17/01/2026
Spondiloza Cervikale – Çfarë është dhe pse ndodh?
Spondiloza cervikale është një proces degjenerativ i shtyllës kurrizore në regjionin e qafës, që përfshin konsumimin gradual të disqeve ndërvertebrore, nyjeve dhe strukturave përreth. Ajo shfaqet më shpesh pas moshës 30–40 vjeç, por sot po haset gjithnjë e më herët për shkak të stilit modern të jetesës.
Çfarë ndodh në qafë?
Me kalimin e kohës, disqet humbin elasticitetin dhe lartësinë e tyre, duke çuar në:
▪️ ngurtësim të qafës
▪️ formim të osteofiteve (rritje kockore)
▪️ irritim ose kompresion të nervave
▪️ ulje të lëvizshmërisë së qafës
Simptomat më të shpeshta:
▪️ dhimbje qafe (kronike ose akute)
▪️ ngurtësi, veçanërisht në mëngjes
▪️ dhimbje që rrezaton në shpatulla, krahë ose shpinë
▪️ mpirje ose ndjesi shpimi në duar
▪️ marramendje dhe dhimbje koke me origjinë cervikale
Faktorët që e përkeqësojnë:
▪️ qëndrimi i keq trupor
▪️ përdorimi i gjatë i telefonit dhe kompjuterit
▪️ stresi dhe tensioni muskulor
▪️ mungesa e aktivitetit fizik
Roli i fizioterapisë
Fizioterapia ka rol kyç në menaxhimin e spondilozës cervikale. Trajtimi synon:
✔️ uljen e dhimbjes
✔️ relaksimin e muskujve
✔️ përmirësimin e lëvizshmërisë
✔️ forcimin e muskujve stabilizues të qafës
✔️ edukimin e pacientit për posturë të saktë
Metodat përfshijnë terapi manuale, ushtrime terapeutike, masazhë terapeutike, elektroterapi, ultrasonoterapi, traksion dhe ushtrrime të vazhdueshme në kushte shtëpijake.
Mesazh i rëndësishëm:
Spondiloza cervikale nuk është fundi i lëvizjes, por një gjendje që me trajtim të duhur dhe disiplinë mund të menaxhohet me sukses.
Kujdesi i hershëm = cilësi më e mirë jete
Për më tepër mund ta vizitoni Ambulancën e Terapisë Fizikale “FIZIOTERAPIA EDITA” në Vushtrri apo të kontaktoni në numër kontakti +38345620411.