WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor

WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një instit

Instituti "WHITE STORM" themeluar për herë të parë në Republiken e Kosovës është një institucion që ofron të gjitha shërbimet në fushën e shëndetit mendor.

A. Drejt përmbylljes së procesit të trajtimitDiagnoza: Çrregullim neurozhvillimorPas vlerësimit diagnostik dhe ndërhyrje...
20/04/2026

A. Drejt përmbylljes së procesit të trajtimit

Diagnoza: Çrregullim neurozhvillimor

Pas vlerësimit diagnostik dhe ndërhyrjes terapeutike në White Storm Institute, pacienti A. është drejt përfundimit të procesit të trajtimit në White Storm, me përmirësim të dukshëm të funksioneve kognitive në përputhje me moshën kronologjike, rritje të ndërveprimit social, si dhe zhvillim të komunikimit spontan.

Identifikimi i hershëm, diagnostikimi i sakt, ndërhyrja e sakt dhe e targetuar mbeten elementë kyç për zhvillim të përgjithshëm dhe qëndrueshëm edhe tek diagnozat sfiduese!

Paradoksi “Tumori i Lumturisë”Ankthi nuk është i përjetshëm.Çrregullimet e diagnostikueshme të ankthit, kur plotësojnë t...
26/03/2026

Paradoksi “Tumori i Lumturisë”

Ankthi nuk është i përjetshëm.

Çrregullimet e diagnostikueshme të ankthit, kur plotësojnë të gjitha kriteret klinike, shpesh përjetohen nga individët si gjendje të pandryshueshme, duke krijuar ndjesinë e një cikli të pafund frike dhe duke amplifikuar vetë simptomat. Ky perceptim, në vetvete, bëhet pjesë e mekanizmit që e mban ankthin aktiv.

Në thelb, ankthi mund të ketë origjinë emocionale, si përgjigje ndaj përvojave të brendshme apo të jashtme, ose bazë neurobiologjike, ku ndërhyrja farmakologjike bëhet e domosdoshme. Megjithatë, pavarësisht etiologjisë, një element mbetet i pandryshueshëm: psikoterapia është thelbësore.

Por psikoterapia nuk duhet të jetë kurrë e përgjithshme. Ajo duhet të jetë e individualizuar, e ndërtuar mbi identifikimin e saktë të faktorëve ndikues dhe e orientuar drejt ndërhyrjeve të personalizuara që respektojnë kompleksitetin unik të individit.

Vajza, autore e punimeve që shihni në këtë foto, është trajtuar për çrregullim ankthi në Institutin e Shëndetit Mendor White Storm. Përmes një talenti të jashtëzakonshëm dhe një lidhjeje të thellë me artin, ajo ka arritur të vizualizojë evolucionin e gjendjes së saj gjatë procesit terapeutik.

Punimin e tretë ajo e quan “Tumori i lumturisë”.
Një paradoks i fuqishëm.
Një shpërthim drite në qendër, i rrethuar nga lëvizje, tension dhe kërkim.

Sepse lumturia nuk është një gjendje ku qëndrojmë, të jesh gjithmonë i lumtur asnjëherë nuk është përgjigjja që kërkojmë. Lumturia është diçka që e ndjekim, e prekim, e humbasim dhe e rigjejmë vazhdimisht.

Dhe pikërisht këtu fillon shërimi:
jo kur ankthi zhduket menjëherë, por kur individi fillon ta kuptojë, ta përballojë dhe ta transformojë atë.

Trajtimi i mendjes është një nga aktet më të larta të vetërespektit dhe vetëdashurisë. Çdo gjendje psikologjike, emocionale apo mendore, ka një fillim, një zhvillim dhe një përfundim.

Truri nuk është statik.
Dhe kur ndërhyrja është e duhur, përmirësimi nuk është vetëm i mundur, është i pashmangshëm. Kjo do të thotë: gjendja jote nuk është e pakthyeshme!

Mos të harrojmë: paradokset, kuptimi, deshifrimi dhe pranimi i tyre, na krijojnë rrugë të reja neurale, me të cilat mund të shohim një vete, një jetë, një botë që nuk e kemi parë dhe ndjerë më herët.

