Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

  • Home
  • Kosovo
  • Prizren
  • Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren

Qendra e Shëndetit  Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi  Prizren Qendra e Shëndetit Mendor është institucion shëndetsor që ofron shërbime të shëndetit mendor.

Sot në ambientet e QSHM-së u zhvillua një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare të...
01/04/2026

Sot në ambientet e QSHM-së u zhvillua një takim zyrtar me zëvendësdrejtorin e Qendrës Kryesore së Mjekësisë Familjare të Suharekës Z.Driton Maliqaj , Dr.Gani Voci dhe Kryeinfermierin Sahit Halitjaha , ku u diskutuan politikat ndërinstitucionale dhe bashkëpunimi në funksion të përmirësimit të shërbimeve shëndetësore.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve, me fokus të veçantë në fuqizimin e rolit të kujdesit parësor dhe avancimin e shërbimeve në shëndetin mendor.

QSHM mbetet e përkushtuar për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të kontribuar në zhvillimin e një sistemi shëndetësor më efikas dhe gjithëpërfshirës. 🗣️🤝👌

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin dhe avancimin e Shëndetit Mendor  në komunitet, sot në Qendrën  Kryesore të Mje...
25/03/2026

Në kuadër të aktiviteteve për promovimin dhe avancimin e Shëndetit Mendor në komunitet, sot në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “ Nexhip Berisha “ në Prizren u mbajt një ligjëratë me fokus të veçantë në rolin e kujdesit parësor në shëndetin mendor.🧠🌿

Ligjërata u realizua nga përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor: Kordinatorja Alma Poniku , Psikologu Afrim Bahtijari dhe Infermieria Sevdije Rizanaj.🗣️

Gjatë ligjëratës u theksua rëndësia e identifikimit të hershëm, ofrimit të mbështetjes dhe trajtimit adekuat për personat me probleme të shëndetit mendor, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet profesionistëve shëndetësorë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për interesimin dhe kontributin e tyre në ngritjen e vetëdijes për shëndetin mendor. 🤝👨🏼‍⚕️🧑‍⚕️

QSHM – SHIB uron të gjitha gratë Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 🌷Mirënjohje dhe respekt për forcën, për...
08/03/2026

QSHM – SHIB uron të gjitha gratë Gëzuar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas. 🌷

Mirënjohje dhe respekt për forcën, përkushtimin dhe kontributin e tyre në familje, në shoqëri dhe në vendin e punës.

Urime të veçanta për të gjitha punëtoret e QSHM-SHIB. 🌸

Me datë 04.03 .2026  është mbajtur takim me Drejtorin e Qendrës  Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Dr.Fadil Bajrakt...
04/03/2026

Me datë 04.03 .2026 është mbajtur takim me Drejtorin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) Dr.Fadil Bajraktari ku u diskutua dhe u dakordua organizimi i një ligjërate në ambientet e institucionit.

Takimi përfundoi me marrëveshje të përbashkët për koordinim të mëtejmë rreth detajeve organizative.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar .

17/02/2026
QSHM-SHIB në Prizren organizon takim  koordinues me drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor të Kosovës për hartimin e r...
10/02/2026

QSHM-SHIB në Prizren organizon takim koordinues me drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor të Kosovës për hartimin e rregullores për shëndetin mendor, ku u diskutuan politikat, masat parandaluese dhe mekanizmat e zbatimit në nivel institucional .

Falënderojmë Drejtorët për pjesmarrjen dhe bashkëpunimin ✍️

Me rastin e darkës së fundvitit 🍂🍁Qendra e Shëndetit Mendor shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e st...
27/12/2025

Me rastin e darkës së fundvitit 🍂🍁

Qendra e Shëndetit Mendor shpreh mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e stafit gjatë gjithë vitit në ofrimin e shërbimeve të shëndetit mendor. 🧠

Ju urojmë shëndet, suksese dhe një Vit të Ri të mbarë🥂

🧠💆‍♀️Mbyllet me sukses seanca e 10 e Meditimit mendje -trup nga Këshilltari Psiko -Social Agim Bytyqi dhe Infermieret Ga...
12/12/2025

🧠💆‍♀️Mbyllet me sukses seanca e 10 e Meditimit mendje -trup nga Këshilltari Psiko -Social Agim Bytyqi dhe Infermieret Ganimete Haliti dhe Bukurije Omaj në Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit “ Gjinoc.

