Prolab Medical Center & Laboratory

Prolab Medical Center & Laboratory Medical Center & Laboratory-Rahovec

Duart janë një nga rrugët kryesore të përhapjes së baktereve dhe viruseve, sidomos përmes kontaktit me sipërfaqe që i pr...
05/05/2026

Duart janë një nga rrugët kryesore të përhapjes së baktereve dhe viruseve, sidomos përmes kontaktit me sipërfaqe që i prekim çdo ditë. 🦠

Larja e rregullt e tyre për të paktën 20 sekonda ul dukshëm rrezikun e infeksioneve respiratore dhe atyre gastrointestinale. 🧼

Por kujdesi për shëndetin nuk përfundon vetëm me higjienën. Një qasje e plotë përfshin edhe vëmendjen ndaj sinjaleve të trupit dhe analizat e rregullta, për të kuptuar në kohë çdo ndryshim që mund të mos jetë i dukshëm menjëherë.

Praktikat e thjeshta të përditshme, të kombinuara me kujdes të vazhdueshëm, janë baza e një shëndeti të mirë dhe afatgjatë!

Prolab Medical Center & Laboratory

HbA1c është analiza që tregon mesataren e nivelit të sheqerit në gjak gjatë 8–12 javëve të fundit, duke reflektuar mënyr...
01/05/2026

HbA1c është analiza që tregon mesataren e nivelit të sheqerit në gjak gjatë 8–12 javëve të fundit, duke reflektuar mënyrën se si ka funksionuar organizmi yt në vazhdimësi, jo vetëm në ditën kur bën testin.

Kjo analizë mat sasinë e glukozës që është lidhur me hemoglobinën në gjakun tënd, duke e bërë një nga treguesit më të saktë për të vlerësuar kontrollin afatgjatë të sheqerit.

📊 Vlerat e HbA1c ndihmojnë në:
– Zbulimin e hershëm të diabetit dhe pre-diabetit
– Monitorimin e personave që jetojnë me diabet
– Vlerësimin e efektivitetit të trajtimit dhe stilit të jetesës

Ndryshe nga matjet e zakonshme të sheqerit, që tregojnë vetëm një moment të caktuar, HbA1c jep një pasqyrë reale të trendit dhe ndryshimeve në trupin tënd gjatë kohës.

Prandaj, është një analizë kyçe për çdo person që dëshiron të kuptojë më mirë shëndetin e vet dhe të veprojë në kohë.

Prolab Medical Center & Laboratory - analiza të sakta për vendime të sigurta për shëndetin tënd! 🧪

Shëndeti i trupit tuaj nuk ka nevojë për komplikime, ka nevojë për konsistencë!Qe një rregull i pashkruar që ju ndihmon ...
27/04/2026

Shëndeti i trupit tuaj nuk ka nevojë për komplikime, ka nevojë për konsistencë!

Qe një rregull i pashkruar që ju ndihmon të jeni konsistent me shëndetin tuaj:

Rregulli 3–2–1:

3️⃣ herë në ditë
🥗 Ushqim i shëndetshëm
💧 Nga një shishe me ujë

2️⃣ herë në vit
🔬 Analizat bazë për monitorim

1️⃣ herë në vit
🩺 Kontroll i detajuar për një pasqyrë të plotë

Kujdesi fillon çdo ditë, me çfarë hani dhe si kujdeseni për veten!

Siguria vjen kur e verifikoni me analiza, mos e lini shëndetin në hamendësim!

Ushqehu mirë. Kontrollohu rregullisht. Vepro me kohë!

Prolab Medical Center & Laboratory

📌Shumë prej nesh shpesh neglizhojmë gjendrën tiroide, por a e dini se ultrazeri është një mjet i fuqishëm për të monitor...
20/04/2026

📌Shumë prej nesh shpesh neglizhojmë gjendrën tiroide, por a e dini se ultrazeri është një mjet i fuqishëm për të monitoruar shëndetin e saj? 📡🔍

➡️Në botën e mjekësisë moderne, ultrazëri është shumë i rëndësishëm për vlerësimin e gjendrës tiroide. Kjo procedurë diagnostike ofron një pamje të qartë dhe detajuar të strukturës së tiroides, duke ndihmuar në identifikimin e ndonjë ndryshimi apo problemi potencial.

➡️Kjo metodë diagnostike është e sigurt dhe e pasur me informacion. Përveç kësaj, ajo është e përdorshme për të ndihmuar në ndjekjen e pacientëve me probleme tiroide dhe për të vlerësuar efektivitetin e trajtimit nëpërmjet vëzhgimit të ndryshimeve në strukturën e gjendrës tiroide.