White Storm

24/03/2026

Nuk ekziston një gjendje ‘e pashpresë’ kur ka vlerësim të saktë dhe ndërhyrje të duhur. Jo çdo fëmijë që nuk flet ka autizëm, dhe autizmi nuk është diçka për t’u frikësuar. Diagnostikimi diferencial, në shumë raste, është çelësi i suksesit.

Në çdo rast që kemi trajtuar, pavarësisht çrregullimit apo vështirësisë, e kemi parë se truri ka aftësinë të riorganizohet, të përshtatet dhe të zhvillohet. Kjo kërkon kohë, ndërhyrje profesionale të mirëstrukturuar dhe mbi të gjitha, çdo fëmijë ka nevojë për besimin e prindit.

Të gjithë fëmijët meritojnë vëmendje të duhur vlerësuese dhe ndërhyrje profesionale të targetuar.

FALENDERUES që jemi pjesë e rrugëtimit tuaj neurozhvillimor dhe të lumtur që ndajmë suksese të bazuara në evidencë shkencore dhe ndërhyrje terapeutike profesionale.

23/03/2026

Rimëkëmbja Neurozhvillimore. Evidencë Shkencore dhe Rezultate Klinike të Matshme

Djali në video është D., i cili u diagnostikua dhe trajtua në Institutin e Shëndetit Mendor White Storm me diagnozë: çrregullim neurozhvillimor , i shoqëruar me deficite të theksuara kognitive, psikomotorike, sociale dhe mungesë komunikimi funksional.

Sot realizuam takimin përfundimtar vlerësues. Pas ndërhyrjes terapeutike të individualizuar, bazuar në neuroplasticitet dhe neuromodulim, D. demonstron funksionim të plotë në përputhje me moshën kronologjike në të gjitha domenet zhvillimore, përfshirë kognicionin, aftësitë sociale, komunikimin dhe adaptimin funksional.

Ky rast konfirmon se truri nuk është statik, ai ka kapacitet të riorganizohet, të pershtatet dhe të zhvillohet, pavarësisht nga çrregullimi.

Për prindërit dhe familjet që po përballen me sfida të ngjashme, PO ekziston shpresë e bazuar në evidencë shkencore dhe rezultate klinike të matshme. Çelësi është diagnostikimi i saktë dhe ndërhyrja e duhur terapeutike.

Ju mirëpresim.

White Storm

05/03/2026

Modeli i White Storm për Riorganizimin Neurofunksional në Çrregullimet e Spektrit të Autizmit. Evidencë Klinike dhe Vali...
04/03/2026

Modeli i White Storm për Riorganizimin Neurofunksional në Çrregullimet e Spektrit të Autizmit. Evidencë Klinike dhe Validim Neurobiologjik!

Vështirësitë në komunikim dhe sjellore në Çrregullimet e Spektrit të Autizmit nuk përfaqësojnë thjesht sjellje problematike, por janë shprehje e një disfunksioni kompleks në rrjetet neurofiziologjike dhe mekanizmat e rregullimit emocional, me përfshirje të sistemit limbik dhe proceseve ekzekutive.

Gjatë 10 viteve të operimit të White Storm Mental Health Institute, përmes vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe ndërhyrjeve të bazuara në neuroplasticitet, kemi vëzhguar riorganizim funksional të aftësive kognitive, reduktim të shpejtë të vështirësive sjellore dhe përmirësim të qëndrueshëm afatgjatë.

Përvoja jonë klinike dhe kërkimore konfirmon se riorganizimi neurofunksional është thelbësor për sukses të qëndrueshëm.

Së shpejti do të prezantojmë Fazën II të publikimit tonë shkencor, ku do të paraqiten në mënyrë të detajuar mekanizmat biologjikë të përfshirë, parametrat objektivë të vlerësimit dhe indikatorët neurofunksionalë të progresit klinik.

Me diagnostikim të sakt dhe ndërhyrje profesionale, PO çdo fëmijë mundet.

Ju mirëpresim.

“PO”
04/03/2026

“PO”

✨ Monday ✨
02/03/2026

✨ Monday ✨

23/01/2026

Çrregullim neurozhvillimor i shoqëruar me Hipofoni

Diagnozat komorbide (bashkëshoqëruese) janë të shpeshta në çrregullimet neurozhvillimore dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht një marrëdhënie shkak pasojë, por bashkëekzistencën e dy ose më shumë diagnozave në të njëjtën kohë.

