Dr.Driton M.Shabani - Gastroenterolog

Dr.Driton M.Shabani - Gastroenterolog Dr Driton Shabani, PhD candidate ( vijon studimet e doktoraturës në Universitetin e Shkupit )

✅Polipektomia ( heqja e lythit ) një procedurë që parandalon shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.🔺Kolonoskopia është...
11/04/2026

✅Polipektomia ( heqja e lythit ) një procedurë që parandalon shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.
🔺Kolonoskopia është testi më efikas për screening dhe zbulim të hershem.
🔵Polipet në shumicën e rasteve nuk japin dhimbje apo simptoma , prandaj t’i mund të kesh polipe pa patur ndonjë shenj apo simptomë.
🔴Të gjithë personat mbi 45 vjeq duhet të I nënshtrohen skrening kolonoskopisë🩺, t’e rastet me histori positive familjare edhe me herët.
🎯Skreningu kolorektal shpëton jetë.

28/03/2026

📌Shumë njerz e humbin betejën kunder kancerit te lukthit dhe askush nuk ju shpjegon që:
✅Të jetosh me dhimbje ose djegie e pjesës së siperme të barkut nuk është normale .Nuk është normale të "mësohesh" me gastritin dhe të varesh nga antacidet, PPI ( pantoprazol 💊) sikur të ishin pjesë e rutinës së përditshme. Me këtë ne kemi qetësuar simptomat që në fakt janë shenja paralajmëruese të trupit që nuk duhen injoruar.
✅Një prej arsyeve kryesore të këtyre simptomave është infeksioni me HELIKOBAKTER PYLORI❌, një bakter që është i pranishëm në më shumë se gjysmën e popullsisë së botës.Ky bakter mund të fillojë duke shkaktuar gastrit, të vazhdoj në ulçerë dhe në disa raste, të zhvillohet në një tumor malinj të lukthit.Studimet tregojn që 60-70%e rasteve me kancer të lukthit lidhen me këtë bakter.
🟥Kjo përqindje mund të rritet nëse pacienti ka edhe faktorë tjerë rreziku që rrisin mundësinë e zhvillimit të kësaj sëmundjeje, siç janë përdorimi kronik i alkoolit, pirja e duhanit, mbipesha dhe dieta e papërshtatshme siq janë ushqimet e tymosura , te kripura etj. 🔺Problemi i vërtetë nuk është vetëm vetë sëmundja, por edhe koha e humbur duke injoruar simptomat e vazhdueshme ose duke minimizuar rëndësinë e saj.
🔴Një mesazh që duhet të ju percjell është që : një GASTROSKOPI nuk duhet t'u mohohet atyre që kanë nevojë për të. Ky ekzaminim mundeson te shohim drejtpërdrejt pjesën e brendshme të lukthit , të zbulojm dëmtimet e herëshme dhe të vendosim diagnozen me kohë që mund të ndryshojë rrjedhën e sëmundjes.
🔴Nëse mendoni se simptomat tuaja nuk po merren seriozisht, nëse ju thuhet se "është thjesht gastrit", por shqetësimet vazhdojn,atëherë kërkoni një mendim të dytë, ndërroni mjekun tuaj nëse është e nevojshme.
Sepse kur bëhet fjalë për shëndetin tuaj, pritja mund t'ju kushtojë shumë. Trupi juaj nuk ankohet pa arsye; thjesht duhet të mësoni të mos e injoroni atë.
🎯P.s.Informacioni i paraqitur është për qëllime edukative. Përballë çdo dyshimi, simptome ose shqetësimi, kërkoni gjithmonë udhëzimin e një profesionisti shëndetësor.

06/03/2026

🔵Marsi ,muaji I vetëdijësimit kundër kancerit kolorektal.
Ti mund t’a parandalosh ❌kancerin e zorrës së trashë❗️

✅Disa fakte rreth kancerit kolorektal:
☑️Është shkaktari I dytë I vdekjeve në botë nga kanceri
☑️Prek të dy gjinit meshkujt dhe femrat e të gjitha etnive
☑️Mund të jetë I trashëgueshëm
☑️Njerzit me kancer kolorektal mund të mos kenë simptoma , sidomos në fazat fillestare të sëmundjes
☑️Kolonoskopia është testi më efektiv I skreningut për kancer kolorektal
☑️Të gjithë personat mbi 45-50 vjeq duhet të I nënshtrohen skrening kolonoskopisë, t’e rastet me histori positive familjare edhe me herët
☑️Skreningu kolorektal shpëton jetë

Disa këshilla si t’i  parandalojm shqetësimet e lukthit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!
27/02/2026

Disa këshilla si t’i parandalojm shqetësimet e lukthit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit!