Dr.Labinot Fetoshi MD.
Endokrinolog-Diabetolog

⏰Caktoni terminin tuaj👇🏻
📲049 999 393
📍Rr. Xhelal Hajda, Rahovec

Hemofilia paraqet një gjendje shëndetësore në të cilën aftësia e gjakut 🩸 për t'u mpiksur reduktohet ndjeshëm duke shkak...
17/04/2026

Hemofilia paraqet një gjendje shëndetësore në të cilën aftësia e gjakut 🩸 për t'u mpiksur reduktohet ndjeshëm duke shkaktuar gjakderdhje të rëndë qoftë edhe nga një dëmtim i lehtë. Kryesisht kjo pa aftësi e gjakut për t'u koaguluar normalisht është e trashëguar. Prolab shfrytëzon këtë ditë për ngritje të vetëdijes rreth këtij problemi shëndetësor.

Në prolab ju mund të bëni testimet relevante për të kuptuar aftësinë trupore në mpiksjen e gjakut gjatë gjakderdhjes jo normale. Një staf profesional me paisje të sofistikuara ju pret brenda laboratorit tonë. 🥰

Prolab Medical Center & Laboratory

Keni dëgjuar për ADHD?🔶ADHD, ose çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet, është një çrregullim neuro-zhvillimor që mun...
12/04/2026

Keni dëgjuar për ADHD?

🔶ADHD, ose çrregullimi i vëmendjes me hiperaktivitet, është një çrregullim neuro-zhvillimor që mund të prekë si fëmijët ashtu edhe të rriturit. Simptomat e ADHD mund të ndryshojnë nga personi në person, por simptomat kryesore përfshijnë mungesën e vëmendjes, hiperaktivitetin dhe impulsivitetin.

🔶Mungesa e vëmendjes

● Bën gabime të shpeshta pakujdesie

● Nuk i kushton vëmendje detajeve

● Harron ndjekjen e rutinave dhe detyrave të përditshme

● Duket sikur nuk dëgjon kur i flasin

● Nuk e mban dot vëmendjen në kryerjen e detyrave apo gjatë lojës

● Ka vështirësi në organizimin e detyrave apo aktiviteteve

● Nuk i ndjek udhëzimet që i jepen

● Ka vështirësi në kryerjen e detyrave që kërkojnë ngarkesë të lartë mendore dhe përqendrim

● Shpërqendrohet dhe hutohet lehtësisht

🔶Hiperaktiviteti

● Bën lëvizje përsëritëse me duar ose këmbë, në shenjë nervozizmi ose padurimi

● Nuk rri ulur në klasë apo mjedise të tjera, në të cilat qëndrimi ulur është i nevojshëm

● Vrapon, kërcen, hidhet së tepërmi në situata të papërshtatshme

● Flet shumë dhe pandërprerë

● Është gjatë gjithë kohës në lëvizje dhe duket sikur nuk lodhet kurrë

🔶Impulsiviteti

● Ka vështirësi në mbajtjen e radhës dhe kur i duhet të presë

● Nis të kthejë përgjigje përpara se t’i bëhet pyetja e plotë

● Ndërpret të tjerët kur flasin, futet në mes të një loje, bisede apo aktiviteti që të tjerët po kryejnë.

🔶Është e rëndësishme të theksohet se të gjithë mund t'i përjetojnë këto simptoma herë pas here, por për individët me ADHD, këto simptoma janë më të rënda dhe të vazhdueshme, duke shkaktuar probleme në shumë fusha të jetës së tyre, duke përfshirë shkollën, punën dhe marrëdhëniet shoqërore. Është e rëndësishme të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për një diagnozë të duhur dhe plan trajtimi.

Prolab Medical Center & Laboratory

Dr.Xhemajli QeskaSpecialist i Otorinolaringologjisë Kontrolla specialistike të ORL-së, Veshë, Hundë dhe Fyt për fëmijë d...
08/04/2026

Dr.Xhemajli Qeska
Specialist i Otorinolaringologjisë

Kontrolla specialistike të ORL-së, Veshë, Hundë dhe Fyt për fëmijë dhe të rritur.

📌Diagnostikimi dhe trajtimi i sëmundjeve të vesh*t si: dhimbje, ushtimë(zhurmë), kullim, infeksioni.
Pastrimi i veshëve nga dylli me shiringë dhe aspirator.

📌Marramendje që vjen nga veshi si psh BPPV.
📌Sëmundjet e hundës: bllokim, sekrecion dhe gjakëderdhje nga hunda.
📌Pezmatime të sinuseve.

📌Sëmundjet e fytit:dhimbje,
skuqje, pezmatime të bajameve etj.

📌Ndërhyrje operative në regjionin e fytyrës dhe qafës me anestezion lokal.

Për këto dhe shumë shërbime të tjera, ju pret mjeku juaj në Prolab Medical Center & Laboratory.

⏰Caktoni terminin tuaj👇🏻
📲049 999 393
📍Rr. Xhelal Hajda, Rahovec

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, ne theksojmë rëndësinë e kujdesit dhe analizave të hershme për shëndetin e çdo indi...
07/04/2026

Sot, në Ditën Botërore të Shëndetit, ne theksojmë rëndësinë e kujdesit dhe analizave të hershme për shëndetin e çdo individi. 🌍💙

Analizat e sakta dhe të besueshme janë hapi i parë për një jetë më të shëndetshme. Në Prolab, ne ofrojmë shërbime të shpejta dhe të sakta për të siguruar një fillim të shëndetshëm dhe të sigurt për ju dhe ata që doni. 🧪👩‍⚕️

Në këtë ditë të veçantë, kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Për ne, shëndeti është prioritet!