Ndërhyrja terapeutike duhet t’u përgjigjet të gjitha nevojave zhvillimore të fëmijës. Prandaj një ndërhyrje gjithëpërfshirëse ndërtohet mbi bazën e një vlerësimi të saktë, të strukturuar dhe multidisiplinar.

Gjatë rivlerësimit të sotëm,pas një ndërhyrjeje të gjatë terapeutike në “White Storm”, fëmija i paraqitur në video,ka demonstruar përmirësim të dukshëm në aftësitë kognitive, përfshirë vëmendjen, perceptimin, procesimin dhe riprocesimin e informacionit, si dhe në aftësitë e ndërveprimit. Është vërejtur përmirësim i qartë në konceptualizimin e komunikimit, i cili përbën bazën themelore të zhvillimit të të folurit.

Në këtë kontekst, theksohet se progresi terapeutik nuk vlerësohet vetëm mbi bazën e sasisë së fjalëve të prodhuara, por mbi cilësinë e komunikimit, ku konceptualizimi, qëllimi komunikativ dhe përmbajtja semantike kanë rëndësi primare.

Në këtë fazë, fokusi terapeutik do të orientohet drejt zhvillimit të motorikës së përgjithshme dhe integrimit sensomotor. Në këtë pikë të trajtimit,rehabilitimi është i strukturuar, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm për sa i përket arritjes së rezultateve funksionale dhe të plota të rehabilitimit.

PO, secili fëmijë MUNDET!

22/01/2026

Rezultati i Terapisë Kognitive Neuroplastike të Integruar (INCT)
Video e dytë(2)

Truri është neuroplastik dhe ofron pafund mundësi për ndryshime pozitive. Pas fazës së parë të ndërhyrjes terapeutike në Institutin tonë, fëmija i demonstruar në video ka treguar përmirësim të aftësive kognitive, të ndërveprimit social dhe, rrjedhimisht, të aftësive gjuhësore.

Kur fëmija arrin të zhvillojë këto aftësi bazë, në fund rehabilitimi logopedik jep rezultate të dukshme dhe të menjëhershme.

Neuroplasticiteti sfidon diagnozat, çdo fëmijë ka potencial për përmirësim.

Për prindërit, shikimi i dy videove mund të ofrojë ide dhe teknika praktike për të stimuluar komunikimin e fëmijës në shtëpi, duke ndihmuar në konsistencën dhe vazhdimësinë e zhvillimit.

22/01/2026

Rezultati i Terapisë Kognitive Neuroplastike të Integruar (INCT)

Truri është neuroplastik dhe ofron pafund mundësi për ndryshime pozitive. Pas fazës së parë të ndërhyrjes terapeutike në Institutin tonë, fëmija i demonstruar në video ka treguar përmirësim të aftësive kognitive, të ndërveprimit social dhe, rrjedhimisht, të aftësive gjuhësore.

Kur fëmija arrin të zhvillojë këto aftësi bazë, në fund rehabilitimi logopedik jep rezultate të dukshme dhe të menjëhershme.

Neuroplasticiteti sfidon diagnozat, çdo fëmijë ka potencial për përmirësim.

Për prindërit, shikimi i dy videove mund të ofrojë ide dhe teknika praktike për të stimuluar komunikimin e fëmijës në shtëpi, duke ndihmuar në konsistencën dhe vazhdimësinë e zhvillimit.

20/01/2026

Ndërhyrja kognitive përbën bazën e zhvillimit dhe progresit terapeutik.

Gjatë rivlerësimit të sotëm, pas një ndërhyrjeje kognitive të strukturuar, fëmija i paraqitur në video demonstron aftësi kognitive të afërta me moshën kronologjike, ndërveprim funksional dhe të përshtatshëm me ambientin rrethues, si dhe fillimin e përdorimit të fjalëve të para brenda kontekstit komunikativ.

Ndërhyrjet e tilla kognitive, synojnë stimulimin e neuroplasticitetit kontribuojnë në përmirësimin e procesimit, kuptimit dhe integrimit të informacionit, duke krijuar bazën funksionale për zhvillimin e mëtejshëm të komunikimit dhe gjuhës.

Address

Prizren
20000

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00

Telephone

+37744185886

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to WHITE STORM - Instituti pēr shēndetin mendor:

Share