendon se sulmi i panikut po të kontrollon…
Por në të vërtetë është trupi yt që ka humbur kontrollin.

Gjatë panikut, ajo që përjeton nuk është vetëm “frikë”.
Mendja të hedh në të ardhmen:
“Po sikur të ndodhë diçka e keqe?”
Dhe trupi reagon sikur kjo është reale.
Zemra rreh më shpejt… frymëmarrja ngushtohet…
dhe ti ndihesh sikur po humb kontrollin.
Pikërisht në këtë moment, duhet ta kthesh trupin në të tashmen.

Një stimul i ftohtë (si akulli)
i dërgon një sinjal të fortë sistemit nervor:
“Je i sigurt tani.”

Mendja ngadalësohet…
Trupi fillon të relaksohet…
Dhe ajo valë e fortë paniku fillon të ulet gradualisht.

Nëse do ta provosh:
• Merr një kub akulli
• Mbaje në dorë ose vendose në fytyrë/qafë
• Fokusohu vetëm te ndjesia e ftohtë
• Merr frymë ngadalë dhe thellë

Kjo nuk është një mrekulli…
Por është një “urë” që të kthen përsëri te vetja gjatë panikut.

Nëse përjeton shpesh panik,
nuk lidhet vetëm me atë moment…
mund të ketë diçka më të thellë që po ndodh brenda teje.

Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste

Mos u bë ilaçi i askujt… sepse shumë njerëz të kërkojnë vetëm kur kanë nevojë për ty. Të përdorin për t’u ndjerë më mirë...
12/04/2026

Mos u bë ilaçi i askujt… sepse shumë njerëz të kërkojnë vetëm kur kanë nevojë për ty.

Të përdorin për t’u ndjerë më mirë, por sapo të shërohen, largohen sikur s’ke ekzistuar kurrë.

Çka mendoni ju ?
Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste
Prizren

Nganjëherë nuk është se nuk dimë çfarë po ndodh… por nuk duam ta pranojmë.Në cilin slide e gjetet më shumë veten?Erolina...
09/04/2026

Nganjëherë nuk është se nuk dimë çfarë po ndodh… por nuk duam ta pranojmë.

Në cilin slide e gjetet më shumë veten?

Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste
Prizren


.

Nuk janë reagimet e tua problemi…janë plagët që askush nuk i pa kur u krijuan.Shërimi nuk fillon duke e gjykuar veten,po...
07/04/2026

Nuk janë reagimet e tua problemi…
janë plagët që askush nuk i pa kur u krijuan.

Shërimi nuk fillon duke e gjykuar veten,
por duke e kuptuar atë pjesë të vogël që ende dhemb.

Plagët e fëmijërisë nuk zhduken ato rriten me ty !

Në cilin slide e gjete veten ?

Erolina Morina
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste
Prizren

05/04/2026

Ora tregon momentin… koha tregon karakterin.
Me kalimin e saj, maskat bien dhe e vërteta del në pah. ⏳

Identiteti dhe personaliteti nuk ndërtohen në momente të vetme, por në vazhdimësi. Është pikërisht koha ajo që zbulon mënyrën si reagojmë ndaj sfidave, si sillemi kur nuk na sheh askush, si i trajtojmë të tjerët dhe sa të qëndrueshëm jemi në vlerat tona.

Dikush mund të krijojë një imazh të caktuar për pak kohë, por me kalimin e saj, maskat bien dhe del në pah autenticiteti.

Koha gjithashtu teston durimin, përkushtimin dhe integritetin. Ajo tregon nëse ndryshimet tona janë reale apo vetëm të përkohshme, nëse premtimet tona kanë peshë apo janë thjesht fjalë.

Në këtë kuptim, koha nuk është vetëm një rrjedhë lineare, por një proces që “filtron” dhe zbulon thelbin tonë dhe të tjerëve

Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapisë
EMDR Terapiste
CBT Terapiste

Ndoshta kjo nuk do të të pëlqejë… por ndoshta ke nevojë ta dëgjosh.Derisa vazhdon të pranosh më pak seç meriton, asgjë n...
05/04/2026

Ndoshta kjo nuk do të të pëlqejë… por ndoshta ke nevojë ta dëgjosh.