✅SI T'I ZVOGËLOJM SHQETËSIMET E LUKTHIT GJATË MUAJIT TË SHENJTË TË RAMAZANIT❓

🔴Muaji i Ramazanit është muaj i shenjtë për miliona muslimanë që agjërojnë. Në këtë muaj, rastet me probleme të lukthit, të tilla si fryrje të barkut, gromësira, dispepsi dhe refluks të aciditetit jane më të shpeshta.Këto probleme mund të ndodhin jo vetëm tek personat me probleme ekzistuese të lukthit( gastrite apo ulqera) , por janë prezente edhe te personat që nuk kanë pasur më herët probleme me lukth.

Por si TË PARANDALOHEN këto shqetësime të lukthit gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit❓

🔺SHMAGNI MBINGARKESEN ME USHQIME. Kur keni shumë ushqim në lukth presioni në lukth do të rritet. Kjo bën që acidi gastrik kthehet larte dhe të shkaktoj djegësim të lukthit e cila mund të shkoj edhe prapa dërrasës së gjoksit.Për shkak të sasisë së madhe të ushqimit ,enzimat e lukthit nuk arrijë të tretin ushqimin shpejt dhe si rezultat I kesaj kemi qëndrim të ushqimit më gjatë në lukth për t’u tretur dhe kjo shkakton ndjenjën e fryerjes e cila mund të përcillet me dhimbje dhe parehati.
🔺HANI NGADALË. Të ngrënit ngadal është jo vetëm e mirë për tretjen por gjithashtu ju ndihmon të hani më pak. Mos harroni se duhen 20 minuta që lukthi juaj t'i tregojë trurit tuaj se jeni të ngopur. Vendosni më parë pjesë të vogla në pjatën tuaj. Duhet të jeni të moderuar kur prishin agjërimin, duke ngrënë në pjesë më të vogla, por më shpesh.
🔺KUFIZONI ushqimin me yndyrna , të fërguar dhe ushqimet shumë pikante. Përpiquni të zvogëloni konsumin e ushqimeve të nxehta, dhe ato që përmbajnë acid pasi ato tentojnë të irritojnë traktin tretës. Pirja e kafes e cila përmban kafein , duke qenë një diuretik natyral, stimulon trupin të dëbojë ujin përmes fshikëzës urinare e cila nga ana e tij çon në dehidrim. Pijet e ëmbla gjithashtu ju bëjnë të derdhni shumë urinë dhe të keni etje. Pra, alternativa më e mirë këtu është që të ndryshoni marrjen tuaj të ushqimit gjatë gjithë muajit te shenjtë të ramazanit për të përfshirë të gjithë lëndët ushqyese thelbësore si karbohidratet, proteinat, yndyra, vitaminat, fibrat etj.
Për më tepër, pini shumë ujë për të rimbushur humbjet ditore, të cilat në mënyrë të pavetëdijshme i humbasim përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe shkuarjes në tualet.
🔺SHËTISNI PAS VAKTIT. Ju keni më shumë mundësi të keni djegësim të lukthit dhe reflux të acidit nëse nuk lëvizni.Prandaj, dilni për një shëtitje të shkurtër pas vaktit. Në përgjithësi, përpiquni të mbani planin tuaj të rregullt të ushtrimeve.
🔺VAZHDONI MJEKIMIN. Ata që janë duke marrë ilaçe të rregullta për probleme gastrike të tilla si antacidet, antihistaminikët ose frenuesit e pompës protonike këshillohen të vazhdojnë t'i marrin ato dhe asesi ti ndalojn.
📌PËRFUNDIM: Për pacientët të cilët janë duke përdorur ilaçe për probleme të lukthit për një kohë të gjatë, duhet gjithashtu të diskutoni me mjekun tuaj për çdo ndryshim të nevojshëm, për shembull ndarjen e dozës për të optimizuar efektin e ilaçeve.
Pika ime e fundit është të adresoj disa flamuj të kuq 🚩🚩nga të cilët pacientët me probleme gastrike duhet të jenë të kujdesshëm. 🛑Nëse keni të përziera dhe të vjella të vazhdueshme, keni gjak në të vjella ose jashtëqitje të zezë dhe/ose keni dhimbje të forta mbi barkun tuaj, ju lutemi kërkoni ndihmën e mjekut tuaj.

