23/09/2025
✨ Rasti protetik – transformim i plotë i buzëqeshjes ✨
Pacienti erdhi në klinikë me dhëmbë të konsumuar, mungesa të dukshme, karies dhe problem estetik e funksional gjatë përtypjes.
Pas një plani të kujdesshëm trajtimi, realizuam:
🔹 Sanimin e dhëmbëve të dëmtuar
🔹 Mbushje dhe trajtim endodontik aty ku ishte e nevojshme
🔹 Zëvendësimin e dhëmbëve të munguar
🔹 Vendosjen e kurorave protetike të personalizuara me ngjyrë dhe formë natyrale
Rezultati final është një buzëqeshje e re, funksionale dhe estetike, e cila i ktheu pacientit vetëbesimin dhe komoditetin në të përditshmen e tij.
🌟 Nga gjendja fillestare në një buzëqeshje të shëndetshme e estetike – kjo është fuqia e protetikës moderne!