14/03/2026
🫁 Punksioni Pleural – Kur bëhet kjo procedurë?
Punksioni pleural është një procedurë mjekësore me të cilën hiqet ose analizohet lëngu që mblidhet rreth mushkërive. Kjo ndihmon si për diagnostikim ashtu edhe për lehtësimin e frymëmarrjes.
Bëhet zakonisht kur ka:
• Pleural Effusion – kur mblidhet lëng rreth mushkërive
• Infeksion në hapësirën rreth mushkërive si Empyema
• Dyshim për sëmundje serioze të mushkërive ose të pleurës
• Probleme me zemrën si Insuficienca Kardiake që mund të shkaktojnë grumbullim të lëngut
• Dyshim për Tuberkulozi Pleural
✔ Procedurë e shpejtë dhe e sigurt
✔ Kryhet me ndihmën e ultrazërit për saktësi më të madhe
✔ Ndihmon në përmirësimin e frymëmarrjes dhe në vendosjen e diagnozës së saktë