🌿 Ky aktivitet u mirëprit jashtzakonishtë mirë dhe banorët ishin shumë falënderues ndaj ekipit tonë.

Faleminderit për bashkëpunimin dhe angazhimin gjatë këtyre seancave 🤝

Sot nderojmë një grua të jashtëzakonshme 💖Dr .Shykran Shala një emër që ka lënë gjurmë me profesionalizëm  ,humanizëm dh...
27/11/2025

Sot nderojmë një grua të jashtëzakonshme 💖
Dr .Shykran Shala një emër që ka lënë gjurmë me profesionalizëm ,humanizëm dhe zemër.🥰

Çdo ditë pune me ju ka qenë një mësim : për durimin për dashurinë ndaj pacientit dhe për forcën e një mjekeje të vërtetë .🎀

Ju faleminderit për çdo kujdes çdo buzëqeshje dhe çdo fjal të mirë që keni dhënë përgjatë këtyre viteve .
Kjo nuk është një lamtumirë .. por një falendërim i madh për gjithçka që keni bërë .🌹

Urime Ditëlindjen dhe Pensionimin Doktoreshë 💖👩‍⚕️
Urojmë që ky kapitull i ri i jetës të jetë plotë qetësi , gëzim dhe momente të bukura.👩‍⚕️

Mirënjohja jonë do të mbetet gjithmonë me ju .. 🌹🎂🥂💯🌿🎀🎀

Me respekt :QSHM-SHIB

Në kuadër të bashkëpunimeve me organizatat dhe Shoqatat Humanitare ekipi i QSHM-S vizitoi Shoqatën Humanitare “Jetimat e...
03/11/2025

Në kuadër të bashkëpunimeve me organizatat dhe Shoqatat Humanitare ekipi i QSHM-S vizitoi Shoqatën Humanitare “Jetimat e Ballkanit” me ç’rast Këshilltari Psiko-social Agim Bytyqi dhe Infermierja Ganimete Haliti se bashku me disa prej banorëve filluan seancat e meditimit mendje-trup dhe do të zgjasin gjithsej 10 seanca .
Ky aktivitet u mirëprit nga banorët dhe stafi shëndetsorë 🌿

Falenderojmë Shoqaten për mikëpritjen angazhimin dhe bashkëpunimin e mëtutjeshëm 👌

🎀 Tetori Rozë 🎀 Në kuadër të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit u mbajt ligjerata “Tetori-Muaji i Ndërgjegj...
24/10/2025

🎀 Tetori Rozë 🎀

Në kuadër të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit u mbajt ligjerata “Tetori-Muaji i Ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit “ e ligjeruar nga Alma Poniku .

Ne ligjerate moren pjese kliente te QSHM-S dhe stafi profesional i shëndetit mendor për të perçuar mesazhe te rëndësishme si rëndësin e zbulimit të hershëm ,kujdesin ndaj shëndetit solidaritetin me të prekurat dhe mbeshtetjen për të gjitha gratë dhe vajzat që përballen me këtë sëmundje 🧠🌿

Përmes ligjerates dhe shperndarjes së matrialeve informuese u përhap një frymë kujdesi ,mbeshtetjeje dhe shprese duke ndihmuar klientet të jenë më të informuara .

Bashkë mund të rrisim ndërgjegjësimin të mbështesim njëri-tjetrin dhe të ndërtojmë një komunitet më të shëndetshëm dhe të kujdesshëm 😍🎀🎀

🌿🌿 Shëndeti Mendor është i rëndësishem po aq sa edhe shëndeti fizik 🧠 Sot me date 21.10.2025 ne kuadër te ligjeratave ng...
21/10/2025

🌿🌿 Shëndeti Mendor është i rëndësishem po aq sa edhe shëndeti fizik 🧠

Sot me date 21.10.2025 ne kuadër te ligjeratave nga stafi multidisiplinar i QShM-s u realizua ligjerata ne Shkollen Teknike “Skender Luarasi “ Suharekë .

Ligjerata u mbajt nga Mentore Bytyqi ne bashkpunim me Minire Orllati . Psikologu Afrim Batjari gjithashtu mori pjesë me nje dialog te mbajtur per drogat dhe depresionin .

Faleminderit shkollës për bashkepunimin dhe realizimin e ligjeratës .

Address

Rruga “Xhevat Berisha “
Prizren
20000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Qendra e Shëndetit Mendor me Shtëpitë për Integrim në bashkësi Prizren posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share