Laboratori mjekësor - Dialab

Laboratori mjekësor - Dialab Laboratori mjekësor Biokimik, Hematologjik, Imunologjik, Mikrobiologjik dhe Gjenetik

Çfarë është testi S-100 Protein?Testi S-100 Protein është një analizë laboratorike që mat nivelin e proteinës S-100 në g...
31/10/2025

Çfarë është testi S-100 Protein?

Testi S-100 Protein është një analizë laboratorike që mat nivelin e proteinës S-100 në gjak. Kjo proteinë gjendet kryesisht në qelizat e trurit (neuronet dhe qelizat gliale) dhe në qelizat e lëkurës që prodhojnë pigmentin (melanocitet). S-100 është një biomarker i rëndësishëm që ndihmon mjekët në diagnostikimin dhe monitorimin e disa gjendjeve serioze shëndetësore.

Përdorimet kryesore të testit:

Në neurologji, S-100 përdoret për të vlerësuar dëmtimet e trurit pas trauma kraniale, goditje në tru (insult) ose operacioneve neurokirurgjikale. Nivelet e proteinës tregojnë dëmtimin e qelizave nervore dhe ndihmojnë mjekët të ndjekin progresin e rikuperimit.

Në onkologji, veçanërisht për pacientët me melanomë, S-100 përdoret për të monitoruar përhapjen e mundshme të kancerit (metastazat), për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit dhe për të sinjalizuar rikthimin e sëmundjes para se të shfaqen simptomat klinike.

Kur është e nevojshme testi:

Kur mjeku ka nevojë të ndjekë pacientët me melanomë për rikthim ose përparim të sëmundjes.

Kur kërkohet vlerësimi i dëmtimeve cerebrale pas traumave, insulteve ose operacioneve.

Si pjesë e një paneli analizash për të bërë diagnoza diferenciale në rastet e ndryshimeve patologjike apo dëmtimeve qelizore.

Përfitimet për mjekët dhe pacientët:

Ndihmon mjekun të marrë vendime më të sakta për trajtimin dhe monitorimin e pacientit.

Ofron informacion shtesë për prognozën e pacientit, sidomos në rastet e melanomës dhe dëmtimeve neurologjike.

Lejon identifikimin e ndryshimeve të hershme në gjendjen e pacientit, duke ndihmuar në ndërhyrje më të shpejtë dhe efektive.

Testi S-100 Protein është një analizë e rëndësishme laboratorike që, së bashku me ekzaminime dhe analiza të tjera, ndihmon mjekët të marrin një pamje të plotë të gjendjes shëndetësore të pacientit dhe të ofrojnë trajtim të përshtatshëm dhe të sigurt.

Çfarë është testi MxA/CRP?Testi MxA/CRP është një analizë moderne laboratorike që ndihmon në dallimin midis infeksioneve...
31/10/2025

Çfarë është testi MxA/CRP?

Testi MxA/CRP është një analizë moderne laboratorike që ndihmon në dallimin midis infeksioneve virale dhe atij bakteriale – gjë që shpesh është e vështirë vetëm me simptomat klinike.

Proteina MxA (Myxovirus resistance protein A) është një tregues specifik që rritet në rastet e infeksioneve virale.

Proteina C-reaktive (CRP), përkundrazi, rritet kryesisht në infeksione bakteriale ose në procese inflamatore të rënda.

Kombinimi i këtyre dy treguesve në një test të vetëm lejon që mjeku të:

-dallojë më saktë nëse një pacient ka infeksion viral apo bakterial,
-shmangë përdorimin e panevojshëm të antibiotikëve,
-vendosë trajtimin më të përshtatshëm dhe efektiv për pacientin.

Ky test rekomandohet veçanërisht për pacientë me temperaturë, simptoma respiratore, ose infeksione të paqarta, kur është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i sëmundjes.

Në laboratorin tonë, testi MxA/CRP kryhet brenda ditës.

Pas transplantit të një organi – si veshka, mëlçia, zemra apo mushkëritë, trupi mund të reagojë ndaj organit të ri duke ...
23/08/2025

Pas transplantit të një organi – si veshka, mëlçia, zemra apo mushkëritë, trupi mund të reagojë ndaj organit të ri duke e refuzuar atë. Për të parandaluar këtë, pacientët marrin ilaçe imunosupresive, si Tacrolimusi, të cilat dobësojnë sistemin imunitar për të mbrojtur organin e transplantuar.

Tacrolimusi është shumë efektiv, por ka një kufi shumë të ngushtë mes dozës që ndihmon dhe asaj që dëmton, prandaj është e domosdoshme të matet rregullisht në gjak.

● Matja e Tacrolimusit:
● Parandalon refuzimin e organit të transplantuar.
● Ndihmon në shmangien e efekteve anësore të rënda si dëmtimi i veshkave, mëlçisë apo presioni i lartë.
● Lejon mjekun të përshtatë dozën sipas nevojave të pacientit, në mënyrë të sigurt dhe të kontrolluar.

Në laboratorin tonë kryhet analiza e Tacrolimusit brenda ditës me pajisjet më moderne laboratorike dhe sipas protokoleve europiane.

17/07/2025

Address

Mejdani I Shkodrës, 30
Prizren
20000

Opening Hours

Monday 07:00 - 18:00
Tuesday 07:00 - 18:00
Wednesday 07:00 - 18:00
Thursday 07:00 - 18:00
Friday 07:00 - 18:00
Saturday 07:00 - 18:00

Telephone

+38344880011

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori mjekësor - Dialab posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Laboratori mjekësor - Dialab:

Share

Share on Facebook Share on Twitter Share on LinkedIn
Share on Pinterest Share on Reddit Share via Email
Share on WhatsApp Share on Instagram Share on Telegram

Category

Our Story

Laboratori mjekësor DIALAB, i pajisur me aparaturën më të avancuar në degët e Biokimisë, Hematologjisë, Imunologjisë dhe Gjenetikës. Ka të angazhuar një staf me përvojë shumë vjeqare në mënyrë që të ketë shërbime sa më cilësore shëndetësore.

Aparatura që posedojmë është nga liderët botëror gjerman dhe amerikan të kësaj lëmie si: Beckman Coulter, ROCHE, Siemens Healthineers.

I themeluar në vitin 2006 nga specialisti i biokimisë klinike, Dr. Burim Vehapi, me qëllim që në rajonin e Prizrenit të ketë një pikë referimi sa i përket diagonstikës laboratorike, që atëherë iu ofrojmë klientëve tanë shërbimet më të sakta laboratorike në rajon e më gjerë.

Laboratori jonë bën cdo 6 muaj kontrolle të jashtme të parametrave në institut Gjerman.