🔬 Siguria dhe besueshmëria që ju nevojiten, çdo ditë.

Prolab Medical Center & Laboratory

Çaji i gjelbër është mëse i nevojshëm për promovimin e shëndetin. 🍵 Ka përbërës që e bëjnë konsumimin e tij (çajit të gj...
31/03/2026

Çaji i gjelbër është mëse i nevojshëm për promovimin e shëndetin. 🍵

Ka përbërës që e bëjnë konsumimin e tij (çajit të gjelbër) shumë të dobishëm për shëndetin tonë.

Benefitet kryesore:

🔸 Rregullon presionin e gjakut; 🩸
🔸 Përmirëson funksionimin e zemrës; 🫀
🔸 Zvoglon rrezikun nga diabeti;
🔸 Optimizon funksionin e trurit; 🧠
🔸 Ndihmon në dobësim;
🔸 Kujdeset për shëndetin e dhëmbëve; 🦷
🔸 Minimizon mundësitë e prekjes nga kanceri.

Ekspertët shëndetësorë këshillojnë që këtë çaj ta konsumojmë çdo ditë, nga dy apo tre filxhana në mënyrë që të optimizojmë dobinë. 🍵

Prolab Medical Center & Laboratory

Dr.Ibrahim VuçitërnaInternist ⏰Çdo të Hëne, Mërkure dhe të Premte nga ora 16:00 - 20:00 Një internist merret me diagnost...
27/03/2026

Dr.Ibrahim Vuçitërna
Internist

⏰Çdo të Hëne, Mërkure dhe të Premte nga ora 16:00 - 20:00

Një internist merret me diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të organeve të brendshme.

Internisti zakonisht trajton:
📌 Sëmundjet e zemrës, Hipertensioni arterial (tensioni i lartë), sëmundja koronare e zemrës, insuficienca kardiake etj.

📌 Sëmundjet e mushkërive,
Astma, bronkiti kronik, infeksione respiratore (grip, pneumoni) etj

📌 Sëmundjet metabolike dhe endokrine: Diabeti, probleme me tiroiden (hipo/hipertiroidizëm) çrregullime të lipideve etj

📌 Sëmundjet e traktit tretës
Gastriti, ulçera, probleme me mëlçinë (hepatit, steatozë) etj

📌 Sëmundjet e gjakut
Anemia, çrregullime të koagulimit etj

📌 Infeksione të ndryshme
Infeksione urinare, infeksione sistemike, sëmundjet e veshkave etj

Për këto dhe shumë të tjera, ju pret mjeku juaj në Prolab Medical Center & Laboratory.

⏰Caktoni terminin tuaj👇🏻
📲049 999 393
📍Rr. Xhelal Hajda, Rahovec

📌IgE specifike inhalatore🔹PërshkrimiAlergjitë inhalatore janë reaksione alergjike që shkaktohen nga inhalimi i alergjenë...
24/03/2026

📌IgE specifike inhalatore

🔹Përshkrimi
Alergjitë inhalatore janë reaksione alergjike që shkaktohen nga inhalimi i alergjenëve, si poleni, pluhuri i shtëpisë, bari, myku, kafshët shtëpiake, etj. Këto alergjenë mund të shkaktojnë inflamacion në rrugët e frymëmarrjes, duke rezultuar në simptoma të ndryshme, bllokim, teshtitje, shtrëngim i fytit, kollitje, etj.

Testi i alergjisë është një mënyrë e vlerësimit të reagimit të trupit ndaj alergjenëve të ndryshëm. Ky test ndihmon në identifikimin e substancave të cilat shkaktojnë alergji tek një individ.
IgE (Imunoglobina E) paraqet një klasë të antitrupave që janë të shoqëruar me reaksione alergjike. Testi e matë sasinë e IgE specifike në gjak për të zbuluar një alergji ndaj një substance të veçantë.

🔹Vlerat referente: NEGATIV

🔹 Si të testohemi

•Para testit: Nuk ka kufizime për lëngjet ose barnat përveç nëse kërkohet me udhëzim mjekësor.
•Gjatë testit: merret 2 - 4 ml mostër gjaku, i cili testohet për praninë e antitrupave tipikë alergjikë (antitrupat IgE) kundër substancave të ndryshme alergjike.
•Pas testimit: ushtroni presion 3 deri në 5 minuta në vendin e shpimit të venës.

►IgE specifike inhalatore kryhet me teknologji moderne dhe staf profesional e me përvojë në laboratorin Prolab.

Prolab Medical Center & Laboratory

Address

Xhelal Hajda P. N
Rahovec
21000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Prolab Medical Center & Laboratory posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Prolab Medical Center & Laboratory:

Share

Category