Derisa vazhdon të pranosh më pak seç meriton, asgjë nuk do të ndryshojë.

A ke guxim ta pranosh?
Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapise
EMDR Terapiste
CBT Terapiste

Ndonjëherë në një shtëpi gjithçka duket sikur është në rregull.Gatimi bëhet, rrobat lahen, fëmija rritet…por brenda, dik...
04/04/2026

Ndonjëherë në një shtëpi gjithçka duket sikur është në rregull.
Gatimi bëhet, rrobat lahen, fëmija rritet…
por brenda, dikush po shteron në heshtje.
Një baba i qetë vërtet ndryshon shumë gjëra.
Në një shtëpi ku zëri nuk ngrihet, fëmija është më pak në gatishmëri (në tension).

Por një nënë e lumtur…
ajo formëson lidhjen e parë që fëmija krijon me botën.
Po j*p një shembull nga jeta e përditshme: mendo të njëjtin fëmijë.
Kur nëna është e tensionuar, ai trembet nga zhurmat më të vogla, qan më shpesh dhe qetësohet më vështirë.
Kur nëna relaksohet pak, merr mbështetje dhe nuk ndihet e vetmuar…
fëmija fle më lehtë, luan më qetë dhe ndihet më i sigurt.
Kjo nuk është magji; është përshtatja e sistemeve nervore me njëri-tjetrin.

Erolina Morina
Psikologe Klinike
Specialiste e Traumaterapise
EMDR Terapiste
CBT Terapiste

Kjo thënie prek një realitet shumë të thellë psikologjik: përpjekja e vazhdueshme për të ndryshuar dikë që nuk është gat...
03/04/2026

Kjo thënie prek një realitet shumë të thellë psikologjik: përpjekja e vazhdueshme për të ndryshuar dikë që nuk është gati të ndryshojë, shpesh kthehet në një formë vetë-dëmtimi emocional.

Ndryshimi është një proces i brendshëm dhe vullnetar. Askush nuk ndryshon sepse dikush tjetër e do fort, por sepse vetë e ndjen nevojën për të ndryshuar.

Prandaj, shëndeti emocional fillon kur individi e zhvendos fokusin nga “si ta ndryshoj tjetrin” në “si të kujdesem për veten dhe kufijtë e mi”. Ndonjëherë, akti më i shëndetshëm nuk është të luftosh më shumë për dikë, por të ndalosh së luftuari aty ku nuk ka lëvizje
Sepse në fund, nuk është detyra jote të shpëtosh dikë që nuk do të shpëtohet por të mos humbasësh veten duke u përpjekur.

Ndonjëherë, sfida më e madhe nuk është autizmi… por mungesa e mirëkuptimit nga shoqëria.Le të jemi më të durueshëm.Le të...
02/04/2026

Ndonjëherë, sfida më e madhe nuk është autizmi… por mungesa e mirëkuptimit nga shoqëria.

Le të jemi më të durueshëm.
Le të dëgjojmë më shumë se sa gjykojmë.
Le të krijojmë hapësira ku dallimet nuk fshehen, por vlerësohen.

Sepse një botë më e ndërgjegjshme është një botë më humane.

💙 Sot dhe çdo ditë: jo vetëm ndërgjegjësim, por pranim.

Çdo fëmijë, çdo i rritur në spektrin e autizmit nuk ka nevojë të bëhet si të tjerët ka nevojë të pranohet ashtu siç është. Sepse forca e tyre nuk qëndron në përshtatjen me botën tonë, por në mënyrën unike se si ata e shohin atë.
Erolina Morina
Psikologe Klinike
ABA terapiste

Address

William Woker
Prizren
200000

Opening Hours

Monday 11:00 - 19:00
Tuesday 11:00 - 19:00
Wednesday 11:00 - 19:00
Thursday 11:00 - 19:00
Friday 11:00 - 17:00
Saturday 11:00 - 19:00

Telephone

+38345132415

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Psikologe Erolina Morina posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Psikologe Erolina Morina:

Share