30/12/2025

Të dashur pacientë,

Viti 2025 ishte një vit i mbushur me sfida, përkushtim dhe mbi të gjitha besim. Dua t’ju falënderoj sinqerisht secilin prej jush që na besoi shëndetin e vet dhe të familjarëve gjatë këtij viti.

Besimi juaj është motivimi ynë më i madh për të vazhduar me profesionalizëm, përkushtim dhe kujdes maksimal ndaj çdo pacienti. Çdo vizitë, çdo fjalë e mirë dhe çdo rekomandim nga ana juaj ka vlerë të veçantë për ne.

Ju uroj shëndet të mirë, mirëqenie dhe një vit të ri plot suksese. Ne do të vazhdojmë të jemi këtu për ju, me të njëjtin përkushtim edhe në vitet në vijim.

Me respekt,
Dr. Driton M. Shabani

✅Rrugët e përhapjes së Helikobacter pylorit:1️⃣Ushqimet e palara2️⃣Ushqimet e paperpunuara3️⃣Duart e palara4️⃣Uji  I ndo...
20/12/2025

✅Rrugët e përhapjes së Helikobacter pylorit:

1️⃣Ushqimet e palara
2️⃣Ushqimet e paperpunuara
3️⃣Duart e palara
4️⃣Uji I ndotur

ℹ️Gjysma e popullatës në botë janë të infektuar me Helicobacter pylor. Personat me H.pylor positive janë të predispozuar për zhvillimin e ulcerave ( ithateve ) në lukth dhe zorrën dymbdhjetgishtore si dhe janë të rrezikuar nga zhvillimi I kancerit të lukthit.Llogaritet se 85% e kancereve të lukthit shkaktohet nga H.pylori!
❗️Trajtimi I H .pylorit ndihmon në shërimin me sukses të ulcerës, parandalon rikthimin e ulcerës dhe redukton rrezikun e komplikimeve prej ulcerës sic janë hemorragjia, penetrimi , obstruksioni apo altretnimi malinje. Trajtimi I H.pylorit përfshin marrjen e dy antibiotikëve dhe një zvogëluesi të aciditetit të lukthit, varësisht prej protokoleve kohëzgjatja e trajtimit zgjat 10-14 dite.
❎Higjiena e duarve dhe shmangia e ushqimeve dhe ujit që nuk është I pastërt ndihmon në parandalimin e përhapjes.

28/11/2025

Gëzuar 28 Nëntorin!
Uroj që kjo ditë të na gjejë me zemrat plot krenari, unitet dhe dashuri për atdheun!
Gëzuar Festa e Flamurit! 🇦🇱

21/11/2025
✅Kanceri i zorrës së trashë 🦠po diagnostikohet 🧬gjithnjë e më shumë tek të rinjtë dhe konsiderohet si një nga tumorët më...
01/11/2025

✅Kanceri i zorrës së trashë 🦠po diagnostikohet 🧬gjithnjë e më shumë tek të rinjtë dhe konsiderohet si një nga tumorët më agresivë , pasi shpesh përparon në faza të avancuara pa simptoma të qarta🤷.Kjo është arsyeja pse ekspertët rekomandojnë kryerjen e një kolonoskopie (incizim i zorrës së trashë) 🚑në moshën 45 vjeç, ose edhe më herët, nëse ka anamnezë positive familjare. Zbulimi i hershëm🚩💊 mund të bëjë diferencën 🎯midis jetës dhe vdekjes.

18/10/2025

🧠 A e dini se refluksi i shpeshtë mund të jetë më shumë se thjesht një shqetësim?
Refluksi gastroezofageal ndodh kur acidi i stomakut ngjitet drejt ezofagut, duke shkaktuar djegie, dhe me kalimin e kohës mund të dëmtojë mukozën.
📌 Simptoma të zakonshme:
• Djegie në gjoks, sidomos pas ushqimit
• Kollë ose shije e hidhur në gojë
• Kollë e thatë gjatë natës
• Vështirësi në gëlltitje

🩺 Diagnostikimi i hershëm me gastroskopi është çelësi për trajtim efektiv dhe parandalimin e komplikimeve.

27/09/2025

✅Shoqata Amerikane e Kancerit (ACS) ka dhënë udhëzime për parandalimin e kancerit kolorektal dhe rekomandon njerëzit me rrezik mesatar për kancer kolorektal të fillojnë screeningun në MOSHËN 45-vjeçare, personat që kanë histori positive familjare të fillohet edhe më herët .

Address

Rr. Gjergj Kastrioti
Vushtrri
2000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Dr.Driton M.Shabani - Gastroenterolog posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Practice

Send a message to Dr.Driton M.Shabani - Gastroenterolog:

Share